Skenë si nëpër filma/ Dy vajzat e rëmbejnë me BMW 24-vjeçarin, e kontaktuan në rrjetet sociale dhe…

Një 24-vjeçar është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj. Të dyshuarit, dy vajza 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem 20 dhe 21-vjeç e përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë.Mediat në Kosovë raportojnë se i riu fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të vajzat. Dy vajzat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, e morën atë me një BMW, për ta “dorëzuar” më pas te një tjetër makinë. Rrëmbimit i parapriu një sulm me thikë ndaj 24-vjeçarit, që dyshohet se u bë me “plan” që të futet me forcë në makinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.