Skenderbeu ‘ndez motorët’ ,neser në kërkim të marrjes së kreut(Foto)

Skenderbeu ka mbyllur sot përgatitjet intesive për takimin e së shtunës në kuadër të javës se 17-të! Nen drejtimin e Gozdenovic dhe Liçit ,futbollistet kane zhvilluar stervitjen e zakonshme diten e sotme nderkohe qe ata do te zbresin ne fushe ne takimin e së shtunes në kampionat ndaj Luzit qe drejtohet nga Korçari Bledi Kadiu.

Ndersa kerkohet perqendrim per te realizuar objektivin ngjitjen ne kategorine superiore.

𝗞𝗙 𝗦𝗸𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗯𝗲𝘂 – Luzi

🏟 Stadiumi “Skënderbeu”
Të Shtunë, 13:00

Nëna e Kristit thyen heshtjen për rrugëtimin e të birit në BB VIP: “Më ka zhgënjyer…

Nëna e Kristit ka reaguar për herë të parë në lidhje me rrugëtimin e djalit të saj në “Big Brother VIP”. Ne një mesazh ekskluziv për emisionin “Shqipëria LIVE”, ajo ka shprehur mbështetje për të birin, teksa ka shprehur zhgënjim për komentet negative nga publiku jashtë për banorët dhe familjet e tyre.

“Po më duket sikur po jetojmë dy jetë paralele. Jetën reale dhe atë virtuale që shohim në ekran. Të shoh kur bën stërvitje, kur fle, kur je me Keisin. Aty janë krijuar situata të vështira. Dhunë, denigrime, ofendime. Aty bëhet një luftë e madhe dominancë ku përballen persona me pikëpamje të ndryshme. Ti e kë përballuar dhe argumente.

Çfarë më ka zhgënjyer që ti për hir të vetes nuk e ke tradhtuar veten. Ti je i mençur, i qetë dhe i balancuar. Ndihem shumë e zhgënjyer si qytetare dhe si prind, për turmën jashtë në komente, për denigrimin që u është bërë banorëve dhe prindërve t tjerë. Kristi mami të përqafon fort nga larg.”- tha nëna e Kristit.

Është i varur nga bixhozi”/Bled Mane: “Më kanë kërcënuar me jetë pas deklaratave për Luizin…

Gazetari Bledi Mane ka shprehur së fundmi se është kërcënuar një rrjet pas deklaratave të tij për Luizin, specifikisht për ‘varësinë e tij nga bixhozi’. Gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm, Bledi rrëfeu se si ka ndryshuar reagimi i publikut ndaj tij, para dhe pas hyrjes në “Big Brother Vip.” Të njëjtët persona që e sulmuan në rrjet, tani i dërgojnë zemra, pasi panë rrjedhën e lojës së tij në BBv.

Mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BBV më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë.

E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”- tha ai.

Jo rrallë herë është vënë re një ashpërsi komentesh në rrjet edhe midis njerëzve të zakonshëm, të cilët dalin ose jo në mbrojtje të Luizit. Kujtojmë se është thjesht një Reality Show dhe çdo gjë është në kuadër të lojës.

Dashuria mes Kristit dhe Kejsit/ Sabiani bën deklaratën e papritur:” Unë zorraxhinj s’dua në shtëpi…

Me hyrjen e Kejsit ne Big Brother ajo solli nje situate tjeter ne shtepi. Ajo tashme eshte afruar me Kristin , ku ata puthen faqen perqafohen , pra si te dashur tamam por mungon ajo puthja e vecante .Por mos harrojme qe Kristi ka te dashur ku madje ajo dje kishte reaguar per kete gje qe ai ka bere

Por sot ka reaguar dhe Sabiani babai i Kejsit duke ironiar me nje video: Jo e ka vet ne dore , babi se kushtezon per asgje por vetem zorraxhinj nuk dua ne shtepi” tha ai.

Rrahu bashkëjetuesen ,arrestohet 43-vjeçari në Korçë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, që 43-vjeçari kishte në përdorim, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Propogandë se ‘leu’ gjimnazin me bojë /Korçarët e demaskojnë , Kryetari i Bashkise Korçe gjen zgjidhjen i fshin fare komentet qe si pelqejnë…

Kyetari i Bashkisë Korçë , Sotiraq Filo e ka treguar shumë herë se është i fiksuar pas detajeve. Madje ka një staf të madh për këtë, që kujdesen që Filo të dalë mirë në kronika televizive. Në këte fushate Filo nuk është shfaqur duke mbjellë pemë, ndersa u lodh edhe se reklamuari bizneset e Korçes ,tani ka hapur rubriken me te re, ‘detaje Korçe’. Ku shpesh shfaq avlli ,dyer ,luanë ,soba, parmakë, sende antike në ndryshim nga fushatat e kaluara kur dergonte skuadren qe premtonte se do jepte shtepi per çiftet e reja.

