Rama për Ben Ahmetajn: “Nëse dalin të vërteta, nuk e ndihmoj dot…

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Rama deklaroi se PS nuk është studio avokatie për askënd. Ndalur te Ahmetaj ai theksoi se ka qenë bashkëpunëtor i tij por nëse akuzat ndaj tij rezultojnë të vërteta atëherë nuk e ndihmon dot.

“PS nuk është studio avokatie. Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtori im. Kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë. Këto gjëra që dalin në qofshin të vërteta gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq por nuk e ndihmoj dot”.

Kryeministri ka përgjegjësi morale kur gjykata çon në arrest shtëpie drejtorin e tatimeve dhe kryeministri thotë që prezumimi i pafajësisë është i shenjtë. Ai do vazhdojë të drejtojë tatimet nga shtëpia. Kryeministri nuk mban përgjegjësi nëse ministri del nga shinat ose çmendet pas shpinës së tij por kur gjëja merr formën e një akuze. Kjo është përgjegjësia morale. Jetojmë në një kohë kur përgjegjësia morale është përgjegjësi politike dhe personale ndaj opinionit publik për qëllimet e shpallura. Kush shkel ligjin përgjigjet para ligjit”, deklaroi Rama.

E papritur/ Patozi dhe Shehi bashkojnë forcat për 14 majin, nesër finalizohet koalicioni…

Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00. Astrit Patozi nga “Bindja Demokratike”, tha se ata synojnë Këshillat Bashkiak, mirëpo nëse poli opozitarë do të jetë edhe më i madh, pritshmëritë për rezultate do të jenë edhe më të larta.

Për të kjo marrëveshje është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.

Qau për nënën e sëmurë? Mikesha zbulon arsyen: “Ja pse ja mori Luizi kryqin Kiarës…

Sot në “Ftesë në 5” u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara. Pak ditë më parë Luzi i dha varësen e tij me kryq moderatores, duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati. Ndërkohë ditën e djeshme ai u pa teksa ia mori mbrapsht varësen.

Ndoshta është mërzitur se Kiara s’ e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës.Ndërkohë Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luiz kishte nevojë për kryqin meqë sot në mëngjes u pa duke qarë.“ Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata.

“S’e pëlqen fare ‘Big Brother 2″/ Arjola Demiri: “Ne ishim më njerëzor ,këta nuk i shikoj fare…

Arjola Demiri e ka cilësuar toksik edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Aktorja në një intervistë për Top Albania Radio, u shpreh se Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk, të cilin nuk e sheh këtë edicion. “Ky Big Brother më është dukur shumë toksik të them të vërtetën, më është dukur shumë i dhunshëm. Big Brother i vitit të kaluar ka pasur më shumë njerzillëk”, tha Arjola.

Arjola Demiri është tashmë një nga personazhet më të komentuar në media. Çdo deklaratë e saj kthehet menjëherë në lajm. Së fundmi, aktorja ka folur për jetën sentimentale dhe partnerin e saj ideal. E pyetur në “Pardon my French” se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, Arjola tha se femrat e forta dhe të vështira është e vështirë t’i përballosh duke iu referuar kështu edhe shenjës së Horoskopit.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…”, u shpreh aktorja.

Më pas shtoi: “Duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë fr ikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”.

Korça tjetër, pertej fasadave…

Nga Klajdi Braimllari:                                                       Korçës së serenateve, Korçës së Mësenjetores së pare shqipe, Korçës së trashegimise se pasur kulturore sot i ka zënë frymën nje bandë e ashtuquajtur “Rilindje” e cila ka 16 vjet qe nuk po lejon te ngrere kokë. Korça nuk është vetem ajo e fundjavave qe vini e vizitoni ju te “dashur”qeveritare për të shijuar gatimet tradicionale dhe pastaj largoheni për tu kthyer përsëri fundjavën tjetër.

Korça s’ka nevojë për vizita e premtime se keni bere shume të tilla dhe asgje nuk keni realizuar! Korça është aq e mencur sa e kupton kur duan ta blejnë me investime të cilat fillojnë sot e nuk mbarojnë deri mbas 14 Majit, e nëse 14 Maji nuk është i pritshmërive të ‘blerësve’ atëherë punimet do zënë myk nën mendësinë ‘dreqi i hëngërt, do t’a shohin tani e tutje’ (e në fakt Korça ka 16 vite që e shikon kte gje ku ka shkolla pik spari pa ngrohje ne kete kohe dimri rruge te cilave ju mungon ndriçimi!

Ehhhhh, sa mirë e njeh Korçe interesin, shfrytëzimin emrit dhe kulturës së saj vetem per fundjava apo festash fundviti po muajt e tjerë apo ditet e tyre vdekje përsëgjalli.Korça njeh edhe arrogancën, mospërfilljen, indiferencën e gjithkujt që ka shfrytëzuar emrin e Saj e në fund ‘sheh retë mbi Morave eh’!

