Ulen shifrat/ 625 raste të reja me Covid ,3 jetë të humbura

Janë kryer 3,230 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 625 qytetarë, në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.


Janë 8,233 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 625
Të shëruar në 24 orë 579
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,230
Testime totale 1,340,830
Raste pozitive 191,440
Raste të shëruara 180,229
Raste Aktive 8,233
Humbje jete 2,978

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4301
Fier 852
Shkodër 456
Vlorë 462
Durrës 441
Gjirokastër 414
Elbasan 334
Berat 367
Korçë 241
Lezhë 197
Dibër 89
Kukës 79