Gjatë marrjes në pyetje autori dyshohet se kishte “ngritje dhe ulje tipike të një personaliteti të shqetësuar”, dhe deklaroi se kishte vepruar si “rebelim kundër shoqërisë së Vittoria-s që e kishte margjinalizuar”. Kështu raporton Franco Vinciguerra, avokati i 28-vjeçarit. Marrja në pyetje u bë në kazermën e karabinierëve, më pas vrasësi u dërgua në burgun e Raguzës. Ai mund të kishte sulmuar këdo, sipas hetuesve, nuk e njihte gruan që vrau. Vrasësi ishte gati të kalonte rrugën kur kuptoi se Brunilda Halla ishte e kthyer me kurriz nga rruga dhe po mbyllte derën e shtëpisë.
Burri shkoi drejt saj dhe më pas e goditi me thikë 6 ose 7 herë në mënyrë të përsëritur mes shpatullave dhe qafës dhe më pas u largua. Brunilda po hapte derën e shtëpisë kur autori i krimit i vjen nga pas dhe e godet me thikë. Ai e la armën në një luginë dhe shkoi në shtëpi për të ndërruar rrobat. Shqiptarja, nënë e dy fëmijëve, humbi jetën në ambulancë teksa po transportohej për në spital.
“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer”, thotë avokati Vinciguerra.
“Jemi në prani të një subjekti me probleme të vërtetuara mendore, tashmë viktimë e bullizmit të thellë, i ndjekur nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm shëndetësor (Tso)”,shton avokati.
“Me sa duket duhet të jetë një vrasje rastësore, tha në mëngjes kryeprokurori i Raguzës, Fabio D’Anna, nuk është konstatuar asnjë lidhje paraekzistuese me viktimën”./abcnews

