E bukur, e re dhe e shpenguar, kryeministrja që ka “trazuar” botën (Foto)

Prej disa ditësh, Sanna Marin është kthyer në lajmin kryesor të mediave më të rëndësishme në botë. Shkak janë bërë disa video, ku ajo shihet duke festuar në mënyrë të shpenguar.Videot në fakt, nuk kanë ndonjë gjë të ekzagjeruar, por kur je kryeministre e një vendi, atëhere kjo përbën problem.Kjo, pasi njerëzit janë mësuar që politikanët t’i shohin si njerëz seriozë dhe model, jo duke festuar në mënyrë të shfrenuar. Megjithatë, kryeministrja e Finlandës ka marrë mbështetje të madhe, sidomos nga femrat, me argumentin se ajo është vajzë dhe ka të drejtë të festojë, edhe pse është kryeministre. Por pavarësisht kësaj, karriera e saj ka marrë një goditje të fortë. Nuk është e lehtë në fakt, të jesh e re, e bukur dhe e shpenguar dhe… kryeministre e një vendi.


Arrestohen 3 “skifterat” shqiptarë në Greqi, pranga edhe për gruan tutore

Policia greke ka vënë në pranga tre të mitur me origjinë shqiptare të cilët akuzohen për grabitjen e një biznesi lojërash fati. Sipas mediave greke tre të miturit shqiptarë shfrytëzoheshin nga një 56-vjeçare, e cila akuzohet si ideatorja e grabitjeve. Në grabitjen e fundit tre të miturit shqiptarë kanë arritur të marrin në kasën e biznesit të lohërave të fatit 6950 euro. Në kontrollet e mëpasshme në shtëpitë e autorëve u gjet një shumë prej 7230 euro, pesë celularë, dy thika me gjatësi teh 14 dhe 9 cm, doreza najloni dhe veshjet e përdorura nga autorët për të kryer grabitjet. Në hetim janë përfshirë edhe prindërit e dy prej grabuëtsve, tyë cilët akuzohen për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre.

Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin (Foto)

Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re e natyralizuar italiane, është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator. Në një postim në rrjetet sociale ajo njoftoi se është kryesuese e listës në 3 rajone: Lombardi, Marche dhe Lazio dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio i cili u largua nga “Lëvizja 5 yjet”.

“Falënderoj z.Tabacci për mundësinë për t’i dhënë përfundimisht përfaqësim institucional komunitetit shqiptar në Itali. Është nder dhe privilegj për mua të jem e para italiane, shqiptare nga lindja, kandidate për parlamentin italian! Rroftë Italia & Rroftë Shqipëria!” – shkruan Likmeta.

E lindur në Durrës, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11-vjeçare. Ajo ka studiuar për filozofi në universitetin “La Sapienza” në Romë ndërsa vijon të punojë si gazetare në Huffington Post Italia. Ajo ia ka dalë mbanë të dallohet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e “start up”-eve në Itali. Start up Italia publikoi listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave ishte edhe shqiptarja.

Çmendet shqiptari në Itali, godet me thikë gruan dhe kunatin

Policia italiane ka arrestuar një 40 vjeçar pasi goditi me thike gruan dhe kunatin e tij. Sipas prokurorisë italiane ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit në një kopsht në San Martino në Srada. Shqiptari akuzohet për tentativë vrasje dhe përndjekje ndaj gruas dhe kunatit dërkohë që është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane. Shqiptari po mbrohet nga avokati Wilmer Naldi, i pranishëm në gjykatë si avokati i bashkëshortes dhe të afërmve të tij, Filippo Poggi. Për çiftin kohët e fundit diskutimet ishin bërë gjithnjë e më të dhunshme. Ende nuk është zbardhur dinamika e saktë e fakteve, të cilat janë ende duke u hetuar. Hetuesit duan të kuptojnë se cili nga të tre i solli thikat në vendin e sulmit, nga një rindërtim i parë, i pjesshëm i fakteve, duket se ka qenë bashkëshorti i gruas. Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

I jashtëzakonshëm, Kreshnik Leka kampion Europe në Peshëngritje…

Shqipëria duket se po kalon një nga momentet më të arta, sa i përket sukseseve të sportistëve “kuqezi” në garat Evropiane. Së fundmi një tjetër medalje ari ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”. Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni. Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg. Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumëspotësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

Birra “KORÇA” sqaron mungesën :”Bashkia nisi ta privatizojë festën ,të bëhet transparencë me shpenzimet

Konsumatorët e shumtë, qytetarët korçarë, si edhe turistë vendas e të huaj, këto ditë gushti shprehën shqetësimin që Birra Korça mungoi në festën tradicionale të Birrës që u zhvillua javën e kaluar në Korçë. Në përgjigje të shqetësimit të publikut, Birra Korça gjen rastin të sqarojë vendimin për mospjesëmarrjen e saj në festë. Duhet kujtuar që në fillim të viteve 2000 Birra Korça ishte bashkë-ideatore dhe bashkëorganizatore e festës së birrës me bashkinë e qytetit të Korçës, duke i shtuar atij një dimension të ri turistik.

Investimi në teknologji dhe infrastrukturën e fabrikës së birrës së parë shqiptare, që është ngritur që në vitin 1928, krijoi jo vetëm traditën e festës, por i shtoi Shqipërisë një atraksion të ri dhe shumë të rëndësishëm turistik. Qëllimi i Festës së Birrës ka qenë që ajo të ishte një festë për të gjithë pa diferencime, të evidentonte traditat më të mira të trevës së Korçës, e njohur për kulturën, qytetarinë, kulinarinë e veçantë dhe mikpritjen.

Mirëpo, me kalimin e viteve, bashkia nisi ta privatizojë festën për qëllime propogandistike, duke cenuar traditën dhe në mospajtim me arsyet për të cilat ajo lindi dhe pati sukses të merituar.
Kjo kulmoi me edicionin e vitit 2021 ku i ftuar special i festës ishte këngëtari serb Goran Bregovic, ftesa për të cilin ngjalli debat të ashpër në të gjithë trevat shqipfolëse, ku Birra Korça mori një kosto të pamerituar edhe pse në bindjen tonë, muzika duhet të bashkojë dhe jo t’i ndajë popujt.

Ndërsa qëllimi i festës ka qenë pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve pa asnjë dallim, bashkia e Korçës duke nisur nga viti i kaluar vendosi që disa prej koncerteve të ndiqeshin me bileta, me çmime të paimagjinueshme, sikur të bëhej fjalë për një koncert të mirëfilltë dhe jo një festë. Ky veprim u përsërit edhe sivjet me koncertin e këngëtarit grek Kostandinos Argjiros.

Duke patur parasysh pjesëmarrjen e mjaft kompanive vendase dhe sponsorëve të shumtë, Birra Korça ka qenë kundër praktikës së pjesëmarrjes me bileta në këtë festë dhe ka kërkuar që artistët shqiptarë e veçanërisht korçarë, me emër në Shqipëri dhe në botë, të kenë vendin kryesor në netët e saj.

Birra Korça si bashkëideatore dhe bashkëorganizatore e kësaj feste nuk do të marrë pjesë edhe në vijim në Festën e Birrës, nëse nuk do të respektohen traditat dhe arsyet për të cilat ajo lindi, nëse praktika e festës me bileta do të vazhdojë, nëse do vijojnë të injorohen artistët vendas dhe nëse nuk bëhet transparencë me shpenzimet./BW Shih videon

Brohoritje dhe përqafime/ Ja pritja emocionuese për kampionen Elina Xhengo në Selanik(Video)

Elina Xhengo është sportistja me origjinë Korçare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Prej disa ditësh mediat greke raportojnë për suksesin e saj. Ndërkohë me të mbërritur në Greqi asaj i është rezervuar një pritje e ngrohtë. Në aeroportin e Selanikut kishte dalë babai, motra e saj e vvogël dhe shumë miq e të afërm të Elinës. Me entuziazëm të madh ajo është pritur edhe në fshatin ku ka lindur e është rritur, në Kalikratia të Halkidikisë. Qindra njerëz kanë dalë në rrugë për ta përshëndetur dhe uruar. Po kështu edhe kryetari i bashkisë dhe drejtues të tjerë lokalë kanë qenë aty.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen: Ju e bëtë ëndrrën time 100 herë më të bukur”. “Ia dedikoj këtë sukses të gjithë fëmijëve që arrijnë të ngjiten në majë duke kaluar shumë sakrifica. Falënderim për ata njerëz që vlerësojnë sakrificat dhe pengesat që të rinjtë kanë në jetë”.

Edhe babai i saj Pandeli Xhengo ,u shpreh i emocionuar për arritjen e Elinës që sot konsiderohet e ardhmja e atletikës helene.

Tërmet në tregun valutor/ Dollari kapërcen euron, ja me sa këmbehet sot…

Dollari amerikan ka vijuar rritjen, ku sipas kursit të këmbëmit lokal këtë të mërkurë blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 118 lekë.Sakaq monedha evropiane vijon të mbetet në pozita të dobëta. Ajo blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm, ku në tregun valutor blihet me 137 lekë dhe shitet me 138.6 lekë.

