Familja Xhemalaj, e cila gjeti në koshin e mbeturinave Isaleon, vetëm pak ditë që kishte lindur, djalin i cili tashmë është 14 vjeç, më në fund ka shtëpi të re. Boksieri Ismail Keta iu përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos, dhe së bashku me fondacionin e tij (por dhe donator gjerman) i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re. 12 vite më parë transmetuam historinë e Isaleos që u rrit nga familja rome si të ishte fëmija e tyre. Pasi e gjeten djalin e vogel ne kosh, Isaleo nuk do tani t’i takoj prinderit qe e lan aty.
Ai eshte i lumtur me familjen qe e gjeti dhe do qe te jetoj me ata. Isaleo sot është 14 vjeç dhe e di mirë historinë e tij se si ka ndodhur dhe se si familja Rome e ka ndihmuar.Ne te vertet njerez fisnik edhe pse jane te varfer.
Në familjen rome ashtu si 14 vjet më parë asgjë ska ndryshuar. Për baba njeh Leonardin djalin e shtëpisë. Ai e gjeti dhe e solli në shtëpi dhe gjyshja Noçe e ëma e Leonardit e ka rritur Isaleon.
Zakonisht keto famlije, pra romet ne pergjithesi jane shume te paragjykyar dhe te lene ne harrese nga shteti, por zemergjeresine e tyre veshtire ta gjesh te pjesa tjeter e popullsise qe gezon te drejta te plota./topchannel
