Një gjashtë vjeçar është plagosur rëndë këtë mbrëmje në Korçë pasi është përplasur nga makina që drejtonte babai i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen numër 6 Korçë. Mësohet se fëmija ka qenë me biçikletë dhe i ka prerë rrugën para makinës tip “Opel” që drejtohej nga i ati . Për pasojë ky i fundit ka humbur kontrollin dhe e ka marrë poshtë makinës. Sipas policisë fëmija ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 8 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Së fundmi miqtë e tij kanë dërguar Kaltrinën, vajzën e e Dr. Florit e cila tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë në shkollën e të atit. Landi dhe Miri, dy pjestarët e grupit “West Side Family” ku ishte edhe Dr.Flori e kanë dërguar Kaltrinën në gjimnazin ku ata janë takuar si grup dhe kanë nisur hapat e parë në muzikë, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”. Ajo tashmë ka mbaruar ciklin 9-vjeçar të shkollës dhe është gati për në gjimnaz. Në foto vihet re se Kaltrina është rritur, është bërë një vajzë e madhe dhe mjaft bukuroshe.Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi! Sërish… Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”, shkruan Landi Hysi ne profilin e tij ne rrjetet sociale.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncur në një deklaratë për mediat numrin e lartë të të burgosurve në Shqipëri, në krahasim me vendet e rajonit. Një tjetër rekord i zi tronditës është që Shqipëria radhitet sot e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën. Me 179 pikë ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse”, tha Blushi duke iu referuar një raporti nga organizata prestigjioze “World Prison Population” edicioni i 13. “
Ndërkohë që të gjithë vendet e rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse dhe konkretisht:
Mali i Zi me 139 pikë Maqedoni e Veriut me 103 pikë Kosova me 93 pikë Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë.
Ky tregues kaq kritik është prova më e qartë se në Shqipëri në vend që të hapen vende pune, shtohen personat në burgjet. Në vend që Shqipëria të kthehet në vendin e shpresës, është kthyer në një burg të madh.
Shkaku kryesor dhe i pakundërshtueshëm i kësaj situate është vetëm varfëria, humbja e shpresës për shkak se vendi qeveriset nga një Qeveri hajdute që grabit miliarda me inceneratorët, koncensione, tendera e që praktikisht vjedh në çdo gjë.
Ky fakt provon se në Shqipëri, me Qeverinë e Edi Ramës rritet vetëm varfëria dhe burgosja.
Në vendin me kriminalitetin më të lartë në rajon, Qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave mbyll Tedi Blushi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri 188”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim R. D., 27 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë. Kapja e tij u bë nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 09.08.2022 ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.08.2022, në dalje të qytetit të Pogradecit, ku u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi J. C., 23 vjeç, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar automjetin e tij tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte, kundrejt shpërblimit, 5 emigrantë të paligjshëm.
Policia e Korçës ka arrestuar një të ri. Mësohet se blutë e këtij qyteti kanë kapur në flagrancë një 33 vjeçar.Ky i fundit akuzohet se po vidhte hekura dhe do i shiste për skrap. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lagjen nr. 9, Korçë, sende dhe materiale metalike, të cilat do t’i tregtonte për skrap. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Korçë, për veprime të mëtejshme…njofton policia.
Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu. Vendimi për lirimin e tij është marrë këtë të martë nga Gjytata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 vit burg për shperdorim detyre. GJKKO pranoi kërkesen e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e denimit, ndërkohë çështja ndaj tij do të zhvillohet në apel ku Gëllçi kërkon pafajësi. Tenderi për blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro është shpallur në nëntor të vitit 2018 dhe kishte një vlerë limit prej 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.
Numri i lindjeve është duke rënë me shpejtësi në të gjitha qarqet e vendit vit pas viti, por në 6 mujorin e parë 2022 fenomeni ishte më i fortë në qarqet e Dibrës dhe të Korçës. Sipas të dhënave të INSTAT, në janar-qershor 2022 lindjet në shkallë vendi pësuan rënie vjetore me 9 për qind, por në qarqet e Dibrës dhe Korçës tkurrja ishte përkatësisht 23.8 % dhe 20%. Të dhënat tregojnë se në qarkun e Korçës lindjet ranë me gati një të katërtën në harkun kohor të një viti, teksa faktorët lidhen me emigracionin e mprehte, plakjen e popullsisë dhe rënien e normave të lindshmërisë për gratë që jetojnë në atë zonë.
Rënia e lindjeve lidhet me të njëjtat arsye edhe në Dibër, ku qarku vit pas viti po humbet popullatën e re në moshë si rrjedhojë e normave të larta të emigrimit të brendshëm dhe emigracionit.
Bashkitë e vogla dhe sidomos zonat rurale të vendit janë duke u shpopulluar më shpejtësi. Çiftet e reja nuk po ndërtojnë jetën në këto zona, jo për arsye ekonomike, por nuk nga mungesa e shërbimeve arsimore cilësore. Në shumicën e fshatrave shqiptare janë krijuar shkolla kolektive nga numri i pakët i fëmijëve. Për ketë arsye shumë prindër largohen nga vendbanimet e tyre kur fëmijët i afrohen moshës së shkollës.
Shumica e qarqeve kishin rënie dyshifrore të lindjeve në krahasim me gjashtëmujorin e parë.
Pas Dibrës dhe Korçës, Shkodra kishte rënie me 18%, Berati me 13.2%, Fieri me 12.4% dhe Kukësi me 10.5%. Rënia e lindshmërisë ka prekur edhe Tiranën. Pavarësisht se popullsia e kryeqytetit vjen në rritje nga viti në vit, numri i lindjeve ka nisur rënien. Në 6-mujorin e parë 2021 lindjet në qarkun e Tiranës shënuan rënie me -3.5%.
Përveç normave të lartë të emigracionit që po ndikojnë negativisht lindjet, shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare që jetojnë në Shqipëri të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.
Kjo tendencë po pasqyrohet qartë në rënien vit pas viti të indeksit Sintetik të Fekonditetit (ISF), i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese.
INSTAT raportoi se indeksi sintetik i fekonditetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.
Kjo do të thotë se 100 gra pritet të lindin 132 fëmijë nga rreth 210 fëmijë në vitin 2001 dhe 500 fëmijë në vitin 1970.
Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme për shkak se tashmë lindshmëria është shumë poshtë normës së zëvendësimit dhe gratë nuk arrijnë të zëvendësojnë vetveten. Kjo do të thotë se në të ardhmen popullsia do të pakësohet, por do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit./Monitor
Një aksident i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku një fëmijë 6 vjeç humbi jetën. Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës. Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një nga emrat më të njohur të ekranit që ka vendosur të largohet është Drini Zeqo. Drinin nuk do e shohim më në TV Klan. Kujtojmë që Zeqo e ka nisur karrierën e tij në Top Channel, por që prej 2006 ka punuar gazetar dhe spiker në mediat e administruara nga grupi Klan, në televizionin Kombëtar Klan e në Abc për disa vite. Zeqo ka drejtuar lajme dhe programe, si dhe ka qenë redaktor në programin “Opinion” të Blendi Fevziut. Më pas pati një shkëputje 1-vjeçare në Vizion plus, si drejtues i “Dancing With The Stars” dhe “Tu Si Que Vales”. Pas largimit nga TV Klan, nuk dihet ende çfarë drejtimi do i japë Drini Zeqo karrierës së tij, por mbetet për tu mësuar në cilin ekran do e shohim në të ardhmen.
Thashë të bëhem pozitiviste e ta qëndis një status për Vlorën e bukur. Pastaj kalova te Lungomare dhe u bëra pishman. Lokalet përgjatë rrugës, në një garë të çmendur me volumin e tallavasë të çojnë në depresion. Ndotja akustike është e padurueshme dhe shndërrohet në një beteje cingërritëse notash që përplaset nga kafeneja në kafene. Nuk pi dot diçka e nuk shkëmben dot dy fjalë pushuesi i gjorë se zhurma të buçet nga të katër anët sipas oreksit të pronarëve që kujtojnë se sa më lart ta ngresh (volumin) aq më shumë klientë mbledh. Krejt e kundërta o biznesmenë që shëtitët botën e prapë nuk mësuat asgjë!
Pastaj m’u kujtua fundjava në Pargën e mrekullueshme, një copëz e Shqipërisë së dikurshme dhe thashë kot që harxhoj frymë. Parga është veç një fshat, nuk është betonizuar vend e pa vend, nuk ka ndërtime kaotike, e as janë hedhur miliona euro.
Aty janë ruajtur shtëpitë e vjetra karakteristike që i japin identitet zonës. Nuk ka asnjë zhurmë shqetësuese përveç zhaurimës së detit dhe një muzike të lehtë në sfond. Plazhet e Pargës nuk kanë ndotje nga ujërat e zeza, asnjë mbeturinë në rrugë, madje habitesh sesi as koshat e mbeturinave nuk vijnë asnjë aromë të pakëndshme.
Për “dreq” as miza e mushkonja!
Parga nuk ka struktura gjigante apo resorte oligarkësh sepse turizmi bazohet tek hotelet e vogla, apartamentet apo shtëpitë pritëse të vendasve që gjithsesi përballojnë një fluks të madh turistik. Hotelet atje nuk ofrojnë luksin e disa simotrave të Jugut shqiptar por janë të pastra, të thjeshta, të mobiluara bukur e ngrohtë me ngjyra deti.
Parga ka rrugicat e bukura tregtare, me restorante e bare fantastike, me dhjetra dyqane me prodhime artizanale e produkte të zonës që të kënaqin sytë e të bëjnë të harxhosh para me pahir. Janë prodhime vendase të ekspozuara me shije jo kinezërira si ato që shiten në tezgat tona buzë detit me tryeza plastike.
Në Parga nuk vriten njerëz për shezlonë dhe as të zbon njeri nga plazhi. Edhe nëse nuk merr çadrën që kushton 7, 10 e deri 15 euro ka shumë hapësira bosh sepse atje nuk ka të fortë dhe pareli që zaptojnë gjithçka. Aty është i pari, ligji dhe klienti.
Këtë të dielë në ekranin e ABC do të fillojë spektakli i humorit “Kosherja”, i cili sezonin e kaluar u prit shumë mirë nga publiku. Dy moderatorët e këtij spektali, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku, kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në “ABC e Pasdites”, ku kanë ndarë surprizat e reja që do të shfaqen për shikuesit. Ndër të tjera, Besi ka pohuar se do të vazhdojë me personazhin e Gjinit, pasi pavarësisht viteve është gjithmonë aktual. “Sa te këtë PD, Kosherja do ketë Gjinin”, tha ai me plot humor. Më tej, të pyetur se kush vonohet më shumë në prova, dyshja kanë thënë pa hezitim Jona. Ndërsa kur bëhet fjalë se nëse një ditë kanë menduar se do të largohen nga Shqipëria, ata e kanë pranuar të dy se një ditë i ka shkuar në mendje. “Është shumë trishtim se si dikush që ka një karrierë shumë të mirë e mendon largimin nga ky vend. Më ka thënë një prift një ditë: ‘Këtë vend e ka bekuar zoti, po se do robi”, përfundoi Besi.
Një ditë më parë, Rita Lati festoi ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim unik nga e bija, Roza. Aktorja mbush 62 vjeç ndërsa moderatorja shkruan me shaka se duket shumë bukur për 25 vjetor. “Pa shih sa e bukur je mamo! S’ta beson njeri që bën 62 sot! Më fal 25! Gëzuar ditëlindjen bossi!”“Sot ka ditëlindjen Bossi. Ajo që bën ligjin me prezencë pa fol e le të flas. Që bën ligjin edhe duke qesh e duke bërë humor. E lërë kur është serioze e me nerva. Gëzuar ditëlindjen Mam! Fjalët dhe mirënjohjet t’i kam shkruar çdo ditëlindje e çdo 8 Mars! Sot me 28 Gusht veç po të uroj jetofsh sa më gjatë e vogla ime!”
Dua Lipa shkoi e veshur me të bardha në dasmën e Simon Porte Jacquemus, themeluesi i markës Jacquemus dhe Marco Maestri. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të vishte të brendshme të bardha dhe një fustan të tejdukshëm. Ajo e kombinoi veshjen me sandale gri, çantë të zezë dhe vathë të mëdhenj të bardhë në formë lulesh. Dua tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit, teksa shkonte në dasmën e miqve të saj, të cilët festuan me një dasmë franceze të rrethuar nga personat e dashur.
Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar dy gjenitë më të famshëm në botë. Kevin Sëeeney, i cili është me autizëm, “gjithmonë ka qenë shumë i zgjuar”. Në moshën 6-vjeçare ai dinte të gjithë tabelën periodike dhe mund të lexonte para se të niste shkollën fillore. Si një admirues i zjarrtë i kuiceve dhe shfaqjeve me lojëra, Kevin bëri një test inteligjence në Quaker Meeting House në Edinburg, ku koeficienti i tij rezultoi 162.
Stephen Hawking ka një koeficient inteligjence 160, ndërsa Albert Ajnshtajn, i cili kurrë nuk bëri një të tillë, mendohet se ka pasur të njëjtin rezultat.Stephen Hawking ka një koeficient inteligjence 160, ndërsa Albert Ajnshtajn, i cili kurrë nuk bëri një të tillë, mendohet se ka pasur të njëjtin rezultat.
Kevin është ftuar të bashkohet në Mensa, shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës.
Babai i tij, Eddie, shprehet se i biri ishte i vetmi fëmijë mes të rriturve që merrnin pjesë në testin e asaj dite. “Gjithnjë i kemi thënë njerëzve që ai është një gjeni dhe nuk e përdor këtë fjalë lehtësisht”, thotë ai.
Prindërit e 11-vjeçarit shprehen se djali i tyre ka mundur t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve në lojëra televizive si “The Chase”, “Who Wants To Be a Millionaire” dhe “Only Connect”./tvklan.al
Michele Matera, zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Itali, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime me familjen. Ata kanë qëndruar në qendër të qytetit të Vlorës dhe kanë vizituar plazhet e jugut, shkruan newsbomb.al. Në një nga netët e pushimeve Matera është ulur me familjen në një nga piceritë tradicionale, ai e tregon me detaje të gjithë darkën, pasi ka paguar është larguar….
Mirembrema, mendoj se eshte me vend te publikoj ate qe me ndodhi ne Shqiperi, dhe pikerisht ne Valone, sepse nuk mund te injorohet nje veprim i tille: Para disa netësh, isha në qendër të qytetit me familjen time dhe menduam të ndalemi nga një vend i vogël që ofronte ushqim, edhe pica edhe pita klasike me qebapa.
Përfunduam së ngrëni, kokën drejt banakut dhe kërkova faturën.
Një zonjë, “ndoshta nga qëndrimi dukej se ishte pronari”, më paraqet një faturë me shumën përkatëse. Diskutojme pak per konvertimin e lekut euro dhe ne fund kuptohemi dhe paguaj shumen e kerkuar. Përfunduam së ngrëni, kokën drejt banakut dhe kërkova faturën. Një zonjë, “ndoshta nga qëndrimi dukej se ishte pronari”, më paraqet një faturë me shumën përkatëse. Diskutojme pak per konvertimin e lekut euro dhe ne fund kuptohemi dhe paguaj shumen e kerkuar.
I hutuar nga situata thashë, përshëndetje, po iki, por nuk e kuptova që kisha lënë në banak portofolin me të gjitha dokumentet :(kartë ID, patentë shoferi, kodi tatimor, bankomati, dhe karta krediti, karta identiteti djalit të mitur, dhe rreth 700 euro).
Pas kësaj, kthehem në hotel, pa e kuptuar fare se çfarë më kishte ndodhur.
Të nesërmen rreth orës 10 të mëngjesit, mbaroj së përgatituri për në plazh, vetëm atëherë e kuptoj se nuk e kam më çantën me vete. Menjëherë më zuri paniku dhe duke llogaritur, i vetmi vend që mund ta kisha humbur ishte në atë piceri. Në këtë pikë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të provoj, dhe ta çoj veten në piceri. Arrita në vend, kuptova se ishte mbyllur. Mundohem të shikoj pas dritares së derës kryesore, dhe u përpoqa të shoh nëse dikush ishte brenda, por asgjë për të bërë.
I hutuar dhe i demoralizuar, mendoj se deri tani nuk më ka mbetur gjë tjetër për të bërë dhe nuk më kishte mbetur gjë tjetër veçse të shkoja në komisariat dhe të raportoja humbjen. Ndërsa kthehesha për t’u kthyer në makinën time, dëgjova një zë, pas meje, që më thërriste: Zotëri kjo është e jotja!
Ishte pronari i vendit që po ma kthente çantën.
Nuk u besoja syve në atë moment. I kapa dorën zonjës dhe, me shumë përulësi, e falënderova pafundësisht, duke e lavdëruar gjestin e saj fisnik. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t’i propozoja një dhuratë falënderimi, por ajo nuk pranonte dhe më tha: jo, nuk ke pse shqetësohesh, vetëm kalofsh një pushim të qetë. Me vjen keq nese e zgjata, por mendoj se duhet te publikohen episode te tilla, sepse mendoj se nuk eshte e lehte te gjesh njerez kaq te ndershem sot. Duke bashkangjitur foton e picerisë në fjalë..