Arrestohet Drejtori i burgut / Vidhte karburant dhe lejonte sendet e ndaluara në qeli (Detaje)

Është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje drejtori i komanduar në IEVP Reç, në Shkodër, Ervis Zika. Drejtori i Komanduar u vu në pranga pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Zika dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit pa i kaluar në skaner. Në lidhje me vjedhjen, ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.

Pas këtij skandali që tashmë është në duart e drejtësisë për t’u hetuar dhe gjykuar, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja emëroi në drejtimin e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit të Reçit, Seit Vuçajn.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.