Festa e Birrës në Korçë ,si dhe Shën Mëria në prag ka sjellë rritje të lëvizjeve ndërkufitare në pikën doganore të Kapshticës. Fluks më të shtuar vijon të ketë në hyrje të territorit shqiptar, ku policia kufitare po e përballon situatën me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Emigrantët, të cilët vijnë kryesisht për pushime në atdhe pohojnë se ka pasur vonesa të vogla në të dyja doganat.
Sipas autoriteteve të kufirit gjatë 24 orëve të fundit kanë hyre nga Greqia 7475 qytetar, të huaj dhe shqiptarë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja B. C ,pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit. Në pamjet e siguruara duket edhe një person i shtrirë në tokë .Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale”. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në Shqipëri ekziston një qytet, ku ëndrra e gjithsecilit është Mbretëria e Bashkuar. I vendosur në veri të vendit, gjendet qyteti, i cili vetëquhet “Anglia e Vogël”. Rrugët e tij janë të mbushura me makina luksoze, të gjitha me targë angleze. Bëhet fjalë pikërisht për qytetin e Hasit. Daili Mail i ka kushtuar një artikull qytetit shqiptar duke e nisur: Më shumë djem adoleshentë udhëtojnë drejt Anglisë me varka nga ky qytet i varfër dhe me gropa, tre orë me makinë nga kryeqyteti Tirana, sesa nga kudo tjetër në Shqipëri, thotë kryebashkiaku i saj, 52-vjeçari Liman Morina.
Është një fenomen që është e pamundur ta injorosh. Jo vetëm që tregimet e tyre janë në të gjithë rrjetet sociale, por lajmet e televizioneve shqiptare shfaqin pamjet e të rinjve që mbërrijnë vazhdimisht në Dover. Dhe shumë janë fytyra të njohura për z. Morina. Mes emigrantëve, ai vëren rregullisht fëmijë që vetëm disa javë më parë jetonin me familjet e tyre në Has – tani të quajtur “Londra e Vogël”.
I ulur në zyrën e bashkisë së tij, me flamurin shqiptar – një shqiponjë dykrenare në një sfond të kuq – i futur mjeshtërisht në një stendë ngjyrë bronzi, ai duket pothuajse i dëshpëruar. “Qyteti ynë po zbrazet”, thotë ai. “Ne po humbasim fëmijët tanë, gjakun tonë, ndërsa ata largohen”.
“Këtë verë, djemtë 15 vjeç apo edhe më të vegjël janë zhdukur sepse është bërë më i lehtë kalimi me gomone për në Angli. Prindërit i lanë të shkojnë.
Ata mendojnë se do të jetë një jetë më e mirë në vendin tuaj për fëmijën e tyre. Është një vendim ekonomik”. Megjithatë, ai pranon se qyteti i tij ‘ndihet pjesë e Londrës’ sepse pothuajse çdo familje ka një të afërm të ngushtë që jeton në kryeqytetin anglez ose në një qytet tjetër të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Një zyrtar zbulon se në fund të sezonit të verës, 19-vjeçarët që po largoheshin nga shkolla, u thanë lamtumirë mësuesve të tyre me fjalët “Shihemi në Londër”, në vend të fjalës më normale “Shihemi përreth”.
Blerim Rexhaj (në foto), 24 vjeç, është pronar i Britain Lounge Bar në Shqipëri. Blerimi jetoi në Britaninë e Madhe për 10 vjet përpara se të kthehej në ShqipëriKryetari i Bashkisë Has, Liman Morina, 52( Thotë se dëshiron të ngrejë një statujë të mbretëreshës së UK ,sepse kaq shumë djem adoleshentë po largohen nga qyteti për në UK)
Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale si dhe dha një leksion për ciftet e reja se si dashuria mes burrit dhe gruas mposht cdo gjë tjetër.Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time”, Genti, i cili vetëm për pak kishte marrë rolin e “kamarierit” nuk i shpëtoi pyetjes se kush e bën ligjin në shtëpi. “Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida. “
Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer. E kemi nisur me mobilje të kohës së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.”, tha aktori i mirënjohur.
