Fordi 57-vjeçar i aktorit korçar/ Zhani Ziçishti rrëfen pasionin për makinat(Video)

Pasionin për makinat e vjetra e ka të trashëguar nga babai, i cili i kërkonte të bëhej inxhinier mekanik. “Pasioni lindi pasi ai dëshiron të bëhesha inxhinier dhe ja plotësova dëshirën. Mamaja deshi të bëhesha aktor, ja plotësova dhe asaj. Herë andej e herë këtej. Tani merrem me makinën”, u shpreh Ziçishti. Ai tregon se çdo pjesë të makinës e rregullon vetë, pasi nuk ka besim tek mekanikët në Shqipëri.

Merrem vet sigurisht, si ta le tjetrin, ata me shumë kanë kuriozitet t’i prekin gjërat. Vetë i bëj, një gjë që unë e mësoj nuk e le tjetrin të ma tregojë, atë që unë e di, atë që se di mundohem ta kuptoj”, u shpreh ai.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët nuk janë aktive, ai shprehet se mban veten gjallë me këtë hobi. Kafene ore, çdo bëjnë ata. Unë e ve ne lëvizje natyrën time, më ka hyrë si të thuash ajo gjëja që unë duhet të bëj diçka, të mos rri, ata rrinë, pinë bëhen tapë, pinë cigare, raki. Unë nuk bëj kështu. Mendjen time e kam të fjetur për të bërë diçka dhe kur e arrij atëherë kënaqem shpirtërisht”, u shpreh ai më tej.

Ka pasur shumë persona që janë interesuar për ta blerë makinën e Ziçishtit, por për aktorin vetura e vjetër është pjesë e jetës së tij dhe nuk këmbehet me para, ndërsa kërkon tua lërë trashëgimi nipërve.

“Kam pasur shumë mesazhe, shumë njerëz që duan ta blejnë, por unë nuk e shes këtë makinë. Kjo është një makinë e thjeshtë, që unë kënaqem. Unë nuk bëj kurse me makinë si këta të sotmit. Kur iki Greqi me kalojnë me Benz-a me 140-200 km në orë, e me thërrasin “o qerre me motor”, ikni u them se ashtu e keni punën ju”, tregon ai më tej per euronews.

Në rrugët e kalldrëmta të Korçës dhe jo vetëm, sytë e njerëzve e ndjekin këtë makinë të vjetër me kërshëri, ku brenda saj, ndodhet shpirti artistik dhe punëtor i një aktori të madh si Zani Ziçishti.

Meta publikon foto më Petrit Vasilin: “Gati për në Jalë…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili, duket se po bëhen gati për kampin e Jalës. Një traditë që LSI e bënte prej vitesh, të cilën mesa duket do ta vazhdojë dhe Partia e Lirisë me të rinjtë e vetë. “

Një e shtunë në paqe dhe gati për në Jalë”, shkruan Meta teksa ndan një foto me Vasilin, duke lënë të kuptohet se po bëhen gati për kampin rinor.

S’kam frikë të flas shqip Tiranë, Beograd ,Prishtinë/ Njihuni me serben që “dashuron” Shqipërinë…

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe. Në një intervistë për Euronews Albania ajo tregoi se pas 3 vitesh studimi tani ndihet më e sigurt kur flet shqip dhe shfrytëzon çdo rast kur është në Tiranë apo Prishtinë për të folur shqip.

Mësova shqip përmes këngëve, në një çast mendova pse mos ta studioj në universitet se desha të njoh më mirë Shqipërinë, dhe s’doja të besoja gjërat që kam dëgjuar”. “Njerëzit në Serbi po e dëgjojnë më shumë muzikën shqiptare. Në klubet e natës në Beograd, dëgjohen këngëtarë shqiptarë si Dhurata Dora, Elvana, Noziy”, tha Nevena.

“Tani nuk kam frikë të flas, kur kam mundësi të flas e bëj me plot dëshirë, kur jam në Prishtinë, Tiranë, apo edhe Beograd flas me njerëz që dinë shqip”, tha ajo.

Nevena zbuloi lidhjen e fortë me Tiranën, ku siç tha ka njerëz që i konsideroj familjen e saj.

“Në Tiranë kam njerëz që i quaj familje. Kam humbur prindërit e mi para shumë vitesh. Këta njerëz më thanë që zoti po vonon por nuk harron. Kështu që vërtetë nuk harron, se tani kam ata”, rrëfeu studentja.

Jahtet e oligarkëve presin në radhë në Sarandë, do të marrin naftë pa taksa, e blejnë 3 herë më lirë sesa shqiptarët

Në disa video të publikuara në mediat sociale shihen jahte që ankorohen përkohësisht në molin e Sarandës. Ajo që i sjell këto jahte në bregdetin shqiptar është çmimi i naftës, pasi ligji i ri u jep mundësinë mjeteve luksoze që të marrin naftën pa taksa. Sipas gazetarit Artan Hoxha ato e blejnë naftën në Shqipëri me një çmim tre herë më të ulët nga sa e marrin qytetarët e këtij vendi.

Postimi i Hoxhës:

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..:

Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!

U kap duke kryer ndërtime pa lejë në shtëpinë e tij/ Policia procedon banorin nga Tushemishti,Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan prokurorive të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Shkaktoi aksident në Korçë/ Arrestohet shoferi i BMW-së, ishte i dehur në timon…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “BMW”, ka përplasur automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin S. K., 46 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll.

Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e automjetit tip “Skoda”, shtetasja K. H., 41 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila pas mjekimit të marrë në spital, është larguar për në banesë.

39-vjeçari bën të fortin me Ford,nuk i bindet urrdhrit për të ndaluar në Velitërnë/ Policia e procedon…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të ndaluar.

U kap duke kryer ndërtime pa lejë në shtëpinë e tij/ Policia procedon banorin nga Tushemishti…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan prokurorive të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Moti, fundjava nis me reshje shiu në të gjithë vendin…

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në veri dhe qendër duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe.Sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira të dobët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Ronela Hajati tregon pse është akoma beqare: “Jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron”…

Ronela Hajati është një këngëtare shumë e suksesshme dhe mjaft e dashur për publikun. Shpesh ajo publikon postime në rrjete sociale, ku i ‘rrëfehet’ ndjekësve të saj.Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj sentimentale. Gjithashtu ajo zbulon arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela

“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.