Emocionuese/ Djemtë e “West Side Family” dërgojnë vajzën e Dr. Florit në gjimnazin e të atit

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 8 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Së fundmi miqtë e tij kanë dërguar Kaltrinën, vajzën e e Dr. Florit e cila tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë në shkollën e të atit. Landi dhe Miri, dy pjestarët e grupit “West Side Family” ku ishte edhe Dr.Flori e kanë dërguar Kaltrinën në gjimnazin ku ata janë takuar si grup dhe kanë nisur hapat e parë në muzikë, Gjimnazi “Petro Nini Luarasi”. Ajo tashmë ka mbaruar ciklin 9-vjeçar të shkollës dhe është gati për në gjimnaz. Në foto vihet re se Kaltrina është rritur, është bërë një vajzë e madhe dhe mjaft bukuroshe. Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi! Sërish… Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”, shkruan Landi Hysi ne profilin e tij ne rrjetet sociale.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: