Revoltohet policja simpatike që mbante gjarpër në shtëpi :“O gazetarë të degjeneruar,ç’kërkoni ju? Zero vrasje, zero plagosje

Policja Anisa Kostani nga Elbasani, e cila “u bë e famshme” për faktin se mbante në shtëpi një gjarpër si kafshë shtëpiake, ka reaguar e revoltuar ndaj gazetarëve që sipas saj po nxijnë punën e Policisë së qytetit të saj. Ajo ka reaguar një ditë pas vrasjes së Madrit Ulqinakut nga 18 vjeçari Horgito Peqini. Ky i fundit iku në drejtim të paditur duke mos rënë në duart e efektivëve, por sipas polices ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e Elbasanit janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin.

Sipas saj gazetarët të cilët “shkruajnë keq” për Policinë e Elbasanit, e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.

I nxehtë afrikan, nesër temperaturat priten të arrijnë deri në 41 gradë celcius…

Edhe përgjatë ditës së nesërme vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët me temperatura të larta, ku vlerat maksimale pritet të arrijnë në 41 gradë celcius. Përgjatë dy ditëve të fundit Shqipëri është përfshirë nga i nxehti afrikan, i cili do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ndërkohë që duke nisur nga dita e shtunë e në vijim temperaturat do të ulen ndjeshëm sa i përket vlerave maksimale, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Vlen për tu theksuar fakti se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër, mbulimit të herëpashershëm të kupës qiellore me vranësira, dhe erës jugore; temperaturat nesër do të ndihen disa herë më të larta për trupin e njeriut krahasuar me ato që regjistrohen në kafazin meteorologjik.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 19 deri 37°C

në zona e ulëta 19 deri 41°C

në zona bregdetare 22 deri 37°C

Meta: “Shtatori do jetë pranverë e demokracisë ,qeveria do përballet me popullin

Ish-presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan, deklaroi se shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha. Meta u shpreh se e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar në vend është referendumi duke shtuar se ora e drejtësisë ka ardhur. Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat, që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar, po trafikojnë të gjitha interesat e këtij vendi, për arsye se janë peng, nuk dalin dot nga pengmarrja ku janë futur.

Elbasanin do ta kemi aleaten tonë dhe një qytet më shpresëdhënës, ku të rinjtë të mos largohen më dhe të krijojnë familjet e tyre këtu”, u shpreh Meta.

Shqiptarja godet me thikë dashnoren e burrit/ Njëra përfundon në spital ,tjetra në burg…

Mediet greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me përleshjen midis dy grave në Selanik të Greqisë. Mësohet se dy gratë e përfshira në konflikt janë me origjinë shqiptare, shkruan protothema.gr. Ndërsa është publikuar fotoja e 25-vjeçares që goditi me thikë bashkëkombësen , 27- vjeçare pasi sipas saj ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj. Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për tu gjykuar.

Në gjykatë 25-vjeçarja është shfaqur e penduar. Ndaj saj, prokurori publik ka ngritur procedim penal për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas medieve greke gruaja ka sulmuar të renë, pasi sipas saj, ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj. “Erdhi me vrap, nxori thikën dhe e goditi, ndërsa me të bërtitura i thoshte “ti ke lidhje me burrin tim”, ka thënë motra e te lënduarës për mediet greke.

Dikur përmendeshim si vend i mbushur me plehra/ Rama për turizmin: “Tani mediat e huaja po na bëjnë reklama…

Ndërkohë i jemi afruar fundit të sezonit turistik në vend, kryeministri Rama ka publikuar sëfundmi një shkrim promovues të CNN për rivierën shqiptare, i cili është pasqyruar me foto nga Ksamili. Rama shkruan në Facebook se ka ikur koha kur Shqipëria paraqitej si një vend i mbytur nga plehrat dhe se tani jemi futur në një rrugë tjetër.“Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare. Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re”, shkruan Rama.


Sa më tepërt klithin imamët, aq më shumë i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët vajzat shqiptare

Nga Edison Ypi:

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët çikat e Tiranës. Nëse imamët e Kosovës do vazhdojnë të pëllasin nëpër minare, pas pak çikat e Tiranës dhe çikat e Prishtinës do ti zbulojnë krejt sisët dhe do ti flakin brekët. Imamët, si qeflinj të thekur të sisëve dhe brekëve të çikave, ndaj këtyre zbulimeve dhe zvogëlimeve s’munden me nejt duarkryq; Sa më tepër i zbulojnë sisët dhe heqin brekët çikat, aq më tepër ulurijnë imamët.

Kush do ta fitojë vallë kampionatin me sisë që zbulohen, brekë që zvogëlohen, imamë që klithin, atë një Allah e di. Mafja, korrupsioni, hajdutllëqet, dallaveret, atentatet, plagosjet, vrasjet, fukarallëku, mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, po ja ftohin Kosovën shqiptarëve të Shqipërisë. Kosova e Prizrenit elegant, Pejës së çikave shalgjata, Mitrovicës së therur në mes, Prishtinës fantastike, pasulit madhështor, mirjelljes, qytetarisë, urtësisë, dhimbjes, vuajtjes, durimit, heroizmit, sakrificave, po bëhet çdo ditë e më e largët.

