Sipas njeriut më të pasur në Shqipëri, keto janë tre plazhet më të bukura të vendit(Video)

Shqipëria ka plazhe unike nga Velipoja deri në Sarandë, me rërë të imët apo edhe me gurë. Por cilat janë plazhet më të bukura të vendit, sipas sipërmarrësit Korçar Samir Mane? Në një intervistë për “Pushime on Top”, Mane ka rrëfyer tre plazhet e preferuara në Shqipëri, si dhe ka kujtuar pushimet më të thjeshta që ka kaluar në fëmijërinë e tij

Pjesë nga intervista:

Ju keni gjezdisur nëpër Shqipëri, cilat janë plazhet që preferon më shumë Samiri?

Mane: Padyshim që Palasa është njëshi dhe dyshi për mua, jo sepse unë kam investuar aty, dhe nuk është natyrisht për reklamë, por është një plazh unik në raport me detin, ujin, malin, mikroklimën, çdo komponent pozitiv që mund të ketë një plazh është në Palasë.

Dhërmiu më pëlqen gjithashtu, sidomos fundi i Dhërmiut dhe Ksamili.

I mban mend pushimet më të lira, me bukë me vete?

Mane: Më të lirat kanë qenë në Durrës, në kohën e komunizmit, me bukë me vete dhe me të gjitha ato pak fasilitetet që kishte atëherë, por kënaqësia ka qenë e madhe.

Numërova këto ditë në Korçë njerëzit e farefisit tim ,më shumë se gjysma e kanë lënë Shqipërinë…

Nga Agim Xhafka: Numërova këto ditë në Korçë njerëzit e farefisit tim dhe shifra që më doli ishte për të qarë. Më shumë se gjysma e kanë lënë Shqipërinë. Në ca gëzime që shkova plot nipër e mbesa bënin muhabet largimesh. Dëgjoja Amerikë,Angli,Gjermani,Itali,Greqi…
Do gjej mundësinë që një çuni të gjakut tonë t’i lidhim një rrogë të përjetshme me kusht të ai mos e kalojë kufirin asnjë ditë. Ta kemi si gjelin e farës.

Ndryshe do na vërvitet mbiemri nëpër glob e askush nuk do besojë që fisi Xhafka dikur,para shumë e shumë vitesh,ka qënë shqiptar e ka gjalluar këtyre anëve…

Bëja Maliq-Pogradec në këmbë ,Samir Mane rrëfen sakrificat në adoleshencë(Video)

Sot është njeriu më i pasur në Shqipëri, por për Samir Manen jeta nuk ka qenë gjithmonë kaq e lehtë. I pyetur në emisionin “Pushime on Top” për periudhën e gjimnazit , Mane tha se në atë kohë nuk kishte mundësi të bënte pushime në Himarë apo Durrës, por i është dashur të shkojë në Pogradec nga Korça me këmbë.

E mban mend veten tënde në gjimnaz?

Mane: Patjetër po

Një kohë tjetër ajo, me shumë mungesa

Mane: Sigurisht, në atë kohë nuk kisha mundësi të shkoja në Himarë, në Durrës shumë rrallë. Por padyshim ishte liqeni i Pogradecit, që shpesh herë duhet ta bëja me këmbë nga Korça në Pogradec. Në fakt Korçë-Maliq me autobus, dhe pastaj Maliq dhe Pogradec me këmbë, për të shkuar dy-tre orë në liqenin e Pogradecit.

E mban mend ku e ke mësuar notin për herë të parë?

