Çmimet e çmendura në bregdet/ Ky është qyteti që turistët po e zgjedhin gjithmonë e më shumë…

Pogradeci edhe këtë vit mbetet një destinacionet me të preferuara për të pushuar. Krahas klimës që ofron ky qytet, një nga arsyet më madhore këtë vit duket se janë dhe çmimet e pandryshuara.Nëse në jug të Shqipërisë çmimet janë rritur me disa fish, Pogradeci vazhdon të ketë çmime e njëjta si vitet e kaluara. Pushuesit shprehen se janë të kënaqur me çfarë kanë gjetur në qytet, por edhe qetësinë dhe mikpritja e pogradecarëve.

Qyteti liqenor është mjaft i kërkuar këtë sezon veror ndërsa pushteti lokal thotë se përsa i përket numrit të pushuesve, mund të krahasohet me vitin 2019, vit ky me numrin ë lartë të vizitorëve, kryesisht vendas.

“Shkëlqyeshëm. Çmimet shumë mirë, siç kanë qenë ashtu janë. Çdo gjë është perfekte. Nëse një familjare mesatare dëshiron që të kalojë pushime le të vijë në Pogradec”, shprehen disa prej tyre.

Ndërkohë edhe Durrësi është në ritmet e sezonit të kaluar, por ndryshe nga Pogradeci, këtu kemi një rritje të ndjeshme cmimesh.

Vrasja në Rëmbec të Korçës/ Flasin fqinjët :”Qentë e tij të hidhen në kokë…

Një sherr me thika mes dy fqinjëve u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Rembec te Korçes, ku për pasojë mbeti i vrarë Nesti Sotiri ,ndërsa Velo Azisllari perfundoi i plagosur ne spitalin e Korçes. Kur ka qenë vetëm 50 m larg banesës, drejt kopesë se tij janë sulur qentë e Velo Hazisllarit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i viktimës, i cili për t’u mbrojtur ka goditur me shkop qentë e autorit. Kaq ka mjaftuar që të riniste sherri midis tyre me grushte dhe sende të forta si shkopinj.

Në sherr e sipër, autori i dyshuar Velo Hazisllari ka nxjerrë një biçak, të cilin e kishte me vete, duke e goditur vetëm një herë në pjesën poshtë barkut 60-vjeçarin. Goditja ka qenë fatale për Sotirin, i cili gjatë transportin për në spital ka humbur sasi të mëdha gjaku. Mësohet se goditja me thikë i ka prekur 60-vjeçarit, arterien kryesore, duke i shkaktuar edhe humbjen e jetës. Lidhur me ngjarjen kanë folur dhe fqinjët per Report Tv:

“Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë denoncuar. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”,-tha një fqinj.

“Nuk e di kam ikur që i vogël. Nuk e di ca kanë patur kto. Nuk ma do mendja të kishin konflikte. Shumë njeri i mirë. Edhe Velo i mirë., Nuk dimë gjë vetëm kur e dëgjuam në televizor. Na ra pika. Po dridhemi. Na vjen keq për të dy palët. Ishin burra punëtorë, shikonin punën e vet, nuk ishin të sherreve”,-tha një tjetër.

E rëndë në Prrenjas /48-vjeçari i jep fund jetës, var veten në pemë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Prrenjas në kushte të rënduara psikologjike ,ku raportohet se Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë. Ai jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar. 48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, ndërsa banorët e ndihmonin me ushqime.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit ku pritet të kryhet ekspertiza ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Sezoni turistik në Shqipëri/ Durrsi bën namin ,hotelet mbi 90% të zëna , me dobët bregdeti i Himarës

Operatorët turistikë të bregdetit të Durrësit-Golemit janë të vetmit që nuk po ankohen për ecurinë e aktivitetet këtë sezon ,ndersa ata kanë patur aktivitetin më të lartë turistik këtë sezon veror krahasuar me plazhet e tjera të bregdetit shqiptar. Ka turistë nga i gjithë Ballkani, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Serbia. Turizmi shqiptar për këtë sezon po mbahet nga turistët e huaj teksa ata vendas e kanë bojkotuar unanimisht.

Çmimi all inclusive që përfshin tre vakte dhe pije pa limit shkon në 65€ dita dhe është vështirë të gjesh dhoma të lira.

30-50 lekë të reja është rritja që kanë pësuar pjatat në restorante. Ku sallata shkon 250 Lekë, rizotoja shkon në 500 Lekë, një picë 300-700 Lekë e mishi e peshku 800-900 Lekë.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka thënë për mediat se bregdeti Durrës- Kavajë ka një zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%.

Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%.

Bregdeti i Sarandes është mbi 70%; Bregdeti i Vlores 75-80%

Më dobët, sipas tij, këtë vit paraqitet bregdeti i Himarës, që ka një zënie të kapaciteteve prej 55-60%.

Dobët rezulton dhe Shëngjini këtë vit, ku Kasa thotë se zënia e kapaciteteve është 70-75%.

Ndahet nga jeta piktori Korçar Koço Ristani

Arti korçar dhe jo vetëm ka humbur sot një nga piktorët restaurator më të njohur Koço Ristanin i cili ka zënë një vend të veçantë në historinë e restaurimit të veprave të artit në Shqipëri. Ristani u shua pas një beteje të gjatë me sëmundjen ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij. Koço Ristani,vjen nga një familje e njohur nga zona e Vithkuqit, ai lindi në Korçë në 8 maj të vitit 1943. Koço që fëmijë kishte pasion vizatimin dhe më pas pikturën.

Ai mori mësimet e para nga piktori Vangjush Mio, por studimet për pikturë, Ristani i kreu në Liceun Artistik ”Jordan Misja”, Tiranë.

Pas studimeve kthehet në vendlindje – Korçë ku ishte skenograf në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në vitin 1980 Koço Ristani ishte pjesë e grupit të parë të restauratorëve të veprave të artit mesjetar në MKAM, Korçë.

Koço Ristani ishte një figurë shumëplanëshe si intelektual dhe qytetar korrekt dhe i nderuar, një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, një artist që ka lënë mbresa me veprat e tij në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni. Mesazhe të shumta ngushëllimi janë përcjellë nga kolegë, miq të piktorit e artëdashës korçarë.

Persefoni Treni, “Mesuese e merituar”.
Nè vitin 1918, hapi shkollèn e parë tè vashave nè
Pogradec
Autori i portretit: Koço Ristani, 1982.

Ana tjetër e Zakynthos, plazh mes mbeturinave tek anija e mbytur

Një foto nga vendi me famë botërore nga Anija e Zakinthos po bën xhiron e internetit orët e fundit, e cila zbulon anën tjetër të turizmit masiv dhe problemet që ai shkakton në komunitetet lokale. Fotoja në fjalë është publikuar nga ambientalisti Michalis Bakas në profilin e tij personal në Facebook duke shprehur indinjatën ndaj atyre që hedhin mbeturina pa u kujdesur për mjedisin dhe bukurinë e tij natyrore.

“Verë greke 2022.. Nuk arrij ta kuptoj se si mund të paguash për të shkuar për disa orë në një nga plazhet më të bukura në botë dhe për të lënë plehrat e tua atje”, shkruan ai në mënyrë karakteristike me përdoruesit në komente duke duartrokitur këndvështrimin e tij.

Anija e mbytur e Zakynthos është një plazh i njohur në anën lindore të ishullit pranë fshatit malor të Anafonitria. Ujërat e pastër kristal, rëra e bardhë, shkëmbinjtë e thepisur mbresëlënës dhe rrënojat gjysmë të zhytura të një anijeje përbëjnë një mjedis fantastik.

Udhëtari gjerman EL Salvatos përmend në vitin 1901, për zonën e Navagios, se ishte një plazh shumë i vogël me gurë. Pleqtë e zonës thonë se deri në vitin 1920 aty ka qenë një plazh shumë i vogël i quajtur Spirili.

Pas vitit 1922, rrëshqitjet e dheut krijuan plazhin e parë të rëndësishëm , i cili ishte afërsisht në pikën ku ndodhet barka sot. Rrëshqitja e fundit pas Anijes krijoi plazhin aktual.

