Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore ka marrë flakë dhe është djegur mesditën e sotme në Voskopojë, Korçë. Shkak është bërë një shtyllë e tensionit e cila ishte rrëzuar dhe ka bërë që sipërfaqja pyjore të marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në urën e Shipskës, me terren të vështirë për shkak të erës që favorizonte flakët. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.


