Mikela i nxjerr të gjitha: “Dea po të pret e dashura Amosit, Olta të ngeli burri te Top Channel…

Pas daljes nga Big Brother VIP, Mikelën e kemi parë të japë komente e ftuar gjatë prime, por edhe përmes postimeve në Instagram. Këtë herë ajo është ndalur duke dhënë mesazh për tre banorë, Dean, Amosin dhe Oltën. Sipas Mikelës, Dea është në një lidhje jashtë dhe personi e ka sjellë në Top Channel ditën e hyrjes së BB. Gjithashtu edhe Amos është në një lidhje dhe siç shprehet Mikela Dean dhe Amosin po i pret dikush jashtë, mesa duket për sqarim.

Ajo jep dhe një mesazh për Oltën.

“Po shihja pak Bigun dhe më bëri përshtypje Dea. Moj Mishel moj po u bërë dy muaj aty dhe s’tu hap kjo gojë, nuk bëri dy llogari për veten tënde, tani që të erdhi veza në byçë u kujtove? Çuditem për faktin që pse po frikësohet Dea të dali? Apo mos ndoshta bashkëjetuesi i saj nuk do ta presi mirë jashtë?!

Misheli je shumë vajzë e zgjuar, do i rregullosh prapë muhabetet, siç të sollën në Top ditën që hyre në Big Brother, ashtu do vijë të të marri do ikni bashkë në shtëpi. Gjithashtu je shumë e zgjuar për të zgjidhur lidhjen toksike që ka lënë Amosi jashtë dhe që të presin ty. Kurse për Oltën më vjen mirë që nuk po del se burri te Topi ngeli duke e pritur”, thotë Mikela.

Publikohet sondazhi/ Çfarë ndjekin më shumë shqiptarët? Luizi i BBV, çështja FBI, apo 21 Janari?

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, është bërë publik sondazhi se çfarë kanë ndjekur më së shumti shqiptarët në ditët e fundit. Në sondazh kanë marrë pjesë 1.500 persona dhe rezultatet janë: 62% e shqiptarëve kanë ndjekur Luizin e BBV, 21% çështja e FBI dhe vetëm 5% për 21 Janarin.

Sipas analistin Arjan Curri, kjo lidhet me sinqeritetin dhe kënaqësinë që sjell show, të kundërtën e asaj që jep politika.

Për Artur Zhejin, kjo lidhet me standartin e jetesës.

Bardhi: “Nëse Berisha kandidon për kryeministër në vitin 2025 unë e mbyll karrierën time si deputet

Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të mbyllë karrierën e tij si deputet i PD-së nëse Sali Berisha kandidon për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I ftuar në Ora News, Bardhi theksoi se nëse kjo ndodh do të vazhdojë të japë kontributin e tij në parti si një anëtar i thjeshtë.

Bardhi: Unë do të vazhdoj të jem në PD, nuk ka asnjë diskutim. Nuk bëhem pjesë e asnjë lëvizje për asgjë të re. PD është partia që më ka dhënë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe unë do të mbështes, votoj dhe punoj gjithmonë për PD.

Sigurisht, nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025 apo kurdo qofshin zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme unë e mbyll karrierën time si përfaqësues i demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë duke vazhduar të kontribuoj si një anëtar i thjeshtë i zakonshëm në PD. E mbyll me vullnetin tim të lirë. U qëndroj atyre gjërave që kam thënë sesi e shoh unë të ardhmen e PD, që përmes PD të ketë të ardhme Shqipëria.

Bardhi: Ulem me cilindo, nuk kam asnjë shqetësim sakohë bëhet fjalë për të gjetur një zgjidhje në interes të PD, demokratëve dhe Shqipërisë. Jemi ulur me zotin Berisha, kemi bërë 2-3 mbledhje në fillim gati një vit më parë në grupin parlamentar. Një mbledhje ka zgjatur rreth 9 orë.

Skenderbeu i kthehet stervitjes, ndez motorët për sfidën e kampionatit(Foto)

Skenderbeu i eshte rikthyer stervitjes duke lene pas skualifikimin nga kupa e Shqiperise ndaj Egnatias. Nen drejtimin e Gozdenovic dhe Liçit ,futbollistet kane zhvilluar stervitjen e zakonshme diten e sotme nderkohe qe ata do te zbresin ne fushe ne takimin e së hënës në kampionat ndaj Tërbunit .

Ndersa kerkohet perqendrim per te realizuar objektivin ngjitjen ne kategorine superiore.

“Big Brother” në Devoll/ Policia heq kamerat e vendosura nga 2 kriminelët(Emrat)

Në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit policia ka sekuestruar kamera që u përkisnin dy shtetasve me precedentë penalë. Nga kontrolli i komisariatit të Devollit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban dhe Sokol Anxhi në qytet. Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”.

Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani konfirmohen 2 kamera të sekuestruara. Kontrollet vijojnë.

Ronaldo e bën “sefte” me Al Nasrr, shënon golin e tij të parë zyrtar në Arabi (Video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar më në fund golin e tij të parë zyrtar me fanelën e Al Nassr. Sulmuesi portugez realizoi golin e dytë për skaudrën e tij nga pika e bardhë e 11-metërshit, përballë ekipit të Al-Fateh, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Ekipi i Ronaldos mban vendin e parë me 34 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shqipëria nuk ka as kamarierë, sipërmarrësit: “Punojnë 3 ditë dhe largohen…

Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur baret dhe restorantet. Aldo, prej vitesh merret me menaxhimin e ketyrë aktiviteteve. Por kohët e fundit, për të gjetur kamarierë, banakierë apo dhe sanitare, është kthyer në sfidë. Duke ardhur dhe duke rënë kërkesa për kamarier, banakierë apo dhe pozicione të tilla të punë. Ne tani kemi vende vakante dhe aktualisht dhe kërkesat janë shumë të ulta”, u shpreh ai.

Aktualisht, në sektorin e bareve dhe restoranteve, janë rreth 15 mijë vende të lira pune. Sipërmarrësit thonë se shkaku kryesor është largimi i popullatës në emigracion. Rritja e çmimeve është një tjetër faktor. “Kërkojnë rroga shumë të larta dhe nuk kanë aftësinë e duhur për atë pagë që kërkojnë. Vijnë, punojnë 2-3 ditë dhe me anë të një mesazhi thonë se nuk jemi më nesër në punë”, theksoi Aldo.

Nga ana tjetër, janë shtuar kërkesat për të kryer kurse në fushën e bareve dhe restoranteve. Termi, kamerier me shkollë, po merr formë.“Në 2015 pagat kanë qënë 30 mijë lekë të reja, ndërsa sot pa 50 mijë lekë nuk është se gjen kollaj varet dhe nga vendi dhe aftësitë që ke. E shohin si një profesion afatshkurtër, por duhet të kuptojnë që edhe kamarierët mund të rriten brenda industrisë, sot kamarier, nesër menaxher.

Të jesh kamarier nuk është diksuh që mban pjatat apo është i sjellshëm. Një kamarier sot duhet të dijë me detaje, pjatat, salcat, mënyrën e gatimit, pijet apo verërat”, deklaroi Gladiona Dona, trajnere dhe konsulente hotelerie.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve ka thënë se nga muaji mars, do të ketë një rritje të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çajrave. Sipas INSTAT-it, në Shqipëri, janë 17 mijë bare dhe restorante dhe në këtë sektor punojnë gati 100 mijë njerëz.

Operacion i rrallë në QSUT/ Kryhet me sukses ndërhyrja në tru për heqjen e tumorit

Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate, në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Lajmi është bërë me diej pak më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila falenderon stafin mjekësor për punën e kryer.

“Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika”, shkruan Manastirliu.

E rëndë në Korçë/ Burri hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë në spital…

Pëllumb Hoti është identifikuar si viktima e kësaj ngjarjeje tragjike, i vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në kushte të rënduara psikologjike pasi sipas policisë dyshohet se vuante nga depresioni. Në njoftimin paraprak për shtyp, policia tha se i moshuari që ndodhej në banesën e vajzës së tij e kreu aktin nga depresioni, por edhe pse i mbijetoi për disa orë hedhjes nga kati i katërt, për fat të keq ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

Bomberat e kombëtares bëjnë tifo për Luizin/ Murati nxjerr foton ,Bejzade propozon hyrjen në “Big Brother”

Luiz Ejlli është një emër mjaft i përfolur kohëve të fundit, pas hyrjes së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Albania Vip. Edvin Murati ka bërë një postim në rrjetet sociale, publik ky që ka shkaktuar mjaft të qeshura. Në imazh ai shihet përkrah këngëtarit, bashkë me Altin Lalën, duke i vënë diçiturën “

Miqtë e Luizit”. Ish-sulmuesi i njohur, Skerdi Bejzade komentoi:

“O Lushe, a jemi për BB vitin tjetër e? Lala tha hyjmë, gati jam”. Ish-lojtari kuqezi i ktheu direkt përgjigje pozitive: “Arusha, direkt”.

Rudina Xhunga: “Ne jemi primitivë. Sot, më të kërcënuar se kurrë nga injoranca!

Ndërsa bota ecën me ritme të shpejta për t’u përparuar në çdo fushë, duket se koha për Shqipërinë, ka ndalur. Te politika, protesta, të njëjtat emra, probleme, e pak zgjidhje. Gazetarja Rudina Xhunga në Dritare TV foli për këtë moment ku ndodhet vendi ynë sot për të cilin tha, se më shumë se kurrë, jemi të kërcënuar nga injoranca.

“Jemi në një kohë kur flitet për gjenetikën, për kriptomonedhën, për gjeneratën Z. Por është e trishtë për ne që flasim për protestën e 11 shkurtit, e janarit, për Berishën 30 vjet në politikë, për Metën që do të riciklohet, për Ramën që takon McGonigal dhe nuk jep shpjegime. Ne jemi primitivë. Politika jonë është paraurbane.

Ne kemi një komunikim të cunguar, nuk e ndajmë dot publiken nga privati, nga ajo që të takon ty dhe ajo që është e shtetit.

Nuk e kuptojmë vlerën e kombit. Ne jemi të uritur dhe në një shkretëtirë shpirtërore morale dhe materiale. Shumë pas kohërave për të cilat flasim. Por nuk ka kohë. Atë që na ndan do të duhet tashmë ta bëjmë me vrap, jo më me hap. Ndryshe jemi të kërcënuar. Sepse injoranca të kërcënon, të vret, të zhduk. Por ne nuk mund ta lëmë injorancën të na zhdukë”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

”Skënderbeu lindi në 1956” –“Kosova kufizohet me Greqinë…Lë nam banorja“VIP”në Big Brother

Të enjten banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania janë vënë para disa pyetjeve të ndryshme në kuadër të një loje që përfshin provën javore. U pa qartazi se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë ngecje të theksuara në njohuritë gjeografike dhe historike. Loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha, e cila më herët ka treguar se e ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, por disa përgjigje të saj ishin vërtet “perla”.

Një përgjigje që mori më së shumti vëmendjen e banorëve dhe të publikut ishte ajo kur blogerja u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Duke mos e ditur vitin e saktë, Dea aludoi se lindja e heroit tonë kombëtar ishte në vitin 1956.

Po ashtu, ajo dha një përgjigje epike dhe tek pyetja se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi, ku përgjigjia e saktë është Migjeni, por Dea dha si përgjigje emrin e At Zef Pllumit.

Ndërsa në një pyetje tjetër, Dea Mishel tha “Greqia” në momentin kur u mundua të ndihmonte Armaldon, i cili nuk po e gjete shtetin e katërt me të cilin kufizohet Kosova, e që ishte Serbia. Njohuritë e pakta të personazheve VIP kanë bërë që një pjesë e madhe e shikuesve të këtij spektakli jo vetëm që të dëshpërohen, por edhe të qeshin me paditurinë e banorëve në komentet e bëra në rrjetet sociale .

E fundit / Bie çmimi i naftës….

Vendim i Bordit të Transparencës- 03.02.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 846, -12 nga data 01.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 826, -35 nga data 01.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 106.29 (-1.07 nga data 01.02.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Pogradec/ Plas sherri në lokal, njëri perfundon në trauma në Tiranë ,tjetri në polici…

Një 49-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ka goditur një person tjetër. Sherri ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 të Pogradecit ku për motive të dobëta, shtetasi L. D., ka goditur ne fytyrë me një send të fortë personin tjetër. I dëmtuari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, por u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në fytyrë, me send të fortë, një shtetas tjetër. I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

E rëndë në Korçë/ 75-vjeçari hidhet nga kati i 4-të i pallatit dhe …

Një 75-vjeçar dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon vajza e tij në lagjen nr. 18, Korçë. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari vuan nga depresioni.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.