Këngëtarja Eli Fara tashmë është në kërkim të dashurisë (Video)

Eli Fara ishte njëra nga të ftuarat në “Zemër Luana”.Ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të Egit, i cili ishte në rolin e astrologes, Zonja Vefi. Teksa ka bërë parashkimin e shenjave për secilin tek të ftuarit është ndalur tek Eli Fara, ku është shprehur se do të hapë zemrën për dashurinë në 2023. E faktikisht Eli Fara nuk e ka mohuar diçka të tillë.

Këngëtarja ka nënkuptuar se nëse vjen partneri e ka të hapur derën në vitin 2023. Gjithsesi Eli është ndër ato personazhe që e ruan me fanatizëm jetën private, ndonëse në “Zemër Luana” është përshtatur së shumti edhe me të ftuarit e tjerë apo më ngacmimet e Egit…

Pyetjes “Kur e kanë dhënë puthjen e parë”, Eneda dhe Eli nuk ngurruan t’i përgjigjeshin dhe për koeçidencë të dyja këngëtaret e kishin dhënë puthjen e tyre pasionante në moshën 16-vjeçare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.