Lirohet nga detyra Dhori Spirollari/ Nertil Jole emërohet prefekt i qarkut të Korçës !

Nertil Jole është emëruar prefekt i qarkut të Korçës . Ky vendim u mor ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Më parë këtë post e mbante Dhori Spirollari, i cili ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2017. Ky i fundit u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave dhe zëvendësohet nga Nertili ,djali i ish-Zv Kryetarit te Bashkisë Korçe Albert Jole .

Vendimi i KM:

Lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Korçës. Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Vendosi:
1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Dhori Spirollari u emërua në këtë post në 1 nëntor 2017, në kohën kur kryeministri Rama i shkarkoi të gjithë prefektët dhe emëroi të rinj, të cilët më parë kanë qenë ushtarak.


Ndërkohë, prefekti i ri, Nertil Jole, përvojën e parë në punë e ka filluar në Bashkinë e Tiranës pranë zyrës së urbanistikës, ku punoi për rreth 2 vjet (2011-2012). Nga shtatori i 2013 deri në fund të vitit 2017 ishte Drejtor i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërsa përgjatë periudhës 2018-2022 ka punuar një vit si Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri, si dhe tre vite të tjera si drejtor i Politikave dhe Prioriteteve në Kryeministri. Jole vazhdimisht ka qene aktiv me opinionin e tij për tema të aktualitetit politik në median e shkruar dhe atë vizive.

Nertil Jole prefekt i qarkut të Korçës

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.