Zhdëpi në dru burrin, kunatin, vjehrrën dhe vjehrrin/ Flet gruaja nga Librazhdi : Jemi…

Lajmi i një gruaje nga Librazhdi që u akuzua se rrahu burrin, kunatin, vjehrrën dhe vjehrrin ishte në vëmendjen e mjaft mediave. Kjo për faktin se si një grua dhunonte një familje të tërë.Etleva Korra është denoncuar për dhunë në familje. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.Konflikti para 2 ditësh degradoi në dhunë kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” në top channel ,ajo thotë që është dhunuar nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre. Pranon që kanë pasur një përplasje me ta por ka qenë diçka pa rëndësi. Të dy palët kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici për dhunë pasi të dy palët pretendojnë se janë të dhunuar.

Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin. Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar”, tha 28-vjeçarja.

“M’u mbush zemra me shpresë”/ 30-vjeçari nga Korça rrëfen gjestin human të farmacisë në Korçë…

Një qytetar nga Korça ka ndarë një histori të dhimshme e cila provon se në këtë botë ka ende njerëz zemërmirë, të cilët përkujdesen dhe ndihmojnë personat në nevojë. Ai shprehet falenderues për gjestin human që bëri vajza ndaj tij duke ju gjendur pranë me ilacet në ketë moment të vështirë

Ai shprehet:

Përshëndetje, faleminderit Farmaci Imena që me ndihmoi me ilacet e uroj shëndet dhe mbarësi të ketë ne jete dhe ne familjen. Zoti ju shperbleftë !

Shqipëria u vodh në Eurovizion/ Ronela u përgjigjet kritikëve dhe publikon provën e fortë (foto)

Skualifikimi i Shqipërisë për në finale e Eurovisionit solli reagime të shumta nga fansat të cilët e mbështesnin Ronela Hajatin me këngën e saj përfaqësuese “Sekret” e cila arriti miliona shikime brenda 24 orëve.Mirëpo, Ronela ktyre kritikave ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me ‘fakte’ duke treguar suksesin që ajo po korr jashtë Eurovisionit dita ditës.

Në InstaStory Ronela ka ironizuar personazhet të cilët e kanë gjykuar për tekstin e këngës teksa në foton e ripostuar tregohet suksesi i këngës anë e mbanë botës dhe kjo gjë mund të dallohet prej shikueshmërisë që ka marrë dhe renditjes në shtete të ndryshme.

“2 milion! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”- duke iu referuar kështu komenteve negative të cilat më së shumti kanë qenë nga shqiptarë të cilët i dolën kundër artistes.

Makina inteligjente breshëri gjobash në Tiranë dhe akset kryesore të vendit /Penalizohen shoferët rebelë…

Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqëndruar në rrugët e kryeqytetit. 185 patenta janë pezulluar për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të kryeqytetit si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente.

Nga flota e makinave të reja, në lëvizje janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.

Gjatë përpunimit të dhënave, nga operatorët, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i automjeteve të konstatuara, nga makina inteligjente, se qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera, të cilat janë monitoruar nga makina inteligjente dhe pajisjet e tjera të flotës së re, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.

Makina inteligjente dhe flota e makinave të reja, me mjete bashkëkohore do të vijojnë kontrollet, me afate të shkurtra kohore, në të gjitha qytetet e vendit, në akset kryesore nacionale dhe në ato rurale, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Aksidenti në Patra të Greqisë, pas babait dhe gjyshit, ndërron jetë 19-vjeçarja…

Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja që u aksidentua bashkë me të atin më 4 maj në Patra të Greqisë. Babai i së resë ndërroi jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i rëndë. Sipas raportimeve lokale aksidenti fatal ndodhi kur makina e drejtuar nga i ati i 19-vjeçares për rrethana të paqarta është përmbysur dhe përplasur te barrierat mbrojtëse të rrugës.19-vjeçarja Ioana u transportua e intubuar dhe u shtrua në spital në gjendje kritike për jetën.Përfundimisht ajo nuk ia doli dhe vdiq. Por ironia tragjike është se e reja ka ndërruar jetë sot, kjo ditë përkon me ditën e varrimit të gjyshit të 19-vjeçares.

42- vjeçari bën të fortin me BMW,nuk i bindet urdhrit për të ndaluar nē Pogradec/Policia e procedon dhe…

Njoftimi i Policisë :

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, për shtetasin J. P., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit, për të paraqitur dokumentacionin e mjetit. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri/ Si po “shuhen” Gjirokastra, Berati dhe Korça

Normat e lindshmërisë po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Sipas të dhënave krahasuese të INSTAT në tremujorin e parë 2022 numri i lindjeve shënoi rënie vjetore me 4.2%, por në disa qarqe rënia ka qenë më e mprehtë. Në krahasim me një vit më parë, Dibra shënoi rënie të lindshmërisë me 22%, Korça me 19% dhe Berati me 17.4%.

