Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në Shkozë. Një motomjet është përplasur me një autobus të linjës së Shkozës, ndërsa aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e motomjetit. Sipas njoftimit të policisë, 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
