Teuta pret Skënderbeun/ Në durrës luhet shansi i fundit mbijetesë për Ujqërit…

Quajeni 3 javët e diferencës. Klubet kanë nisur të bëjnë llogari, aq më tepër në një situatë kur gabimet bëhen edhe më të vështira për t’u rikuperuar kur jemi vetëm 10 javë nga finishi .Skenderbeun e presin “3 jave ferri”. Veç Teutës , me të cilën luajnë sot në Durrës kuqebardhet do të presin Tiranën nje ndeshje vendimtare per mbijetesen dhe me pas luajne ne tranferten e Tiranës me Partizanin. Finalja e sotme mbijetesë në Abissnet Superiore zhbillohet në stadiumin “Niko Dovana” prej orës 16:45. Durrsakët do kërkojnë me çdo kusht të fitojnë, që të mbajnë një distancë sigurie me zonën e ftohtë.

Skënderbeu nga ana tjetër ka nevojë për pikë, pasi renditet në vendin e fundit në klasifikim dhe rënia në Kategorinë e Parë është një realitet i prekshëm tani. Kështu që pritet që dueli i sotëm të jetë si një finale.

Në Kategorinë e Parë përballen dy ekipe që duan të renditen në gjashtë të parat Besa-Tërbuni luhet prej orës 15:00 dhe është dueli i fundit i javës së 25-të.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.