Artan Hoxha :”Po kaloj te pjekja e misrave, të fle rehat, se puna e hajdutllekut eshte zanat me liçence qeverie

Nga Artan Hoxha:

Hajde miser i pjekur… Iku malli i mire, 7 cope 2 mije leke… Duket amatori ne keto pune!!! Harrova qe “7 cope 2 mije leke” eshte per bananet e Ekuadorit ne Tirane. Ne Sarande, pazari per mallin e vendit, misrin e pjekur eshte ”4 misra 6 mije leke”…. I pyeta keta te misrave, pse e keni rritur çmimin e misrit 1500 leke, kur kursi euros ka rene ndjeshem ne krahasim me vitin e kaluar, ku nje miser shitej per 1 mije leke ndersa prodhimi i misrit ne vend eshte rritur kete vit…

Ka kater faktore, tha profesionisti i misrave te pjekur, 1)- Eshte rritur shume nafta, nuk e mbjellim misrin me parmende si qemoti por me zetor. 2)-Lufta ne Ukraine na shkaterroi fare, i ka cuar cmimet e dritherave ne qiell. 3)-Eshte shtrenjtuar fuqia punetore, ata qe pjekin miser po nuk i pagove mire, i merr greku se paguhen me mire andej…(prandaj thote Rama se duhen taksuar forte keta profesionistet e lire)… 4)-Na vret dhe haku i shtetit. Me perpara ishin police nga fshati dhe kenaqeshin vetem misra te pjekur, keta te sotmit jane bere qerratej te medhenj, duan vetem leke ne dore, ndryshe te sekuestrojne misrat me gjithe prushin e ndezur….

Temen e semes, 1500 leke misri i pjekur!!!!! Eshte bere karteli i misra-pjekesve ne bregdet me i organizuar se karteli i kokaines

E pyeta misrapjeksin profesionist, ku fiton me shume, te pjekja apo te vjedhja e misrit? Pune dreqi,-me tha!!! Te vjedhja kemi fluks kerkesash sepse ka kushte me te mira. Punon me pak kohe, plus qe vjedhja behet ne freskellek, naten. Kurse te pjekja je me i sigurte, por puna eshte me orar te zgjatur dhe ne kushte te veshtira, pasi duhet te durosh vapen e veres dhe te nxehtin e prushit… Zgjidh e merr.

Ose 1 ore hajdut misrash ne freskun e nates, ose 14 ore pune ne piskun e vapes per te pjekur miser!!! Perfundimisht ky vend ka marre te tatepjeten… Meqe kjo puna e hajdutllekut eshte zanat me liçence qeverie, me mire po kaloj te pjekja e misrave, lodhesh me shume por fle rehat. Po trajnohem te nderroj zanat sa nuk eshte vone, ne kete vend ç’sjell ora nuk sjell moti, thote populli…

Profesori i historisë i prerë: “Më mirë i mbyllim shkollat se sa të lejojmë mbajtjen e shamisë në to

Një profesor i historisë thotë se nëse lejohen shamiat atëherë më mirë është të mbyllen shkollat shqipe. “Shaminë duhet me ndalu në Kosovë, unë do të jem kundërshtari më i madh i kësaj çështje”, tha ai. Qytetari i cili nuk beson as në Kuran e as në Bibel shprehet kundër mbulesës në shkolla. “Nëse kryeministrit, presidentja, kuvendi, qe lejon që me u votu problem i shamise, unë do të distancohem edhe nga të gjitha institucionet e Kosoves dhe do te jem kundershtari më i madh .

Nuk do të jetë bash leht me kalu këto cështje, ky është mjerim i mjerimit. Nese lejohen shamiat unë jam i mendimit që me i mbyll shkolla shqipe krejt, niher duhet me i mbyll krejt shkollat shqipe pastaj me u leju shamiat”, tha ai.

Video:

60 vjeç, por aktorja e njohur “çmend” rrjetin (Foto)

Për dekada me radhë, ajo është konsideruar si një ndër seks simbolet e kinematografisë Amerikane dhe jo vetem… Dhe, edhe pse tashmë është gati të mbushë 60 vjeç, aktorja e njohur duket në një formë të shkëlqyer. Fotot më të brendshme të postuara nga vetë ajo kanë lënë pa fjalë ndjekësit. Megjithatë, pavarësisht formës së saj, është e kuptueshme që Demi ka përdorur paksa edhe fotoshopin.