Një aksident ka ndodhur mengjesin e kësaj të diele në Qukës …aksi që lidh Librazhdin me Korçën dhe Elbasanin .. Mësohet se si pasojë e aksidentit të parë, në mes të rrugës është derdhur vaj ndërsa pak momente me parë është aksidentuar një automjet i radhës që ka kaluar edhe në Qafë Thanë ku është përbysur …
Një Qytetar për JOQ shkruan: “Pershendetje joq sot ne oren 11 te mengjesit familja ime po udhetonte nga elbasani per ne greqi ne qukes makina rreshkiti dhe ra 3 ,4 metra ne nje are me mistra deshi zoti jemi mire , erdhi policia paguam 100 mij lek gjobe se kuptoj pse , paguam 40 mij lek pronarin e tokes qe ju prishen misrat , paguam karotrecin 45 mij lek qe na ngriti lart . Ne te njejten kohe rreshkiti nje makin tjeter u perplas me makine dhe kishte dhe te plagosur ,, qytetaret na thane qe shoferat e karotrecit hedhin vaj naten qe te rreshkasin makinat qe te ken pune , nuk mendojne qe mund te marrin jet njerezish ne qafe”
Mediat Britanike i kanë kushtuar një artikull tjetër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria dhe vende të tjera të Europës drejt Mbretërisë së Bashkuar. The Mail on Sunday zbulon se përveç gomoneve, trafikantët po i transportojnë shqiptarët edhe përmes jahteve luksoze.Një gazetar britanik, ka bërë një investigim ku është shtirur si një emigrant dhe ka kontaktuar “bosët” shqiptarë të trafikut të qenieve nejrëzore. Sipas raportimit të tij, një prej trafikantëve i ofroi gazetarit një vend në një jaht që largohej nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar .
Udhëtimi kushtonte 17 mijë paund, ndërsa një tjetër trafikant shqiptar në Francë, ofronte udhëtim me jaht luksoz për 16 mijë paund. Prej një jave, mediat britanike kanë zbuluar një raport sekret të autoriteteve për emigrantët e paligjshëm, ku sipas saj, 4 në 10 emigrantë që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.
Raporti ka ekspozuar se si trafikantët e njerëzve po përdorin TikTok për të transportuar emigrantët shqiptarë, duke i kërkuar në mënyrë cinike që të mos rrezikojnë jetën e tyre në gomone me fryrje, por në vend të kësaj të zgjedhin kalimin e sigurt me jahte luksoze. Çuditërisht, detektivët në Holandë thonë se kontrabandistët e njerëzve janë kapur duke përdorur jahte për të synuar Britaninë e Madhe përgjatë një shtrirje prej më shumë se 100 miljesh të vijës bregdetare holandeze nga Vlissingen në jug deri në Den Helder në veri.
Shumica e pasagjerëve në anijet e përgjuara ishin shtetas shqiptarë, tha mbrëmë Marechaussee Mbretërore e Holandës, një forcë policore kombëtare.
MoS javën e kaluar identifikoi tre kontrabandistë njerëzish që përdornin TikTok për të shitur kalimin me jahte në MB nga portet në Francë, Belgjikë dhe Holandë. Një nga trafikantët postoi foto të anijeve luksoze, duke përfshirë një që dukej të ishte pranë shkëmbinjve të bardhë të Doverit. Reklama e shkruar në shqip, ofronte një ‘udhëtim në Angli çdo dy ditë’.