Mane: Notin besoj që e kam mësuar në Pogradec, rreth moshës 8-vjeç

Qukës-Qafë Plloçë / Rama jep lajmin e bukur: “Shqipëria nënshkroi me Fondin Saudit, që bën të mundur përfundimin e Saj

Nga Edi Rama:

Qeveria Shqiptare dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, nënshkruan pas një negociate të gjatë marrëveshjen e financimit shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila u riprojektua thuajse tërësisht nga e para pas një projektimi tipik të kohës së rrugëve të lëna rrugëve✍️ 👉Fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km🚧🚦

🛣Kjo vepër përmban ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës👷‍♀️👷🏼🚦

🛣Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë, si edhe do të zbulohet një tjetër zonë e magjishme e Shqipërisë, Mokra me tërë potencialin e vet bujqësor e agroturistik👏

TëBashkuarJoTëNdarë🫶 ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 SkaKohëPërPushim🏃🏃‍♀️


I lidhur me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode…

Është arrestuar në Berat, Skol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, i dënuar me disa vite burg për trafik droge. Bode ka qenë në arrati që prej muajit prill, kur Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 12 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 8. Ai akuzohet gjithashtu për lidhje me grupin e Habilajve. Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Së bashku me Gjergji Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.

Jeni gati për sporte në ujë? Më 12-14 Gusht në Pogradec vjen për herë të parë “Canoe Racing”

Nëse je i apasionuar pas sporteve ujore dhe do të kalosh një verë ndryshe, në Pogradec do zhvillohet për herë të parë “Canoe Racing”, kështu që mos e humb.Shoqata “ALBACCESS OPEN” në bashkëpunim me Visit Pogradec organizon projektin tre ditor “Fuqizimi i të rinjve për një mjedis të pastër nëpërmjet turizmit të aventurës dhe sporteve ujore”.Ky projekt vjen në kuadër të programit Tirana EYC 2022, me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë. Hiking, eco-tourism, kompeticion me kanoe dhe argëtim pafund gjatë këtij sezoni veror në Pogradec.


Aksident i 5-fishtë në Radhimë/ Wolsvagen i merr para, dy persona dërgohen në spital(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Radhimë-Orikum. Një automjet tip “Wolsvagen” ka përplasur 4 makina të tjera. Përplasja ka sjellë dëme materiale të konsiderueshme dhe dy të plagosur. Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për hetuar shkakun e aksidentit.

Çmënduri në Arta të Greqisë/ Babai shkon të marrë vajzën, dhëndri e vret me çifte….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Arta të Greqisë, ku dhëndri ka qëlluar për vdekje vjehrrin e tij pas një konflikti. Mësohet se 29-vjeçari ende i paidentifikuar e ka vrarë vjehrrin e tij 80-vjeçar me pushkë gjuetie dhe më pas është arratisur në mal. Sherri mes tyre ka ndodhur pasi vajza e viktimës dhe dhëndri 29-vjeçar kishin konflikte mes tyre ,ndërsa 36-vjeçarja i kishte thënë familjarëve se po jetonte një dramë me ish-bashkëshortin për shkak të xhelozisë.

Pas konflikteve të çiftit, babai i gruas ka shkuar në Arta për të marrë vajzën nga shtëpia e bashkëshortit dhe e ka çuar në banesën e tij në Astrochori. Burri i armatosur me çifte i ka ndjekur dhe me të mbërritur në fshat ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, ku e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të vdekur. Policia ka nisur hetimet për kapjen e tij si në prefekturën e Artës ashtu edhe në zonat përreth.

Gazetarja e njohur : Opozita po ikën për në Ballaban, Rama dhe 40 patronazhistët e tij, e kanë mbyllur rezultatin e zgjedhjeve…

Nga Ambrozia Meta:

Disa ditë më parë, u nisa për të shkuar në Bënjë të Përmetit. Ishte një rrugë shume e bezdisshme, me kthesa dhe meqë ishte hera e parë që e bëja si shofere, pasi kalova Këlcyrën, në vend që të vazhdoja drejt, u ktheva majtas, duke hyrë në nje tjetër shteg. Pasi eca për 10 minuta, e kuptova që mund të kisha hyrë gabim. Por meqë Ishte një rrugë e asfaltuar sikur po më pëlqente ta përshkoja. Më bëri përshtypje sepse ndërsa ecja, nuk po shkëmbehesha me asnjë makinë.

E ndjeva që mund të isha gabim por vazhdova të ecja sepse nuk e pranoja që mund të kisha ngatërruar rrugën për në Përmet. Eca edhe 10 minuta të tjera. Mirë që nuk po shkëmbehesha me asnjë makinë por nisa të shkëmbehem me traktorë. Vetëm fusha dhe njerëz që punonin, si në Marenën e Teto Ollgës. Pasi kisha ecur 25 minuta në atë rrugë, ndalova për të pyetur një banor të zonës nëse ajo rrugë të çonte në Përmet. Ai qeshi pak dhe më tha që duhet të kthehesha pas, sepse kisha marrë rrugën për në Ballaban.

Tani imagjinoni sikur në atë makinë mos të isha unë por opozita shqiptare, e cila ecën, ecën në të njejtën rrugë që 9 vite.

E kupton që në kthesë nuk po shkëmbehet me Edi Ramën por sërish ecën dhe ecën, me shpresën që do e gjejë në majë të Ballabanit dhe do e mundë. Ndërkohë që opozita ikën për në Ballaban, Edi Rama dhe 40 patronazhistët e tij, e kanë mbyllur rezultatin e zgjedhjeve në Bënjë të Përmetit. Le të marrim një shembull. Ndërkohë që Ish-Presidenti del gjithë ditën në ekrane për të kërcënuar Kryeministrin, më kujtohet kryebashkiaku i Skraparit që para disa javësh, tha se i kanë pikasur njerëzit me influencë në fshatra dhe PS ka siguruar 4500 vota për zgjedhjet e ardhshme.

Ka ardhur koha që opozita të kthejë makinën dhe të ndryshojë rrugë. Daljet nga selia, konferencat për shtyp dhe takimet me njerëzit, t’i spostojë në qytete dhe fshatra, të takojë qytetarë dhe t’u qajë hallet, t’i shpërngulë deputetet në zonat e tyre, siç rrinë kundërshtarët politikë. Përndryshe do përfundojë në Ballaban dhe nga sa kuptova, atje nuk kishte gjë tjetër përveçse gjethe dhe erë. Pastaj do ishte shume keq, sepse nuk u falet shoferëve që kanë 30 vjet në timon, të ngatërrojnë rrugën.

Çmenduri në Greqi/ Burri sulmon me acid në fytyrë gruan, donte ta vriste…

GREQI- Një 50-vjeçar nga Messina i shtyrë nga mosmarrëveshjet familjare dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshorten duke i hedhur lëng kaustik (acid) një 49-vjeçareje, e cila rrezikon të humbasë syrin e djathtë. Të dy ishin ndarë në gjashtë vitet e fundit, dhe kishin katër fëmijë së bashku, ndërsa ish-gruaja e tij kishte dhe dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Së fundmi ata kanë bashkëjetuar sërish për shkak të problemeve financiare me të cilat ka hasur 49-vjeçari. Megjithatë, raportet thonë se lidhja e tyre ishte vetëm formale. 50-vjeçari që sulmoi ish-bashkëshorten arrestua kur shkoi në spital për ta vizituar disa orë më vonë pas ngjarjes. Autori fillimisht mohoi ngjarje, por më pas pranoi se ishte ai që kishte e sulmuar acid ish-bashkëshorten e tij.
Mediat greke thonë se 50-vjeçari e kishte blerë acidin në një supermarket me qëllimin për ta vrarë ish-gruan shkruan protothema


Në Shqipëri i venë gardhin detit/ Gazetari shkon në Parga: “Askush s’të ndalon të përdorësh shtrojën tënde në plazhin e hotelit

Per kryetaret e Bashkive dhe per Ministrin e Turizmit, qe menaxhojne plazhet dhe pergjigjen per ligjet, dhe qe hapesire publike keni lene vetem vendin ku derdhen ujerat e zeza, gazetari ben paralelizem duke thenë se plazhi nuk eshte prone e askujt. Uji, rera, deti, lumi….jane pasuri e te gjitheve, edhe e te pasurve, edhe e te varferve, edhe e atyre qe kane lindur ne bregdet, edhe atyre qe kane lindur ne male. Edhe në hotele disi të mbyllura të tipit “resort” ku plazhi frekuentohet thuajse tërësisht nga klientët, nuk është e ndaluar që vizitorë nga jashtë hotelit të shfrytëzojnë hapësirën midis çadrave të para dhe bregut.