Korça eshtë ‘kafshatë aq e madhe’ sa të zë frymën nëse nuk e trajton ashtu siç ajo e meriton

Kushdo kandidat i majtë që tenton dhe lakmon Korçën per pasurin e vet, ka defiçite të mëdha sepse Korça gjate qeverisjes së “rilindjes” eshte anashkaluar, eshte qyteti me papunesine me te madhe, eshte lene jashte vemendjes shteterore me mungese investimesh. Qarku Korçë vuan me shume se kush do tjeter shpopullimin masiv te vajzave dhe djemve, Korçës i keni humbur shpresen (me qellim apo jo mbetet ne ndergjegjen qeveritare) Korça eshte trajtuar me “hakmarrje” te ndare politike dhe sa do te mundoheni ta fshihni apo justifikoni ne kohe fushatash nuk do te mund ta fshini nga kujtesa e nje qyteti.

Gjithesesi “inatin e mire paçi” se te pakten prej disa vitesh e vendosni nga nje guralec por edhe pse ai mund te shihet vec me lupe! Se rruget e rrugicat tona i shohim çdo dite dhe me mos me keq investime te mbetura ne leter……

Në fund te fundit Korça mirepret kedo se ka zemer dhe shpirt te madh,ka dere te madhe dhe eshte mikepritese si askush tjeter por kur vjen puna tek “kryetari i sofres” eshte fort selektive nuk harron dhe nuk genjehet e prite zot te shitet! JO! Korca nuk do te jete me kurre ankand politik i Niko Peleshit apo mekembesit te tij ne bashki. Tashme ka ardhur koha qe Korçën  t’jua kthejme qytetarve.

Big Brother” është shpresa ime e fundit/ Luizi : “Nëse nuk fitoj do iki përfundimisht në Amerikë

Në një bisedë të bërë me Kristin, Luizi ka rrëfyer se nëse nuk do t’i ecte në Big Brother, do largohej përfundimisht nga Shqipëria për t’u zhvendosur në SHBA tek familja.

Kristi: Pse në Amerikë?

Luizi: Se në Amerikë kam familjen.

Kristi: Aty duhet të ikje

Luizi: Thosha nëse nuk më ecën te Big Brother-i, e kisha bërë në plan me e mbyll me Shqipërinë, komplet. S’do kthehesha më..

Kristi: Përgjithmonë?

Luizi: Përgjithmonë, do rrija atje. Do bëja një restart tjetër atje. Dhe e ndava mendjen. Tani kur hyra këtu, këtu ku jam ulur ishte Kiara dhe kur e pashë live ishte gjë tjetër. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve, se shumë gjëra i kisha parashikuar. S’e edhe kur e pëlqeva nuk e dija që do e doja kaq shumë sa për të mos më zënë gjumi. Më rrinte mendja tek ajo.

Policia rrugore me dorë te hekurt në Korçë, arrestohen 3 persona , pezullohen 2 patenta

Gjatë javës së fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: •janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

•janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Luizi reagon ashpër: “Ky vend nuk bëhet, ka shkuar aty nuk mban më! Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë

Këngëtari Luiz Ejlli ka komentuar situatën në vend, nga kriza ekonomike tek emigracioni ku sipas tij të rinjtë sot nuk kanë siguri për të krijuar një familje. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, Luizi tha se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të frikshme ndërkohë që qytetarët nuk kanë bukë të hanë. Sakaq shtoi se pjesa më e madhe e të rinjve largohen nga vendi me gomone për të punuar në fushën e trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas tij shifrat në lidhje janë tepër alarmante në lidhje me emigracionin, ku tha se Shqipëria po ia kalon Sirisë për kërkesat lidhur me azilin.

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet. Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush.

Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamerierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik”, tha ai.

Çfarë dhurate do i bëje Kiarës po të fitoje Big Brother? Luizi: “Do punoja 1 vit pa rrogë vetëm që…

Luizi ka biseduar ditën e sotme me Beatin në shtëpinë e Big Brother. Dy djemtë floën për planet e tyre pas përfundimit të spektaklit. Beati e pyeti Luizin se çfarë dhurate do i bënte Kiarës po të fitonte reality-shoën.

Beati: Çfarë do i bëje, nëse do fitoje…

Beati: Mund të jetë dhe diçka simbolike.

Luizi: Do vija te Topi dhe do i thoja jam gati me punu 1 vit te ju pa rrogë pa asgjë, vetëm me pas Kiara një emision të vetin këtu në Top Channel se e ka ëndërr…,

Per here te pare në Spitalin Rajonal të Korçes u realizua nje intervent i nderlikuar në…(Foto)

Korçë – Krenare për ekipin e mjekëve kirurgë, që falë aftësive profesionale dhe investimeve të bëra në aparatura, arritën të kryejnë për herë të parë në Spitalin Rajonal të Korçës një ndërhyrje delikate që zgjati 4 orë, mastektomi radikale e modifikuar.

Përgëzime dr. Klevis Shella, dr. Stefan Faber, anestezistë dr. Bashkim Ibi, dr. Tomi Punmira dhe instrumentare Marjeta Agolli shkruan Ministrja e Shendetsise Manastirliu.