Përgjatë dekadës së fundit norma e lindshmërisë ka pësuar rënie te fortë. Në shkallë kombëtare numri i lindjeve nga 2011 derri më 2022 ra me 18 %, por në disa qarqe ishte dy herë më shumë.

Gjatë dekadës së fundit numri i beve të lindura në Berat ra me mbi 40 %, ndërsa në Gjirokastër u tkurr me 39.4% dhe gjithashtu edhe në Korçë me mbi 39%. Rënia e lindjeve përgjatë 10 viteve të fundit ishte në mbi 30% ne shumicën e qarqeve të vendit, përveçse në Tiranë dhe Durrës.

Kryeqyteti është i vetmi qark në vend që ka pësuar rritje të shkallës së lindshmërisë me mbi 6 %, përgjatë dekadës. Rritja e lindjeve në Tiranë është stimuluar nga imigrimi i brendshëm, i cili çoi në rritjen popullsisë se kryeqytetit nga viti në vit.

Durrësi, qyteti i dytë në vend popullsia e të cilit është rritur nga migrimi i brendshëm, nuk ka pësuar rritje të lindjeve gjatë dekadës së fundit. Numri i bebeve të lindura gjatë 2011-2022 shënoi rënie me 4.4%, një ritëm më i ulët si i qarqeve të tjera.

Rënia e lindjeve po tregon se kapitali njerëzor i vendit po përkeqësohet, i nxitur edhe nga normat e larta të emigracionit. Studime nga metodologji të ndryshme të INSTAT tregojnë se gjatë dekadës së fundit të larguarit nga vendi janë nga 240 -600 mijë, por shifra e saktë pritet të zbardhet nga censi i popullsisë që do të kryhet këtë vit.

Pakësimi i popullsisë, ku shumë shpejt pritet që shumicë të jenë moshat e vjetra do të ndikojë negativisht zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk mund të nxisë modelin ekonomik drejt novacionit dhe nga ana tjetër nuk është e aftë të luftojë për të drejtat e njeriut dhe kushte më të mira të qeverisjes.

Në vitin 1990, kur ekonomia shqiptare preku ekonominë e tregut pas 45 vitesh izolim, numri i lindjeve ishte mbi 82 mijë bebe në një vit. Por pas 32 vitesh me ngjarje eksodi masiv të shqiptarëve jashtë vendit, lindjet pësuan rënie drastike me 77%.

Duke parë trendin historik të lindjeve që nga vitet 1991 shihet një lidhje e qartë me migracionin. Bebet ranë sistematikisht në vitet 1990 – 1994, të ndikuara nga vala e parë e emigracionit. Deri në vitin 1996, ishin larguar nga vendi mbi 600 mijë shqiptarë.

Viti i mbrapshtë 1997 shënoi eksodin e dytë më të madh të shqiptarëve me mbi 100 mijë të larguar nga vendi në një vit, hemorragji që do të vijonte edhe në vitet e mëvonshme, duke i ndikuar negativisht lindjet deri në vitin 2009.

Më pas, thuajse për pesë vite rresht, pati një stabilizim të emigracionit dhe gjithashtu lindjet ndaluan rënien dhe nisën të rriten deri në vitin 2015. Por fenomeni i pakësimit të bebeve është rikthyer frikshëm vitet e fundit./Monitor/

Sondazhi/ Shqiptarët: Pas fushatës nuk i shohim më politikanët….

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga deputetët që përfaqësojnë zonën e tyre në parlament. Mes votuesve socialist në zgjedhjet e fundit, deputetët e zonës njihen më shumë (58,7%) sesa mes votuesve demokratë (50,4%).

Katër në pesë shqiptarë (75%) nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga kandidati për deputet përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Edhe më shumë janë ata (80%) që nuk janë kontaktuar as pas zgjedhjeve nga deputetët e zonave të tyre.

Ndarë sipas partisë që votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se votuesit socialist që janë kontaktuar përpara zgjedhjeve nga kandidati i zonës (30,5%) janë thuajse po aq sa votuesit e djathtë të kontaktuar (28%) nga deputetët që përfaqësojnë zonat e tyre.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58%) nuk e kanë dëgjuar deputetin e zonës së tyre të flasë në parlament. Një në katër shqiptarë (28,4%) e ka dëgjuar deputetin e zonës në parlament.

Mes votuesve socialistë ka më shumë qytetarë (37,6%) që kanë dëgjuar deputetin e tyre në parlament, krahasuar me votuesit e djathtë (31,7%) që e kanë dëgjuar përfaqësuesin e zonës të flasë në kuvend.

