Milan prek me një dorë Scudetton/ Festa e çmendur e Ibrahimovic ,thyen dritaret e autobusit të Milan(Video)

Zlatan Ibrahimovic është fenomen …adrenalina e tij është e pashmangshme… Pas fitores kundër Atalantës ai takoi të gjithë shokët e skuadrës për t’i përgëzuar, edhe pse vetë nuk luajti. Suedezi po e shijon atë që shokët e tij po bëjnë në fushë dhe ai po e jep kontributin e tij edhe pa luajtur, për shkak të lëndimeve të fundit. Teksa autobusi i futbollistëve po shkonte në “San Siro”, 40-vjeçari po festonte nga brenda dhe me grushte ai arriti të thyente xhamin e përparmë të autobusit. Video sigurisht u bë virale më pas rossoenrët shënuan fitore 2-0 ndaj La Deas, duke prekur kështu me një dorë Scudetton. Ndeshjen e fundit Milani e luan në transferten e Sassuolos dhe iu mjafton një barazim qe te ngrejnë titullin kampion.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.