Sepse pavarësisht formës së mirë, në fund të gjithë do t’i dorëzohen viteve që ikin.

Ishulli italian i josh…jep 15 mijë euro nëse e zgjidhni si vend banimi, por ja kushtet ..

Një ishull italian ka vendosur të bëjë disa lëvizje drastike për të tërhequr banorë të rinj në zonat e tij rurale. Me pak fjalë, pasi disa pjesë të Italisë tashmë kishin vendosur të paguanin njerëzit dhe në atë mënyrë t’i tërheqin ata, ata ndoqën të njëjtën rrugë në Sardenjë. Sardenja, ishulli i dytë më i madh mesdhetar, njihet për disa nga plazhet më të mëdha dhe më të pacenuara në Evropë. Me qytete të mbushura me kulturë, një numër të madh ditësh me diell në vit dhe një nga numri më i madh i njerëzve që kanë festuar datëlindjen e tyre të njëqindtë, është e vështirë të imagjinosh shumë vende të tjera në planet që do të ishin më të këndshme për të jetuar.

Sidoqoftë, siç mund ta merrni me mend, ka më shumë se disa gjëra që duhen përfunduar në mënyrë që të merrni paratë në dorë.Paratë duhet të përdoren për të blerë ose rinovuar një shtëpi, dhe për të përmbushur kërkesat, duhet të jetoni në një komunë në Sardenjë me më pak se tre mijë banorë dhe më pas në llogarinë tuaj do të shtohen 15 mijë euro.

Lajmi i mirë është se nuk keni pse t’i ktheni paratë pasi t’i merrni, pasi ato synojnë të luftojnë shpopullimin e zonave rurale dhe të ofrojnë stimuj ekonomikë për banorët ekzistues.

Në total, rreth 47 milionë euro janë ndarë për projektin që do të mjaftojë për të paktën tre mijë familje për ta shfrytëzuar maksimalisht atë, transmetojnë mediat kroate.

Incident i pazakontë në Korçë, rrëzohet pema, ze dy makina tek terminali

Dy makina janë dëmtuar mbrëmjen e sotme pasi një pemë është rrëzuar mbi to. Ngjarja ka ndodhur reth orës 20:00 në një zonë teper të populluar ,ku pemët e thara dhe të kalbura janë kthyer në një problem permanent, duke rënë herë pas here dhe duke rrezikuar jetën e banorëve .Policia dhe zjarrfikësja ka bërë të mundur heqjen e pemës ndërkohë pritet të ndërhyhet nga Bashkia edhe tek pemët e tjera.

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale…

E rëndë në Tiranë/ Gruaja hidhet nga ballkoni…

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Don Bosco”, pranë shkollës “Qazim Turdiu”. Dyshohet se 58 vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak . Më datë 13.08.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja F. S., 58 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Nuk përgjigjej prej disa ditësh/ Gjendet i pajetë në banesë burri në Pogradec, kishte vdekur prej disa ditësh

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15 është gjetur trupi i pajetë i 72-vjeçarit me iniciale K.H. në banesë në lagjen numër 5 në Pogradec. Dyshohet se viktima me ininciale K.H ka ndërruar jetë disa ditë më parë, pasi nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të të afërmve. Familjarët pasi e kanë kostatuar të vdekur, kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg. Sipas policisë personi që u gjet i pajetë ka qenë i moshuar dhe vuante nga sëmundje të brendshme.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H.,

rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.

Fluks i lartë hyrjesh në vendin tonë nga Greqia/ Ambasadorja Hajdaraga kërkon shtim të sporteleve…

Një numër i lartë hyrjesh është shënuar gjatë 24 orëve në vendin tonë, ku janë regjistruar 90, 000 shqiptarë dhe të huaj, njëkohësisht edhe 23,400 mjete. Ndersa kane dale nga vendi ynë rreth 70,000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21,000 automjete. Në Kakavijë dhe Kapshticë vijon fluksi në hyrje, ndërsa deri tani kanë hyrë mbi 23,000 persona dhe 7,000 automjete. Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë ne mengjes kishte radhë kilometrike të automjeteve në një distancë prej 4 km.

