Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Manchester United. Këtë lajm e ka bërë publik klubi “Djajve të Kuq” në një reagim në faqen zyrtare. United bën me dije se portugezi nuk është më pjesë e tyre ndërsa e falenderon dhe i uron fat në të ardhmen… Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të dyanshme, me efekt të menjëhershëm”. “Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit .
