Nga Bled Mane tek vajza e Sabianit dhe Tan Brahimi/ Zbulohen emrat që pritet të hyjnë në BBVIP…

Big Brother Albania Vip duket se është tema kryesore në çdo tavolinë, shtëpi dhe ambient. Pas daljes së Efit nga shtëpia e famshme, pritet të futen personazhe të tjerë. Produksioni ka menduar t’i ‘trazojë pak ujërat’, duke futur brenda personazhin kontrovers Bledi Mane. “Hapni derën se erdha”, shkroi Bledi Mane në një Insta Story në profilin e tij. Mane mesa duket do hyjë me mision të qarte: “

Të minoje imazhin e Luizit”, pasi sipas deklaratave të Manes, Luizi eshte bixhozgji, dhe kjo perballje mes tyre është e mezipritur. Me sa duket Mane është një zgjedhje e produksionit.

Jo vetëm kaq, qarkullojnë lajmet se do jetë pjesë e formatit edhe Keisi Medini, vajza e Sabianit. Mbase atë që nuk arriti dot i ati, do e bëjë Keisi. Vërtet ajo nuk futet në kategorinë VIP, por është rasti kur lind ‘e njohur’ për shkak të babait këngëtar.

Tan Brahimi, aktori i humorit shkodran, dikur pjese e Al Pazar, do jete i vetmi personazh qe te gjithe do e doni, ai njihet si personazh qe nxjerr vetem batuta, por jo si Luizi, humori i tij eshte i zi, dhe kombinuar me LUizin, shfaqja do jete maksimale.

Bled Mane
Keisi Medini & Sabiani
Tan Brahimi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.