Një tjetër aksident me pasojë jetën ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier.E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, por përplasja ka qenë fatale për 50-vjeçarin. Shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