Anija e mbytur është vendosur kronologjikisht në vitin 1983, ndërsa anija që u mbyt mbante cigare kontrabandë. Edhe sot plazhi është i aksesueshëm vetëm nga deti. Nga qyteti i Zakynthos, porti fqinj i Vromit, por edhe nga pjesë të tjera të ishullit, varkat nisen çdo ditë për në plazhin anijembytur.

Me vendim qeverie/ Flamuri i BE-së përkrah atij shqiptar në të gjitha institucionet publike

Flamuri i Bashkimit Europian do të ngrihet përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare të hënën, 8 gusht.Ndryshimet janë bërë në nenin 4, pika 2, ku shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: Sipas ligjit të vjetër, ” të gjitha institucionet publike detyrohen te vendosin flamurin kombëtar ne mjediset e tyre te brendshme dhe te jashtme.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE

PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,

FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:

a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.

b) Në pikën 5, pas fjalëve “… si dhe raporti i përmasave të tij për këto mjedise, …”, shtohen

“… si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian …”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Baba Mondi uron Festën e Ashures: Luftoni veset e këqija!

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”. Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që “të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët”, sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.

Në këtë mënyrë të jetuarit së bashku në kulturën tonë, me vështirësitë që kjo botë po kalon, luftërat, vrasjet, pandemitë na mësojnë të ndajmë me njëri tjetrin, dashurinë, hidhërimin, pikëllimin dhe barrën e vështirësive që na sjell jeta.

Filloni nga ndërgjegjësimi i vetes suaj dhe bëni vetëm të mira. Bëni vetëm të mira dhe Zoti do t’ua shpërblej. Luftoni veset e këqija dhe duajeni jetën. Shpirtrat e bardhë të dëshmorëve të Qerbelasë, na ofrojnë këshillën dhe virtytet e tij për të ecur në rrugën e së vërtetës në çdo koncept të jetës. Zoti na bekoftë të gjithëve, Amin!”, tha Baba Mondi.

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet: Ulet nafta, rritet benzina…

Ndonëse çmimi i karburanteve në bursa ka rënë nën treguesit e para luftës në Ukrainë, bordi ka vendosur që të ulë vetëm me 4 lekë/ litër çmimin e naftës, ndërkohë që benzina është shtrenjtuar me 1 lek/ litër. Tashmë bazuar në vendimin e ri 1 litër naftë do të shitet me 216 lekë, kurse një litër benzinë me 200 lekë .Bordi i Transparencës në datë 9 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës në Shqipëri, rritet benzina…

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Sipas vendimit të fundit një litër naftë me pakicë do të shitet jo më shumë se 216 lekë, pra 4 lekë më pak nga sa tregtohej gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë, benzina do të tregotohet jo më shumë se 200 lekë/litri. Këto çmime të reja do të fillojnë të zbatohen ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00. Bordi i Transparencës në datë 9 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bënin namin me shërbim taksi 24 ore për drogë/ Shqiptarëve iu zbulohet skema në Britani…

Dy të rinj shqiptarë pjesë e një bande janë burgosur në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen se shpërndanin drogë me “shërbim taksie” në Somerset. Të dënuarit janë Fatlind Boshnjaku dhe Ergys Aliajn. Në mediat britanike, thuhet se drejtuesi i kësaj bande, ishte Fatlind Boshnjaku, i cili u arrestua dhe dënua. Ishte ai që udhëzonte shpërndarësit, duke përfshirë këtu edhe Ergys Aliajn në qindra vendndodhje në Taunton, Yeovil, Wellington, Martock dhe Stogursey.

Për një periudhë 6-mujore djemtë furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesit lokalë. Ata mendohet se kanë fituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm pothuajse gjysmë milioni Paund. Shqiptarët përdornin të ashtuquajturën “metoda e kodit postar” për të vendosur marrëveshjet për shitjen e drogës.

Ata u vunë nën përgjim. Mësohet se atyre u janë analizuar me qindra mesazhe telefonike. Dy të rinjtë dolën të premten e kaluar para gjykatës dhe u shpallën fajtorë për shpërndarje të drogave të klasit A.

