Levizje e bujshme për garën e Bashkisë Korçë / Kandidati i “Primareve” pritet të garojë për grupimin Alibeaj-Basha

Gjergji Gjata pritet të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike që drejtohet nga Alibeaj dhe Lulzim Basha. Gjata është një emër i njohur për demokratët e Korçës, pasi ai pak kohë më parë garoi në primaret e organizuara nga Berisha, por pa mundur të dalë fitues .Ai mundi të sigurojë 426 vota mes demokratëve të PD-së në Korçë.

Prej shumë vitesh ai ushtron profesionin e mjekut gjinekolog në Korçë, ndërsa mban edhe gradën doktor shkencash. Kandidimi i mjekut Gjergj Gjata nga ana e demokratëve të pozicionuar krah Lulzim Bashës do të ishte një zgjedhje qe mendohet të përcaje voten e Demokrateve në garën e vendoreve të 14 majit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.