Imamat e Kosovës thonë se maca e zezë që të del para kerrit nuk ësht kurrnisen përpos bestytni, e frikën nuk duhet me ja pas macës, por tjerave sene, që i di Imami. Gomarllëqet si këto fillimisht dukeshin episode sporadike.

Mirpo Imam pas Imami dhe broçkull pas broçkulle, rrëshqet në një gropë të thellë e të errët plot me çudira të papara dhe të padëgjuara, dhe interesimi për imamët të shtohet. Të kërkosh në Internet “kompjuter”, Interneti bashkë me kompjuterat të sugjeron edhe tableta, laptopa, celulara, kamera, dhe të tjera.

Të kërkosh në Internet “Imam Kosove” gjen vetëm imam Kosove, asgjë tjetër. Imami i Kosovës nuk ka të përafërt apo të ngjajshëm. I vetmi i ngjajshëm me Imamin e Kosovës është Imami i Kosovës. Tullat, tjegullat, kompjuterat, veshjet, të ngrënat, kondomat, vibratorët, ushqimet, janë gjithfarësh. Imamët e Kosovës jo. Imamët e Kosovës janë të gjithë identikë, krejt njësoj si çadrat e beduinëve në shkretëtirë.

Ngjajshmëria rrënqethëse e imamëve të Kosovës secili veç e veç dhe të gjithë bashkë, ta fut frikën. Bërtitës, uluritës, arrogantë, kërcënues, imponues, invadues, imamët e Kosovës të kallin tmerrin. Fjalori i njejtë, nervozizmi si i Hitlerit, gjestet si të Musolinit, deliri si i kurvit, fjalori i mjerë, Shqipja skandaloze, retorika idiote, deri edhe shëndeti i imamave të Kosovës, janë identikë. Ke parë njërin, i ke parë të gjithë.

Ke dëgjuar njërin i ke dëgjuar të gjithë.

Nëse të ka marrë malli për uniformitetin dhe neverinë e Shqipërisë diktatoriale, shko se e ke të tërën në krismat e çartuna të predikimeve të Imamit të Kosovës. Zëvendësoje për një moment në të folurën e Imamit të Kosovës; Muhametin me kurvin, xhaminë me Komitetin e Partisë, vetë Imamin me sekretarin e partisë, ata që e dëgjojnë Imamin me një “kolektiv punonjës” të ndonjë ndërmarrje shqiptare. Asnjë dallim, asnjë ndryshim, asnjë diferencë, asnjë distancë. Ngjajshmëria është perfekte;


Me të gjitha ligësitë dhe egërsitë e saj, para syve të ka dalë zezona më e madhe njerëzore, vetë Ferri, Shqipëria e viteve ’70.

Për shqiptarët normalë, imami apo Hoxha, janë mëshirimi i urtësisë dhe përunjësisë. Imami i Kosovës është e kundërta. Imami i Kosovës, tek predikon duket si një sekretar partie apo një operativ Sigurimi që po flet kërcënueshëm para një kopeje budallenjsh.

Imami i Kosovës flet për Allahun krejt njësoj si për kurvin, Stalinin, Leninin. Imami i Kosovës bërtet, uluret, urdhëron, detyron, imponon, si diktator, si komisar ushtarak, si komandant burgu. Imami i Kosovës deri edhe “çikat e mbuluara” i quan leperica, magarica, kurva, rruspia, për të vetmen arësye se kanë dalë shetitje me dy frajera.

Për imamin e Kosovës edhe nëna e çikës së Kosovës është një lepericë e magarisë, sepse nuk lejon çikën e vet me marr për burrë një si budallai që ajo vetë, nëna e çikës, ka marrë, por ndonji me pare, me biznes, me kerr.

Që çika duhet me përdor “mbulesën e zezë”, Imami i Kosovës e quan të padiskutueshme dhe të detyrueshme njëlloj si kurvi konsideronte “shallin e kuq” të pionierit. Islamizmi si stalinizmi, xhamia si Komiteti Qëndror, imami si kurvi, hoxha si shefi i Sigurimit, janë tmerre dhe turpe që Kosova nuk i meriton.

Hashash me postë nga Anglia/ Momenti kur Policia kap mat dy 18 vjeçarët me taksi në Durrës

Njoftimi i Policisë së Shtetit :

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 2”, si rezultat i të cilit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: -M. V., 18 vjeç dhe D. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim .

Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, shtetasi D. Sh. Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë.

Vijon puna nga Njësia per Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Atentat në Vlorë/ Makina bëhet shosh ,u qëllua me më shumë se 50 plumba (Video)

Ky eshte momenti kur largohet nga rruga makina e dy viktimave që iu bë atentat sot në afërsi të fshatit Panaja në rrugën Fier – Vlorë, e Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos. Viktimat janë gjetur të vrarë në makinën tip Benz e cila është gjetur në kanal.Ndërkohë gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.Kalimtarët kanë pikasur mjetin e rënë në kanal dhe fillimisht kanë dyshuar se ka qenë aksident por më pas kanë parë që personat kishin plagë me armë zjarri dhe makina kishte shenja plumbash.