Për Boshnjakun u vendos dënim me burg për 8 vite, ndërsa Aliaj u dënua me 2 vjet e katër muaj heqje lirie.Sipas provave telefonike, pra mesazheve, mendohet se mes Tetorit 2020 dhe Marsit 2021, shqiptarët kanë realizuar 11 796 shitje droge.

Vlera totale e përfituar llogaritet 471 867 Paund. Klientët thjesht bënin kontakt me numrin e shpërndarësve. Më pas korrierit i jepej një vendndodhje dhe instruksionet se ku do të bëhej shpërndarja e drogës. Pas kontrollit të linjave telefonike, ishte Boshnjaku. Ai kishte nën kontroll 4 persona, ndërsa ta edhe Aliajn. Boshnjaku siguronte akomodim dhe mjete për shpërndarësit e tij. Këta të fundit punonin si shërbim 24/7.

Avokati mbrojtës i Boshnjakut tha se ky i fundit kishte shkuar në Britani që në moshën 15-vjeçare për t’i shpëtuar dhunës. Në moshën 21-vjeçare ai u braktis nga shërbimet sociale të shtetit britanik dhe për shkak të kësaj i hyri aktiviteteve të paligjshme.

Ndërkohë Aliaj kur kishte kryer krimin kishte qenë 17 vjeç dhe kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme. Por pavarësisht këtyre arsyetimeve gjyqtari i çështjes tha se aktiviteti ku ata ishin përfshirë ishte i sofistikuar dhe për këtë arsye i dënoi.

Sekuestrimi i 1 ton marijuane/ VOA jep detaje të reja: “Si u ndoqën 3 skafistët vlonjatë nga Guardia di Finanza

Në Shqipëri, policia njoftoi sot se falë një operacioni të përbashkët me autoritetet italiane është bërë i mundur sekuestrimi i afro 1 tonelate marijuanë. Tre shqiptarë që drejtonin tre skafe me të cilët trasnportuan drogën në det, janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa në Itali, në gjirin e Santa Maria di Leuca, në bregdetin e Lecce-s, është bllokuar një anije me vela, e drejtuar nga dy ukrainas Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Në brendësi të mjetit lundrues është gjetur dhe sasia e madhe e drogës e ndarë në 153 pako.

Gjithçka ka nisur kur një helikopter i Guardia di Finanza-s italiane, i cili po kryente fluturime kontrolli për llogari të Frontex-it, Agjencisë europiane të rojeve kufitare e bregdetare, ka dalluar në thellësi të ujërave të detit Jon, disa mjete të vogla lundrimi të cilat po shkarkonin disa pako, në një mjet me vela.

Në këtë moment janë sinjalizuar autoritetet shqiptare dhe italiane, të cilat kanë nisur një operacion të bashkërenduar, ku siç u njoftua, u angazhuan 250 forca nga toka, ajri dhe deti.

Nga policia e Vlorës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, i Arbër Saraselit, 31 vjeç, Saverjo Imerajt, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezit, 19 vjeç. Ata u kapën ndërsa me tre skafet e tyre po ktheheshin në brigjet shqiptare. Në kërkim është shpallur dhe një i katërt, Gregor Likaj, 33 vjeç, ndërsa jane sekuestruar dhe tre mjetet lundruese.

Anija me vela ku ishte ngarkuar droga, u bllokua nga Guardia di Finanza, e Gallipolit, ndërsa po lundronte në brendësi të ujërave territoriale italiane.

Sasia e madhe e marijuanës së bllokuar, dëshmon për një riaktivizim të përpjekjeve për trafikimin e marijuanës ngë Shqipëria përmes detit. Disa javë më parë një gomone e shpejtë, e cila dyshohej se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike, i shpëtoi ndjekies në det, dhe u gjet një ditë më pas e djegur në breg.

Gjatë vitit të shkuar sipas autoriteteve italiane nuk ishte regjistruar asnjë rast i trafikut të marijuanës nga Shqipëria, ndërkohë që fluturimet e përvitshme të Guardia di Finanza-s mbi territorin shqiptar, nxorrën në pah një rrije të sipërfaqeve të kultivuara./ VOA