Pas ndërhyrjes së ambasadores shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, pala greke njoftoi se do të aplikojë metodën e re të kontrollit të përshpejtuar me një ndalesë. Pra kontrolli policor dhe ai doganor kryhen në një sportel, ndërsa kontrolle të detajuara do të kryen me përzgjedhje. Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në fundjavë dhe korrespondon me pikun e sezonit të pushimeve.

Këto çifte të Horoskopit kanë jetën më të mirë seksuale….

#Demi dhe Bricjapi: Kur këto dy shenja bëjnë seks, e gjithë lagjja i dëgjon. Atyre u pëlqen të bërtasin sepse në këtë mënyrë e shijojnë edhe më shumë seksin dhe kontaktin. Atyre u pëlqen edhe të luajnë role dhe kjo është një veçori e zakonshme që i ndihmon të shijojnë edhe më shumë seksin me njëri-tjetrin.

#Binjakët dhe Ujori: Ata të dy duan të bëjnë seks dhe të bërtasin, por gjithashtu u pëlqen të flasin dhe fjalë të pista gjatë seksit. Ata nuk duan që vetëm ata të dy të shijojnë seksin, por gjithashtu duan që të gjithë ta dinë se sa të mirë janë në atë që bëjnë.

#Luani dhe Peshorja: Luanët janë mbretërit e zodiakut dhe Peshoret janë më të zgjuarit. Peshoret do t’i joshin Luanët në mënyrën më origjinale dhe kjo do t’i çmendë Luanët dhe do t’i bëjë ata të duan t’i kënaqin edhe më shumë…në shtrat.

#Gaforrja dhe Shigjetari: Mund të mos jenë të përputhshëm që nga hera e parë që bëjnë seks, por të dy kanë aftësinë të kopjojnë lëvizjet e partnerit. Kjo do të thotë që në një fazë të marrëdhënies njëri i bën tjetrit pikërisht atë që ai e di se i nevojitet.

#Virgjëresha dhe Akrepi: Ata duan të provojnë pozicione të reja dhe aventura seksuale aq shumë sa seksi nuk është kurrë një çështje e mërzitshme për këtë çift.

Shajeni sa të mundni Shqipërinë!

Nga Sokrat Habilaj:

…e shani sa të mundeni Shqipërinë! E shani egër, mundësisht ja bëni nënë e babë sa herë ju jepet rasti! Nëse një çast, nuk gjeni arsye për ta sharë, shpikni nga vetja të tilla raste që më pas, t’ju kap dufi e ta shani më denjësisht! Po mos u mundoni shumë. Ka plotë gjëra që Shqipërinë ta shani me libër shtëpie. Ka plotë shkaqe që të ndiheni të qetë se Shqipëria e meriton dufin e sharjeve tuaja.Edhe nëse rrëshqisni pa dashje nga lëkurë bananesh që dikush i ka hedhë udhëve të saj gjithë pluhur, shajeni Shqipërinë. Edhe kur ngecni në ashensor, shajeni Shqipërinë!

Edhe kur ju prishet brava e derës, edhe kur ju digjet një llambë, edhe kur s’ju punon si duhet rubineti i dushit, edhe kur ju mbytë zagushia, edhe kur lodheni për të gjetur vend parkimi, mos mendoni dy herë që ta shani Shqipërinë! Edhe kur tradhtoni njëri tjetrin, edhe kur burrin apo gruan e kapni me dikë, e më pas ju kap sedra e të parëve e rrëmbeni armën për të venë nderin në vend, shajeni Shqipërinë!

Edhe kur ju kap menopauza a impotenca, edhe kur ju neveritet burri, edhe kur s’bëheni për grua, shajeni Shqipërinë, se në fund të fundit, stresi i saj ju stopon.

