WhatsApp do të ndalojë së punuari për miliona telefona, nga kjo datë?

Ata të cilët kanë modele të vjetra të iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin Whatsapp-in pas 31 dhjetorit. WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 dhe 5c, së bashku me disa modele të Huawei, LG dhe Samsung.

Sidoqoftë, përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.