Kanalet kulluese e lumenjtë në Devoll janë të tej mbushura me mollë të kalbura. Një prodhim kolosal i shkuar dëm për shkak të mungesës së tregut. Në këto kushtet fermerët janë të detyruar jo vetëm të hedhin frutin por edhe të presin pemët. Ata thanë se çmimi i shumicës nga 10 deri në 30 lek për kg është pa leverdi, pasi kostoja për prodhimin e magazinim e mollëve është disa herë më e lartë. Varietetet më kryesore të mollëve janë mollët Iderate, gold dhe starkinde dhe sipërfaqja e kultivuar në Devoll është 1100 hektarë.
“Situata është dramatike këtu e kudo. Kush do ti hajë këto mollë. Rinia iku, pleqtë kanë mbetur këtu. Tregu jashtë është bllokuar”, tha një banor. ‘Vijnë të marrin dhe çmimet janë të ulëta, 30 lekë. I marrin për lëngje”, tregoi një tjetër. “Ato që i mblodhën i shitën me 30 lekë, i marrin për lëngje nga Maqedonia”, u shpreh një tjetër.
Në zonën e Devollit prodhimi i mollëve varion nga 35 – 60 ton në vit, dhe vetëm 12 mijë ton mund të magazinohen në magazinat frigoriferike. “Unë i shkula dhe po i djeg për dru zjarri”, u shpreh një nga banorët. “Kam prerë më shumë se gjysmat”, tha një tjetër./ Report tv