Degradon sherri brenda lokalit /28-vjeçari plagoset me thikë, në gjendje kritike për jetën…

Një i ri është plagosur me thikë në ambientet e një lokali nate në qytetin e Sarandës, mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari Dino Majko është sulmuar me mjet prerës më pas është transportuar me urgjencë në spital. Në lokal ndodheshin klientë dhe turistë të shumtë. Ata e kanë përshkruar si një skenë të tmerrshme atë që ndodhi. Po ashtu dëshmitarët thanë se i riu u godit të paktën 5 herë me thikë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë- Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

29- vjeçari i plagosur, Dino Majko
Aurori i ngjarjes, Enivled Aliu

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.