Deizi dhe Xhesi, kush janë motrat gangstere nga Bilishti që bëheshin tapë dhe “ngrinin në këmbë” qytetin(Foto)

Dy motra u arrestuan të martën e 23 gushtit nga policia në Bilisht, pasi akuzoheshin se kishin prishur qetësinë publike në qytet. Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, kundërshtuan gjithashtu efektivët e policisë gjatë shoqërimit në komisariat, duke i sharë dhe ofenduar. 23-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë, ndërsa dënimi për 27-vjeçaren nuk është bërë ende me dije. Dy motrat udhëtonin gjatë orëve të vona të natës me makinë dhe nën efektin e akoolit bërtisnin, duke shqetësuar qytetarët, të cilët edhe i ofendonin. Të rejat janë të njohura në qytetin e vogël të Bilishtit për sjelljen e tyre “gangstere”. Ndërkohë, në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Sezon rekord turistik në Greqi…

Greqia shënon një vit rekord në turizëm, më shumë se në vitin 2019, megjithë luftën në Ukrainë, krizën energjitike dhe inflacionin e lartë. Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemie të koronës, dhe gjashtë muaj të luftës në Ukrainë, grekët duan të jetojnë sërish ditë pa shqetësime, para se të kthehen sërish në realitetin e ashpër të fakteve.

Në javën e tretë të gushtit 2022, shumica e grekëve kanë prenotuar pushimet, duke u përpjekur të harrojnë disi aferën e përgjimeve të gazetarëve, dramën e refugjatëve, krizën energjetike, inflacionin që në korrik u ngjit në vlerën e 11,6%.

Nga ana tjetër në Greqi shpresat janë shumë të mëdha që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek. Viti 2022 duket se të jetë një vit shumë i mbarë për turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura.

1 milionë turistë në javë

Shifrat aktuale janë shumë premtuese: Nga fillimi i gushtit gati çdo javë mbërrijnë 1 milionë turistë me avion në Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mijëra të tjerë udhëtojnë më automjete në Kalkidiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. “Nëse puna vazhdon kështu atëherë do të mbijetojmë dimrin e ardhshëm”, shkruan Panayiotis, menaxheri i një lokali plazhi në Naksos. Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019.

Në ishujt e njohur grekë si Mikonos, Santorini, Korfuz, Kos apo Rodos është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Me shumë para në kuletë dhe me fat mund të gjesh një dhomë në fillim të shtatorit.

Thesaret e rivierës së Athinës

Juan dhe Jasmina nga Spanja nuk janë penduar për vendimin spontan, kur nuk mundën të gjenin një dhomë në Santorini. Ata qëndruan në Athinë dhe çdo ditë zbuluan një plazh të ri në rivierën e Athinës. “Në qytet është shumë bukur dhe rehatshëm. Shkojmë me metro deri në plazh, deti është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe i kthjellët, e nëse nuk ke nevojë nuk ke pse ta marrësh me qira një çadër të shtrenjtë”, thotë Jasmina. Ndërsa Juanit i pëlqejnë baret e kryeqytetit grek. Në gusht mund të shijosh lokalet athinase veçanërisht mbrëmjeve pasi vetë athinasit kanë shkuar të verojnë në shtëpitë e pushimeve, në qytet ka shumë më pak trafik e pak zhurmë dhe gjen vende sa të duash në bare e taverna. /DW

U shpall kampione e Evropës/ Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë…

Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra pasi u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Munih 2022”.Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.

Enca Haxhia: “Bëhuni vetvetja, artistët homoseksualë Shqiptarë të dalin hapur…

Enca Haxhia ka përcjellë një mesazh për artistët meshkuj homoseksualë shqiptarë, që sipas saj duhet të dalin publikisht. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehet se duhet të tregojnë veten e tyre të vërtetë. Pa përmendur emra, ajo thotë se ata nuk duhet të fshihen pas një të vërtete. Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur.

“Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për pak realitet në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre. Jemi lodhur nga ky maskilitet toksik dhe fals. Boll paguat modele për t’i postuar, ndaj tregoni veten tuaj të vërtetë. Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht”, shkruan ajo.

“Mos më kërkoni të “ekspozoj” njerëzit. Kjo është e gabuar. Të gjithë duhet të dalin me kohën e tyre. Thjesht po them se ndihem keq për njerëzit që duhet të bëjnë një jetë të dyfishtë, nuk mund të jenë vetvetja”, shtoi Enca.