Prek me rrëfimin për nënën, Luizi: “Ajo vazhdon punon në Amerikë, kur të dal, dua të jetojë si mbretëreshë…

Në dhomën e surprizave, Luizi i përlotur lexoi letrën që nëna i kishte shkruar. Ai u shpreh se nëna e tij jeton në SHBA. Mes lotësh ai tha se ajo ka sakrifikuar shumë dhe se ai kur të dalë do t’i mundësojë një jetesë që mos të punojë më. “Biri im të shoh çdo ditë por ti e di që prej punës nuk të shoh dot çdo moment. Me mendje jam me ty gjithmonë. Lumturohem kur të shoh mirë, por edhe shqetësohem ndonjëherë, si meraku i një nënë për djalin.

Mos harro atë që të ka mësuar baba: Jeta nuk është veç një shëtitje në park.

Prandal vlerëso dashurinë, respektin, moralin dhe shpirtin e sakrificës. Do të dalin shumë pengesa gjatë rrugës. Kurrë mos mendo se je i vetëm, por me kokën lart kapërceji një e nga një. Se sa më mungon biri im, është e kotë ta shkruaj dhe ti e di që nuk e shpreh dot me një letër. Na mungon të gjithëve motrës, kunati dhe tre mbesave.

Gëzon pafund kur të shoh në çdo veprim tëndin gjatë ditës, sepse kthehem pas në kohë e më kujtohet Luizi im i vogël me fytyrë ëngjëllore. Për nënat, fëmijët janë gjithmonë të vegjël dhe kur janë 50 apo 60 vjeç.Je shumë me fat Luiz, në ansjë moment ti nuk je vetëm. Ke një ëngjëll lart që të mbron dhe është krenar për ty. Babi do ishte aq i lumtur për ty bit, mbase edhe më shumë se unë. Do më falësh nëse kam gabuar diku me këtë letër, pasi ti e di, unë nuk i pëlqej fjalët dhe as daljet në ekran”, shkruhej në letër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: