Tërbohen çmimet në Mykonos/ 600 € për dy këmbë gaforreje,turistja lidhet në karrige nga pronarët që nuk e linin të ikte pa paguar

Prej disa ditës, në media greke po qarkullon denoncimi i një turiste amerikane në ishullin luksoz, Mykonos, e cila pagoi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje. Ndërkohë, sot kanë dal detaje të reja, ku turistja bën me dije se kur është ankuar, e kanë kërcënuar me frazën “e dimë se ku jeton”. Turistja amerikane ankohet se e kanë detyruar të paguajë shumën pasi i kanë sjellë fillimisht një listë në të cilën nuk figuronin çmimet e produkteve. Sipas pretendimeve të turistes, kur ajo u ankua për faturën dhe nuk pranoi të paguante, papritur rreth saj u gjetën tre burra trupmëdhenjë, të cilët e lidhën në karrige dhe i thanë se nuk mund të largoheni nga dyqani nëse nuk paguani.