Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku si pasojë e një konflikti në familje dy persona kanë ndërruar jetë. Raportohet se vjehrri ka vrarë bashkëjetuesen e djalit me thikë dhe më pas është vetëvarur. Sipas Fax News bëhet fjalë për Xhevair Hoxha 61 vjeç. Ky i fundit ka vrarë Merushe Hazizi 30 vjeçe. Mësohet se 30-vjeçarja Hazizi, kishte qenë e martuar dhe ishte divorcuar. Por tani kishte disa muaj që bashkëjetonte me djalin e Xhevairit. Pikërisht për këtë autori i vrasjes, Xhevahir Hoxha nuk ishte dakord dhe duket se i kishte kërkuar që të largohet por e reja nuk ka pranuar. Debati mesa duket ka agravuar deri në krimin e rëndë.
Njoftimi i policisë :
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