Bleona Qerreti ka publikuar së fundmi disa fotografi dhe video, në të cilat tregon një veshje të Beyonce-s që është e ngjashme me të sajën, të cilën e veshi në “Grammy Awards” në vitin 2015. Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për kopjim por shton se është “në të njëjtën faqe” me yjet botërorë.PS: Per gjithe “mendjet e ndritura” qe mezi presin te japin “opinione” ne keto raste dhe e degradojne biseden ne “nivelin ZHGL” “kush kopjoi ke” kam nje sqarim depose nuk eshte hera e pare qe ndodh:
Asnjeri ketu nuk po flet per “kopjim” – te gjithe artistet dhe skuadrat e tyre PA PERJASHTIM shikojne per Inovacione dhe rruge te reja te sjellin dicka ndryshe ne projektet e reja qe bejne!!! Kjo foto thejsht do te thote qe une si artiste – I am “on the same page” with any other ëorlds superstar style wise regarding to what is cool and what’s not!
So my style and my costumes I wear on stage are being considered as “elevated style and something different” from all the other ëord superstars!! End of story – nuk eshte ceshtje “kopjimi” Po sigurisht ata qe nuk kane pune tundin deren – ëe all knoë #hatersgonnahate ”, shkruan Bleona.
Mungesa e Lionel Messit në listën e 30 finalistëve për Topin e Artë do të bëjë zhurmë për të paktën edhe dy muaj deri në dorëzimin e trofeut. 7 herë fituesi i çmimit më prestigjoz në nivel individual e shikon veten jashtë dhe vendimi është marrë nga revista “France Football”, organizatore e çmimit. Por pse Ronaldo po dhe Messi jo? Revista përpiqet të shpjegojë vendimin duke e justifikuar me ndryshimin e rregullave dhe paraqitjen shumë të dobët të argjentinasit në sezonin e parë me fanellën e PSG.
Pse Ronaldo? Sepse u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në nivel kombëtar dhe shënoi 6 gola në Champions League ndërsa e mbylli sezonin me 32 gola në 49 ndeshje. Rezultate kërto mëse të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e listës paraprake….
Policia e Korçës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi plagosjen me thikë të një 60-vjeçari nga fqinji i tij. Sipas bluve, konflikti ka ndodhur për motive pronësie, ku pas debatit, Niko Prifti e goditi me thikë fqinjin e tij, Rustem Beqirin. Ky i fundit është shtruar në spitalin e Korçës ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes. Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. Z., 61 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një grua u rrah nga i ish-bashkëshorti në shtëpinë e saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes shtetases E. M., 36 vjeçe, banuese në Korçë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Një tjetër turist është plagosur rëndë, pasi është hedhur me kokë në det. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, Sarandë. Rumuni Catalin-Dumitru Macanu, 38 vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku është konstatuar frakturë e qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme. Gjendje e tij është paraqitur shumë e rëndë. Për shkak të kësaj situate ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.
6 ditë më parë, një pushues 28-vjeçar nga Tepelena u transportua me helikopter drejt Tiranës pas frakturës së rruazave të qafës të shkaktuara nga hedhja me kokë në një nga plazhet e Sarandës.
Elbasan /Një 20-vjeçar është dhunuar nga tre të rinj, të cilët më pas i kanë marrë një shumë prej 2000 eurosh. Sipas policisë tre të rinjtë, të cilët janë arrestuar, kanë kanosur me jetë 20-vjeçarin ndërsa tre persona të tjerë janë vënë nën hetim për moskallëzim krimi. Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R”, thuhet në njoftimin e bluve.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete. Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Durrësit, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka bërë një gjest të ndaluar. Ai ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.
Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes. Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Konflikti për pronat ka çuar sot në një sherr masiv ,policia njofton se Niko Prifti ka goditur me thikë Rustem Beqirin pas një konflikti për pronat. Ky i fundit është nisur me ambulancë drejt spitalit. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Demokracia” në Korçë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e sherrit.
Njoftimi i Policisë :
Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në Greqi. Mediat fqinje bëjnë me dije se një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 06:25 (me orën lokale) në e Samos.Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në veri-verilindje të Vatheos Samos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11.8 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.