Edhe kur Shqipëria drejtohet nga qeveritarë të padenjë, mos e shtyni më tej! I lini të qetë ata se fundja një lugë përshesh po hanë, dhe shani vetëm Shqipërinë! Edhe kur turma politikanësh vjedhin sa mundin, e mendoni këtë gjë si një rit i lashtë i fisit tuaj, dhe shani vetëm Shqipërinë. Edhe kur ju kap kapsllëku nga ushqimet pa cilësi, edhe kur ju bezdisë e lehura e qenit nga ballkoni përballë, nuk keni kë të shani tjetër veç Shqipërisë!

Edhe kur shikoni fytyrat e trishta të etërve që i keni lënë vetëm, besoni vërtet se nuk është malli për ju që po i gërryen pak nga pak si bokërima të ngrata. Besoni se kjo mplakje, ky ugarizim i fytyrave të tyre, kjo zbehje e dritës së syrit të tyre, nuk është nga malli për ju, po vetëm nga fakti se fatkeqësisht jetojnë në Shqipëri, prandaj shajeni edhe për ta Shqipërinë! Nëse kur shkoni tek ata, i gjeni thjesht një grumbull dheu si kube, hidhni ca pika loti dhe mallkoni Shqipërinë, se ata nuk i treti malli juaj, po thjesht Shqipëria.

Harrojeni dhe faktin se të paktën, ajo pra Shqipëria, do t’i mbajë përjetësisht në gjirin e saj, po juve nuk ka çfarë ju duhen këto trille poetike dhe shajeni Shqipërinë!

Shajeni Shqipërinë, duke e mallkuar se Shqipëria nuk bëhet! Mendoni se vërtet ju jeni pordhë e madhe që të bëni dhe filozofin, dhe mund të flisni për mijëra vite që kanë ikur dhe mijëra të tjerë që do vinë më pas. Shajeni Shqipërinë pa pasur arsye të mendoni filozofira koti, si përshembull se Shqipëria (nëna), as bëhet, e as nuk bëhet, po Shqipëria( nëna), thjesht të bënë! Dhe pasi ta shani sa të mundeni, pasi ta keni konsumuar fjalorin tuaj sharës, deri në masturbim, ktheheni dhe njëherë kokën, e në inat e sipër, i hidhni Shqipërisë një gurë, a një pështymë në fytyrë. Mos u druani ta bëni këtë! Të jeni të bindur se ajo nuk do ua kthejë, as gurin, as pështymën! Po në fund…Në fund mos harroni se do vijë një ditë, (qoftë sa më e largët kjo ditë), do vijë një ditë pra që do ndodheni në rrëzë të gardhit të jetës suaj, ku matanë gardhit nuk ka më asgjë.

Do vijë një ditë që një zë qiellor do ju pëshpëritë si verdikt i pamëshirshëm dënimi: Dikur ju keni pështyrë në fytyrë nënën tuaj! Mos harroni se për fatin tuaj të keq, nëse vërtet pas gardhit nuk ka më asgjë, ky gjykim vazhdon edhe matanë gardhit, si rënkim i fundit i jetës nga vini. Nuk është mallkimi i nënës, sepse nëna kurrë nuk e bënë një gjë të tillë, po atje matanë gardhit gjithçka që ndodhë është punë e Zotit. E pra, mundohuni t’i paraprini një çasti të tillë të sikletshëm që mund t’ju ndodhë, kudo që të jeni, vite më vonë.

E folura juaj do t’i ngjajë një lutje në boshllëk, sepse nuk keni më kohë as të sqaroheni, as të justifikoheni. Gjithçka është e kotë. Nuk ju dëgjon askush! Thjesht do ndjeni një refren, si i vetmi kujtim që nuk vdesë: Ju keni pështyrë në fytyrë nënën tuaj! Për fatin e tuaj të keq, ky verdikt vazhdon edhe matanë gardhit. E pra, mundohuni t’i paraprini një çasti të tillë, sepse do ju shfaqet si fantazmë edhe nën dhè!

Kishte mbushur Opelin me 6-emigrantë/ 21- vjeçarit i vihen prangat në Pogradec (Video)

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

E rëndë/ 41-vjeçari ia fut vetes me thikë pa zbardhur mirë dita, çfarë ndodhi në…

Një person ka goditur veten me mjet prerës mëngjesin e sotëm në Fier dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. N., 41 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40 në fshatin Radostinë. Ai është dërguar menjëherë në spital nga familjarët dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se 41-vjeçari e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.