Dyshohet se fillimisht ekzekutorët kanë qëlluar drejt makinës së viktimave në ecje e sipër në drejtim paralel por gjithashtu dyshohet se viktimat janë qëlluar edhe brenda në kanal me breshëri automatiku, më shumë se 50 plumba.

Festa e birrës në Korçë pa këngëtar korçar dhe pa “Birra Korça”/ Shpërthejnë qytetarët më Bashkinë:”Bëjeni në Librazhd më mirë

Bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo prej ditësh fton qytetarët që të shkojnë në Korçë për 5 netë “fantastike”. Nata e parë ka qenë dje, më 17 gusht, por i ftuar nuk ka qenë asnjë këngëtar vendas. Edhe në grupin që do të këndojë sonte, në natën e dytë të festës së birrës, përsëri nuk ka asnjë artist vendas dhe kjo ka irrituar korçarët. Po ashtu, gjatë pesë netëve të festimeve ,nuk do të jetë prezente as “Birra Korça”.

Në rrjetet sociale qytetarët bëjnë thirrje që festimet e këtij viti të bojkotohen pasi nuk ka asgjë tradicionale një traditë e qytetit të Korçës. “Bëjeni në Librazhd më mirë”, i shkruan një banor kryebashkiakut Filo. Një tjeter shkruan : Feste birre pa birre ,Feste birre ne terminal, Feste birre pa banjo, edhe spikerin që flet e sollen nga Tirana, vetem te mbledhin leke

Emocionon Alketa Vejsiu nga Korça :”Rikthim nostalgjik ne nje nga qytetet me te dashura

Moderatorja Alketa Vejsiu është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar ,si dhe shumë aktive në rrjete sociale. Alketa ka publikuar disa video së fundmi ku ka treguar se ndodhet në qytetin e Korçës, konkretisht në shtëpinë ku jetonin dikur gjyshërit e saj. Ajo atje ka kaluar fëmijërinë:

O Zot i madh këtu kam ardhur pas 25 vitesh. Këtu ku kam kaluar fëmijërinë time ku ka qenë shtëpia e nënës dhe e gjyshit. Këtu nuk jeton asnjeri tani. O Zot sa kujtime kam këtu.” “Këtu bëja punë me grep edhe qëndisja. Ulesha këtu kemi pasur një stol që uleshim me gocat dhe me çunat. Këtu më ndiqte nëna me bukë, me gjalpë dhe me djathë”- shprehet Alketa. Jo vetëm kaq por Alketa kujtoi edhe gjyshen e saj të ndjerë: “Ah moj nëna ime të ishe gjallë të të puthja dhe një herë.”

I nxehti Afrikan pushton vendin / Ja sa priten të arrijnë temperaturat sot e enjte,18 gusht 2022

Duke filluar nga dita e sotme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu për sot parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s.

Në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen, e enjte 18 gusht 2022:
në zona malore 15 deri 36°C
në zona e ulëta 15 deri 38°C
në zona bregdetare 19 deri 35°C

Salianji: “Protestat në shtator, sheshet do shpërthejnë nga zemërimi

Në shtator priten protesta të forta nga opozita (PD dhe PL) kundër qeverisë. Këtë qëndrim e ka përkrahur deputeti i Partisë Demokratike, per Qarkun Korçë Ervin Salianji, i cili nënvizon se opozita tashmë e ka fituar mbështetjen e popullit, të cilët duhet të ngrihen në protesta e të mbushin sheshet plot. “

Opozita do të duhet të ngrihet në protesta. Mbështetjen në popull qeveria e ka humbur. Opozita duhet të bëjë përpjekje të forta për të rrëzuar qeverinë. Data se kur nuk është se duhet të jetë me buton për protestën, por ka zemërim. Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve”, tha ai.

Festa e Birrës në Korçë/ Policia për çdo problematikë, është dispozicionin nr 129

➡️ Korçë/Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të mbështetura edhe nga disa grupe të FNSh-së Tiranë, të angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Festën e Birrës, që starton mbrëmjen e sotme.

Zëvendësdrejtori
për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet Drejtues Ferdinand Zëra, gjatë instruktazhit me 125 punonjësit e Policisë të planizuar në shërbim, ka risjellë sërish në vëmendjen e tyre detyrat e gjithësecilit, me qëllim mbarëvajtjen e këtij eventi.

📞✍🏼Për çdo problematikë, në dispozicionin e qytetarëve janë nr 129 i Policisë së Shtetit, ose aplikacioni online Komisariati Dixhital. angazhim_përkushtim_sakrificë👮‍♂️ të_vendosur_kundër_krimit 24/7_në_çdo_skaj_të_venditnë_shërbim_të_qytetarëve 🇦🇱