Manchester City shemb murin e Simeones dhe fiton ngushtë ndaj Atletico Madridit

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Atletico Madrid me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Ethihad Stadium”. Ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave doli të jetë interesante edhe pse Man City ishte ajo që sulmonte, ndërsa Atletico mbrohej. Qytetarët kishin dy raste të mira në pjesën e parë, ku fillimisht rrezikoi Bernardo Silva, i cili u fut në zonë, kur edhe u rrëzua, por gjyqtari nuk akordoi penallti.

Edhe Kevin de Bruyne kërkoi penallti në minutën e 40-të, por as kësaj radhe gjyqtari nuk ishte dakord.

Pjesa e dytë ishte edhe më energjikë, kur De Bruyne rrezikoi me një goditje dënimi, por Jan Oblak ishte në vend.

Aymeric Laporte rrezikoi në minutën e 64-të, por goditja e tij shkoi jashtë.

Skuadra e Cholo Simeone ka rezistuar deri në minutën e 70-të kundër Manchester City në çerekfinalen e parë të Champions League. Një aksion i bukur i “Qytetarëve” është kthyer në gol nga Kevin De Bruyne. Mesfushori belg nuk fali brenda zone, duke e dërguar topin në rrjetë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.