Akoma më shumë shqiptarë (65,5%) nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë deputetin e zonës të flasë në parlament për zonën që përfaqëson. Vetëm 16,6% e shqiptarëve kanë dëgjuar të flitet për zonën e tyre nga deputeti që e përfaqëson në parlament.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuesit socialist që kanë dëgjuar deputetin e zonës të flasë për atë zonë janë më shumë (23,7%) sesa votuesit e djathtë që e kanë dëgjuar deputetin e tyre të flasë për zonën që përfaqëson.

Pas formimit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, vetëm 16% e votuesve socialistë dhe 12% e atyre demokratë, janë kontaktuar nga deputeti që përfaqëson sot zonën e tyre.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj.

Aulona Musta i del në mbrojtje Ronela Hajatit: “Mos hidhni vrer, as Faja që ra nga fiku s’ka tekst, por njerëzit tërbohen duke e kërcyer”

Moderatorja Aulona Musta iu është përgjigjur kritikëve të këngëtares Ronela Hajati, e cila nuk arriti të futet në natën finale të Eurovision.Përmes një postimi në facebook, gazetarja thotë se këngëtarja ka punuar fort dhe nuk e meriton që mbi të, të vjellin vrerë.Sipas saj në koreografinë e këngës “Sekret”nuk kishte asgjë skadaloze dhe të pamoralshme, siç u përfol në medie.

Reagimi i plotë i Aulona Mustës:

Per Ronelen! Te bukuren, te talentuaren, te zonjen, ARTISTEN Ronela! Per Ronelen, e cila si kurre me pare beri qe ne Eurovizion te flitej e kendohej shqip qe tre muaj perpara. Per Ronelen qe ishte nder me te preferuarat, vleresuarat, degjuarat e parat ne kete Eurovizion.

Per Ronelen qe dha shpirtin per nje perfaqesim sa me dinjitoz, duke u perballur me veshtiresi te shumta qe nje vend i vogel si Shqiperia i ka cdo vit, aq sa nuk ka kengetare qe ka vajtur ne Eurovizion dhe nuk eshte kthyer me nje minitraume, e cila publikisht nuk flitet kurre, ama kush eshte ne rrethin tone e di shume mire se ajo qe ne na duket qejf, eshte nje lodhje mbi te gjitha mendore, per te qene i barabarte me ata qe kane buxhete marremendese, ndersa kengetaret tane shpesh duhet te nxjerrin leke nga xhepi per te bere vetem gjysem e asaj qe duan ne ate skene.

Per Ronelen qe eshte nje artiste me kembe ne toke, qe ka punuar fort, pa skandale, pa pasur trupin perfekte qe shoqeria ka si standart sidomos per kengetaret, duke e shfaqur veten me dobesite, pasigurite dhe lufterat e perditshme per te mbijetuar ne nje treg aspak te lehte!

Per kete Ronel, ju nuk keni te drejten te hidhni vrer, sepse me besoni. NUK E MERITON!

Nuk kishte asgje skandaloze, te turpshme, te pamoralshme, pornografike ne paraqitjen e saj skenike. ASGJE! Kishte guxim per te provokuar, mbi te gjitha mendjet prapanike te shume shqiptareve, sepse Europa performanca te tilla i ka pare qe kur tek ne artistet qendronin si shtylla korenti ne skene, nga frika se po te leviznim po benin herezi!!!

Oh Ronela nuk ishte veshur bukur, tha komentarori italian dhe ne e morem per te mireqen se kur e thote italiane, i ka vdekur nona atij muhabeti. Kompleksi i zakonshem inferioriteti i shqiptarit ndaj te huajt.

Fakti qe nuk u fut ne finale nuk e ben me pak te talentuar, te zonjen, te afte, me pak artiste e nuk ja zbeh gjithe punen qe beri kete vit per nje nder perfaqesimet me dinjitoze qe kemi pasur ne Eurovizion.

Vetem 3.000 tifozë Hollandezë në Tiranë/ Klubi i Feyenoord iu gjen zgjidhjen ,bën gati impiantin me kapacitet prej 48 mijë vendesh…

Vëmendja për finalen e Conference League është mjaft e madhe. Në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë kjo sfidë, teksa Roma do të përballet me Feyenoord. Kapaciteti i stadiumit “Air Albania” nuk shkon paralel me dëshirën e tifozëve për të qenë të pranishëm pranë ekipit të tyre. Keshtu në Hollandë, klubi i Feyenoord ka menduar që t’i bëjë bashkë të gjithë mbështetësit, në pamundësi për të qenë në Tiranë.

Vetëm 3 mijë bileta janë shpërndarë për hollandezët, ndërsa pjesa tjetër për italianë dhe shqiptarët si vend organizator. Klubi hollandez ka menduar që në stadiumin “ ” të vendosen katër ekrane gjigante, nga ku do të ndiqen sfidat.

Ky impiant ka një kapacitet prej 48 mijë vendesh, ku do të ketë të ftuar këngëtarë dhe DJ. Kujtojmë që ndeshja Roma – Feyenoord do të luhet në 25 maj, në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.