I pandalshëm, kampioni Florian Marku çon në “peshë” zemrat e Shqiptarëve në “Air Albania”

Florian Marku mbetet i pamposhtur. Kampioni shqiptar ka mundur me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra duke fituar titullin e përkohshëm kampion bote në kategorinë WBC Silver, në peshën “welter”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve. Një ndeshje mjaft emocionuese nga të dy boksierët por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar. Ky është suksesi i 12-të në karrierë për boksierin nga Lushnja, që ka edhe një barazim, duke qëndruar kështu i pamposhtur në ring. Me mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani.

Raundi i 8/ Ndodh ajo që nuk pritej, kundërshtari e rrëzon në tapet Markun

Ndeshja në “Air Albania” është bërë mjaft emocionuese ku Marku dhe Perra po grushtojnë vazhdimisht njëri-tjetrin. Boksieri kundërshtar e ka rrëzuar në raundin e 8-të Florian Markun ,për t’i shkaktuar “knock-down” te cilet jane te pakët në karrierën e tij. Ajo që ra më shumë në sy dhe po komentohet në rrjetet sociale, është fakti që arbitri e mbylli ndeshjen 8 sekonda pa mbaruar raundi, duke u marrë si favor që i është bërë Markut

Raundi 4/ Marku i papërmbajtshëm, hedh në tapet kundërshtarin

E ka nisur si jo më mirë sfidën në “Air Albania” kampioni shqiptar Florian Marku. Në 4 raundet e para Marku ka dominuar mbi kundërshtarin duke i lëshuar një breshëri grushtash. Meksikani po rezultaton një kockë e fortë për shqiptarin, megjithatë Marku ka arritur një moment ta hedhë në tokë. Gjatë këtij raundi “Albania King”, ka marrë një goditje në cep të zyrit nga kundërshtari dhe është gjakosur.

Link live : https://twitter.com/i/broadcasts/1yoKMWPEYBdJQ

Pse nuk ndryshon gjë në këtë vënd?/ Inxhinieri Berishës : “Pasi Vota blihet nga patronazhistët dhe policia politike…

Inxhinieri Lorenc Bega deklaroi në takimin e organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha në Pogradec se vota në Shqipëri blihet nga patronazhistët dhe policia politike. Më tej ai tha se qeverisja e Ramës që quhet Rilindje, është pa identitet politik e shoqëror. “Duhet të mendojmë se zhvillimi vjen nga e shkuara. Vlerat tona si shqiptarë, atdhetarë, qëndrojnë mbi traditën. Tradita jonë është familja.

Sot me këtë qeverisje që quhet rilindje, që është pa identitet politik e shoqëror, kërkohet që ne të kalojmë në një sistem tjetër, ku familja të quhet prindi 1 dhe 2. Ku parimet e shenjta të konservatorizmit, kombi, familja, feja dhe morali të mos kenë asnjë vlerë. Po të përgjigjesha me fjalët e Pashko Vasës sot do të thoja: O ti Shqipni, ti sot ku je, si ai lisi i rënë në dhe. Sot kemi në krye të vendit një sekt politik i cili brenda thelbit të vet, përmbledh të gjithë llumin e monizmit.

Në këtë vend, me votë nuk ndryshon dot asgjë! Pse?

Sepse vota blihet. E në një vend ku vota blihet dhe shitet, nuk na ndryshim. Kush e blen votën? Patronazhistët dhe policia politike e rilindjes. Ku i gjejnë paratë ata.”-tha inxhinieri.

Berisha në Pogradec/ Mjeku :”Spitali s’ka ilaçe, njerëzit janë të varfër, s’bëjnë dot as analizat

Kryetari i PD Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me intelektualët në Pogradec. Mjeku Hasan Laho deklaroi se spitali i Pogradecit është kthyer në një spital rural. Ai theksoi se mungojnë ilaçet ndërsa shtoi se qeveria nuk ka bërë asnjë investim. Ndër të tjera mjeku Laho tha se qytetarët janë të varfër dhe nuk kanë para për të bërë as analizat.

Spitali i Pogradecit është kthyer në një spital rural. Sot duhet të bëjmë një thirrje që të organizohemi të gjithë. Sepse problemet janë në shëndetësi, arsim, turizëm. Nuk ka mjekë në spital. I sjellin nga vendet e tjera me detyrim që të punojnë 3 vite dhe ata mendojnë vetëm të ikin.

Spitali i Pogradecit është kthyer në një spital rural. Njëherë nuk kanë medikamente, njëherë nuk ka ngrohtje. Këtu nuk ka asnjëlloj investimi. Ne duhet të organizohemi të gjithë bashkë.Njerëzit i kanë indoktrinuar. Këtu njerëzit janë tepër të varfër. Nuk bëjnë dot analizat. Thirrja ime është; ne si degë e PD-së në Pogradec, ata punojnë me celula, shkojnë natën. Ne nuk duhet të punojmë këtu, por në ditën me diell, që ti pyesim njerëzit çfarë halli kanë.”-tha mjeku Hasan Laho.

Florian Marku mbërrin në “Air Albania”/ Tifozët ngrihen në këmbë dhe shpërthejnë në duartrokitje

Boksieri Florian Marku ka mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’, ku do të zhvillojë përballjen e shumë pritur në boks para shqiptarëve. Ndeshja pritet të nisë rreth orës 21:30, nëse nuk do të ketë vonesa të shkaktuara nga ndeshjet e tjera. Ai është pritur me eufori nga tifozët. Tribunat e stadiumit kanë filluar të mbushen dhe në mometin që erdhi Marku, të gjithë tifozët u ngritën në këmbë dhe i dhuruan duartrokitje të mëdha. Për 29-vjeçarin ky është një premtim i mbajtur për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi ta ndjekin në Europë, ndërsa kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez është dukshëm më i avantazhuar. Ndeshjen mund ta ndiqni këtu, link 1 dhe link 2

Aksident i trefishtë, me disa të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd(Video)

Një aksident i trefishtë është shënuar sot në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e njohur si Kthesa e Murrashit. Një fugon me targa zviceriane është përplasur me dy makina. Sipas informacioneve paraprake raportohet se nga ky aksident disa persona janë plagosur dhe po ashtu janë shënuar dëme të shumta materiale. Deri tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

Kapet duke prerë dru/ Arrestohet 60-vjeçari në Boboshticë,Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. S., 60 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap në vendin e quajtur “Sopatishte”, mbi fshatin Boboshticë, Korçë, duke prerë dru në një sipërfaqe pyjore në pronësi të një shtetasi tjetër. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Goditi me thikë 52 vjeçarin në Korçë/ Policia shpall në kërkim 22 vjeçarin….

U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. D., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 23.08.2022, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin B. R., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. D.

Shiste Cannabis në Korçë/ Arrestohet në flagrancë 22-vjeçari…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Sh., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo,vazhdo,vazhdo, Policia rrugore e Korçës në aksion ,vendos 521 gjoba (Video)

Qarku Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre gjithashtu dhe mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve .

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 6 raste të tjera. Janë proceduar administrativisht gjithsej 521 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 244 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

11 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 74 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 50 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 139 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore. udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘 zbatorregullat✅⚠️ mbrojetënrespektokëmbësorët 🚶🚸 STOP shpejtësi alkoolcelular🚘

Kapet i “forti” me Benz/ Bënte gara dhe i publikonte në Instagram(Video)

Bënte gara shpejtësie dhe i filmonte e i pasqyronte ato në rrjete sociale, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Tiranës me masë administrative 40.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit një automjeti tjetër që bënte gara shpejtësie me të. Policia Rrugore e Tiranës, krahas kontrolleve intensive të kryera për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ka nisur një punë verifikuese për videot e publikuara në rrjetet sociale që tregojnë qartazi shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale .

Policia Rrugore e ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me masë administrative 40.000 lekë të rinj, si dhe vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit të automjetit tjetër që bënte gara shpejtësie bashkë me drejtuesin e automjetit tip “Benz”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘 zbatorregullat✅⚠️ mbrojetën respektokëmbësorët 🚶🚸 STOP shpejtësi alkoolcelular🚘

Historike/ Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin Italian(Foto)

Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator. Në një postim në rrjetet sociale ajo njoftoi se është kryesuese e listës në 3 rajone: Lombardi, Marche dhe Lazio dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio i cili u largua nga “Lëvizja 5 yjet”.

“Falënderoj z.Tabacci për mundësinë për t’i dhënë përfundimisht përfaqësim institucional komunitetit shqiptar në Itali. Është nder dhe privilegj për mua të jem e para italiane, shqiptare nga lindja, kandidate për parlamentin italian! Rroftë Italia & Rroftë Shqipëria!” – shkruan Likmeta.

E lindur në Durrës, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11-vjeçare. Ajo ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia. Ajo ia ka dalë mbanë të dallohet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e “start up”-eve në Itali. Start up Italia publikoi listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave ishte edhe shqiptarja.

Pse hyri lopa në tokën time?” Çmenduri shqiptare… autori nxjerr armën dhe qëllon komshiun

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit. Policia thotë se 41-vjeçari Met Lika ka qëlluar me armë Rasim Tafën, 53 vjeç pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit. Pas debateve me fjalë, Lika ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:15. I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes policia tha se arrestoi autorin. Një grup hetuesish është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.