Përflihet edhe se Filo bën shumë propagandë.

Midis te tjerash ai publikon shpeshhere qe vjet , foto ‘spektakli ‘ nga punimet e Gjimnazit ‘Themistokli Germenji’ duke na informuar se ‘ ne fasadat dhe skelat vazhdojnë punimet’ ndersa nxënësit e këtij gjimnazi shihen te “sfilitur ” pasi detyrohen të bëjnë mësim me turne në mes të dimrit.

Lumi i komenteve negative Sotiraqit nuk i ka pëlqyer aspak duke ‘i pastruar ‘dhe duke lene vetem ata qe i shkruajne bravo dhe i japin duartrokitje.

Banorët “lumë komentesh” negative:

Me kaq hapa te shpejt, do e kishit mbaruar gjate pushimeve te verës, apo lipset te perurohet para zgjedhjeve?!” Edhe nxenesit sfiliten tani ne dimer duke bere mesim me turne! Pse nuk e bete kete pune ne vere kur ishte pushim?”
“Në dimër ze mirë çimentoja, pos qe nën 10 gradë temperatura eshtë e kotë per çdo punim, poshtë 0-s akoma më mirë…prandaj!”

E rëndë/ 42-vjeçari ‘ther’ me thikë të vëllanë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një 42-vjeçar me inicialet D.R ka plagosur me thikë vëllain e tij, teksa konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, një shtetas(vëllain e tij).

Komisioni Evropian ndalon TikTok-un në pajisjet e stafit…

Komisioni Evropian ka urdhëruar punëtorët të largojnë aplikacionin e TikTok nga telefonat dhe pajisjet e punës. KE tha se po zbaton masat për ‘të mbrojtur të dhënat dhe rritur sigurinë kibernetike’. TikTok, në pronësi të kompanisë kineze “BydeDance” është ballafaquar me akuza se po shfrytëzon të dhënat e përdoruesve dhe po i dorëzon në qeverinë kinezë, shkruan BBC.

Por, kjo kompani insiston se vepron jo ndryshe nga mediat tjera sociale. Drejtori për industri i BE-së, Thierry Breton tha në konferencë për media se ekzekutivi i unionit është shumë i fokusuar në sigurinë kibernetike, pa pranuar të japë tjera detaje.

Ky ndalim nënkupton se stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë TikTok në paisjet personale që kanë aplikacionet zyrtare të instaluara. Komisioni thotë se ka të punësuar punëtorë me kontratë të rregullt dhe kanë afat deri më 15 mars të fshijnë aplikacionin.

Olta “kokë më kokë” në nominim me Luizin? Aktorja paralajmëron Armaldon: “Do të të shkatërroj…

Ndërkohë, situatat e tensionuara kanë vijuar në shtëpi dhe shkak për të gjithë këtë u bë zgjedhja e liderit të shtëpisë.Teksa ishin duke diskutuar për votat që secili ka dhënë për liderin, Olta dëgjoi që Maestro ia ka dhënë votën Kiarës. Kjo zgjedhje e maestros bëri që Olta të “shpërthente”, sa i bëri të ditur që në mundësinë tjetër që do të ketë do e “shkatërrojë”, pra do e nxjerrë në nominim.

“Me këtë i thotë Luizit të lutem mos më elemino. Tani nëse mua më vjen një mundësi ty do të shkatërroj. Se zarfin e kuq e kisha, kam ndërruar nominimin se ti e di shumë mirë vetëm që të mos dilje në nominim sepse shpëtove i fundit dhe ishe gati për të ikur. E ndryshova komplet”, tha ajo.

Romanca në Big Brother me Kejsin/ Reagon e dashura e Kristit : “Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam…

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ” Big Brother Vip”, Krist Alija, ka treguar se jashtë është në një lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, duke mos treguar më tepër detaje për të. Mirëpo, mediat arritën që të zbulojnë identitetin e kësaj vajze misterioze. Në rrjet filluan të qarkullojnë foto të bukuroshes Zaza dhe komentet që Kristi dhe kjo i kishin lënë njëri-tjetrit.

Por edhe pse Kristi deklaroi që është në një lidhje jashtë, ky fakt nuk e pengoi aspak që të fillonte ngacmimet me banoren më të re të shtëpisë, Keisin. Së fundmi ajo ka reaguar vetë përmes një postimi të gjatë në “Instagram”, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan Zaza.