Askush nga sfafi (super-i-sjellshëm) i hotelit, largqoftë ndonjë nga pronarët nuk i shqetëson turistët e huaj që duan të përdorin shtrojet e veta për të bërë plazh. eu

Njihuni me motin…Shi,breshër dhe rrufe/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën…

Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur nga dita e nesërme. Sipas sinoptikanëve gjatë ditës së premte moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe breshër në disa zona malore, si dhe me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës së nesërme temperaturat nuk priten t’i kalojnë 30 gradë celciusl edhe ne bregdet.

Ndërkohë sa i përket ditës së shtunë dhe të diel temperaturat do të vijojnë të ulen edhe më tej, ku do të arrijnë në 27 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale. Gjithashtu përgjatë fundjavës priten rrebeshe shiu në të gjithë territorin.

Ambasadori i Greqisë i prerë: “Nuk do ta njohim Kosovën , nuk ndryshojmë qëndrim…

Ambasadori grek në Beograd, Giorgos Diakofotakis është shprehur se Greqia nuk është duke ndryshuar qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën. Gjithashtu, sipas tij nuk ka presion ndaj Greqisë për ta bërë këtë.“ Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendijas, gjatë vizitës së fundit në Beograd, ka ripërsëritur se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori në një intervistë për Tanjug.

Ambasadori është pyetur edhe nëse është në dijeni të deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila kishte thënë se ekziston “mundësia që pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë”, mirëpo ai ka deklaruar se nuk është i informuar për një mundësi të tillë.

Nuk ekziston në fakt”, thotë ai, duke shtuar se “Greqia nuk është nën presionin e askujt”.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq sa i përket marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës sipas tij të dy vendet kanë raporte të mira veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.Ai ka shtuar se Athina beson se përmes një rezultati të suksesshëm të dialogut do të rritet siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.

Vajza e ish-deputetes së PD-ndez rrjetin, mahnit fansat me bikini (Foto)

Ada Deda është një ndër vajzat më seksi të instagramit. Një bukuri e shumë komentuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Ada gjithmonë di si të tërheqë vëmendje dhe të bëjë që emri i saj të lakohet kudo. Vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda, së fundmi “çmendur” rrjetin me foto seksi që ka postuar. Modelja shfaqet me bikini ku ekspozon të pasmet seksi.“

Me fat sepse unë jam peshku” shkruan ajo krahas fotove të cilat kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Ambasadori i Greqisë i prerë: “Nuk do ta njohim Kosovën , nuk ndryshojmë qëndrim…

Ambasadori grek në Beograd, Giorgos Diakofotakis është shprehur se Greqia nuk është dukë ndryshuar qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën. Gjithashtu, sipas tij nuk ka presion ndaj Greqisë për ta bërë këtë.“ Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendijas, gjatë vizitës së fundit në Beograd, ka ripërsëritur se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori në një intervistë për Tanjug.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendijas, gjatë vizitës së fundit në Beograd, ka ripërsëritur se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori në një intervistë për Tanjug.

Nuk ekziston në fakt”, thotë ai, duke shtuar se “Greqia nuk është nën presionin e askujt”.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq sa i përket marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës sipas tij të dy vendet kanë raporte të mira veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.Ai ka shtuar se Athina beson se përmes një rezultati të suksesshëm të dialogut do të rritet siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor.