Brohoritje dhe përqafime/ Ja pritja emocionuese për kampionen Elina Xhengo në Selanik(Video)

Elina Xhengo është sportistja me origjinë Korçare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Prej disa ditësh mediat greke raportojnë për suksesin e saj. Ndërkohë me të mbërritur në Greqi asaj i është rezervuar një pritje e ngrohtë. Në aeroportin e Selanikut kishte dalë babai, motra e saj e vvogël dhe shumë miq e të afërm të Elinës. Me entuziazëm të madh ajo është pritur edhe në fshatin ku ka lindur e është rritur, në Kalikratia të Halkidikisë. Qindra njerëz kanë dalë në rrugë për ta përshëndetur dhe uruar. Po kështu edhe kryetari i bashkisë dhe drejtues të tjerë lokalë kanë qenë aty.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen: Ju e bëtë ëndrrën time 100 herë më të bukur”. “Ia dedikoj këtë sukses të gjithë fëmijëve që arrijnë të ngjiten në majë duke kaluar shumë sakrifica. Falënderim për ata njerëz që vlerësojnë sakrificat dhe pengesat që të rinjtë kanë në jetë”.

Edhe babai i saj Pandeli Xhengo ,u shpreh i emocionuar për arritjen e Elinës që sot konsiderohet e ardhmja e atletikës helene.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.