‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, emërohet shefi i ri i Rrugores në Tiranë

Lëvizjet e shumta në polici prekin dhe qarkullimin rrugor në Tiranë, i cili deri më tani i kishte shpëtuar “furtunës” pas emërimit në krye të uniformave blu të Gledis Nanos. Kështu, Erion Ahmeti, nga shef i qarkullimit rrugor Tiranë emërohet në sektorin e sigurisë rrugore në drejtorinë e Përgjithshme të Policise së Shtetit. Në vend të tij në krye të komisariatit policisë rrugore rikthehet Besmir Qibini, i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.