Ndeshej në Angli, por u duk se përballja e Florian Markut kundër Chris Jenkins zhvillohej në Shqipëri. Kampioni shqiptar ka arritur të mbrojë titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta duke hedhur me “knock-out” kundërshtarin. Ndeshja e zhvilluar në Neëcastle kishte emocione, por dhe tifozërinë e zjarrtë të tifozëve shqiptarë.
Në një video të publikuar në “Twitter” dëgjohen brohorimat e tyre gjatë goditjeve të njëpasnjëshme të Markut kundrejt kundërshtarit të tij.
Edhe Komentatori i Sky Sport ishte i habitur me përkrahjen e madhe të shqiptarëve për Florian Markun: Është e pabesueshme gjithë kjo mbështetje, tifozët shqiptarë janë absolutisht të “çmendur” 🔥
Shqiptarët në Angli festojnë fitoren e Florian Markut. 🇦🇱👐 pic.twitter.com/qde6tiBDIn
— KorcaBlog.com (@KorcablogC) April 2, 2022
Për 29-vjeçarin kjo ishte fitorja e 11-të në 12 ndeshje në të cilat është përballur si profesionist. Për t’iu bashkuar emocioneve që të dhurojnë tifozët shqiptarë të pranishëm në Newcastle, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Florian Marku gets a fourth round stoppage to send the Albanian fans wild. Love to see it #MarshallHermans pic.twitter.com/dwdHrFL34i
— James Copley (@JamesCopley_) April 2, 2022
