Skënderbeu ‘leksion’ Partizanit në kryeqytet, korçaret dominojnë vajzat e kuqe…

Liga Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti” zhvilloi dje gjysmëfinalen e dytë të vajtjes për femra në volejboll. Vajzat e Skënderbeut fituan 0-3 me sete kundër Partizanit të “Feti Borova”, duke treguar dominim në parket. Përballja në kryeqytet nuk u vendos asnjëherë në diskutim nga korçaret, që dominuan në tre sete duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në finale.

Vajzat e Orlando Kojës fituan setin e parë 20-25, për të vijuar fitoret edhe në setet e tjera. 20-25 dhe 18-25 u mbyllën setet e radhës, me Skënderbeun që merr një rezultat pozitiv. Ndeshja e kthimit në “Tamara Nikolla” mes këtyre dy skuadrave do jetë në 25 shkurt . Trajneri i ri i Partizanit, Bulent Karsioglu debuton kështu me humbje.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: