Një aksident i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku një fëmijë 6 vjeç humbi jetën. Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës. Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.