Në Korçë për festa, hotelet e bujtinat të rezervuara në masën 90%(Video)

Ata që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar fundjavën por edhe festat kombëtare të fundnëntorit do të mund t`i gëzohen edhe borës që zbardhi të dielën fshatrat turistikë. Përveç Vlorës edhe Korça mbetet destinacion për festën e Flamurit dhe Çlirimit të vendit. Hotelet dhe bujtinat e qytetit janë prenotuar në masën 90%.

Prenotimet e festave kanë qenë më të mira se vitin e kaluar. Kanë qenë në rritje. Shumë njerëz i kemi refuzuar.”

Operatorët turistikë thonë se pavarësisht rritjes së numrit të vizitorëve dhe kërkesave për akomodim çmimet nuk kanë ndryshuar.

“Nuk kemi bërë asnjë lëvizje në çmim. E kemi fituar klientin duke mos i luajtur me çmimin.”

Mes klientëve të shumtë janë ata që i kanë mbetur Korçës besnikë e rikthehen aty për çdo festë.

“Madje kanë persona që e kanë vizituar shumë herë Korçën dhe dinë kur të flenë dhe ku të hanë.”

Nga vizitorët shqiptarë qyteti juglindor preferohet më tepër në fundjavë ndërsa të huajt kërkojnë qetësinë e ditëve të javës.

“Të parët janë pjesa e Tiranës që e mban Korçën dhe e bën Korçën çdo fundjavë si kryeqytet. Po ashtu edhe Shkodra. Kemi edhe trevat shqiptare, ndërsa turistët e huaj preferojnë javën.”/ Ora news

Video :

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: