Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës, ku një i ri ka qëlluar me grusht kreun e PD-së Sali Berisha . Menjëherë në këtë moment kanë ndërhyrë truprojat. Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Siç duket edhe nga pamjet, Berisha ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë ndërsa gjaku mbuloi faqet dhe hundën .
E fundit/ Goditet Sali Berisha, gjak në bulevard pic.twitter.com/Opv4Hdsqg3
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 6, 2022
Incident gjatë protestës së opozitës, i riu godet me grusht Sali Berishën pic.twitter.com/4I3LcqgEbW
— KorcaBlog.com (@korcablog1) December 6, 2022

