Xhirimi i filmit “Rocky IV” /Sylvester Stallone tregon momentin e vështirë: “Më goditi me grusht në kraharor, zemra filloi të fryhej…”

Sylvester Stallone mendoi se do vdiste dhe do shkonte në parajsë gjatë një skene xhirimi të filmit “Rocky IV” .Ylli i Hollywood tregoi se një skenë me kolegun e tij Dolph Lundgren nuk shkoi ashtu siç duhet. Aktorët luanin rolin e boksierëve dhe ishin kundërshtarë në filmin e katërt, që u publikua në 1985.Ndërsa shtoi se goditja e fortë e Lundgren në gjoksin e tij është “ajo që bëri filmin origjinal”.

Sylvester Stallone tha:

“U lëndova gjatë përleshjes dhe u dërgova në kujdes intensiv në Kaliforni. Ai më goditi. Nuk ndjeva për momentin, por gjatë mbrëmjes zemra ime filloi të fryhej. Presioni i gjakut shkoi 260 dhe u dërgova me urgjencë në spital. Isha i rrethuar nga murgesha në kujdesin intensive dhe më pas më duhej të kthehesha dhe të mbaroja pjesën tjetër të skenës”, tregoi 75-vjeçari.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: