Pandeli Majko niset me dy deputetë socialistë drejt Ukrainës, me tren….

Ish-kryeministri dhe politikani socialist Pandeli Majko është nisur këtë të enjte drejt Kievit. I shoqëruar nga dy kolegët e PS, Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu, Majko duke se do të jetë nesër në Ukrainë, në një vjetorin e nisjes së luftës.

“Duke udhëtuar drejt Kievit me kolegët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu…”, shkruan Majko mbi foton e publikuar në llogarinë e tij në Facebook. Deputeti socialist është nisur nga Polonia, në një udhëtim që zgjat 15 orë. Kjo është një nga mënyrat e udhëtimit që kanë zgjedhur liderë të shumë në fillim dhe gjatë luftës në Ukrainë, pasi konsiderohet e sigurt dhe shmang zonat ku ka luftime.

Përpara vetvrasjes u deh me alkool/ Detaje nga ngjarja në Korçë ku 61-vjeçari u gjet i pajetë…

Sot në fshatin Dishnicë në qytetin e Korçës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi Bajram Mukollari 61-vjeç i cili dyshohet se është vëtëvarur në banesën e tij.Sipas policisë i ndjeri dyshohet ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Sipas policisë, rreth orës 17:00, në fshatin Dishnicë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur Bajram Mukollari 61 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Me levë në dorë/ Kontrollori rreh pasagjerin në linjën e autobuzit se s’kishte biletë

Sherr në linjën e autobuzit të Tiranës së Re. Një djalë që ka hipur në urban nuk ka pasur biletë dhe është konfliktuar me kontrollorin. Ky i fundit, i cili shihet dhe me levë në dorë në video, e ka grushtuar pasagjerin, pasi djali i ka thënë se nuk e kishte biletën sepse e kishte hedhur. Sipas dëshmisë së një vajze që e ka denoncuar situatën, të dy janë konfliktuar fizikisht dhe janë shtrirë në tokë.

Më pas i ka ndarë një grua, ndërsa shoferi i autobusit i ka dhënë një levë kontrollorit.

https://www.instagram.com/reel/CpAOksDj-Sb/?igshid=OTA3YzJiYTA=

E rëndë në Dishnicë/ 61-vjeçari trondit familjarët, var veten në hangarin e banesës…

Sot në fshatin Dishnicë, Korçë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi Bajram Mukollari 61-vjeç i cili është vëtëvarur në banesën e tij. Sipas policisë i ndjeri dyshohet ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndërmarrë aktin e rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 17:00, në fshatin Dishnicë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. M., 61 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Yuri Kim viziton Korçën dhe Bashkitë përreth, takohet me nxënës dhe mësues që e përshëndetën në anglisht…

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka vizituar gjatë kësaj jave qytetin e Korçës, tre bashkitë përreth, Maliq, Devoll dhe Kolonjë. Gjatë qëndrimit në Korçë, diplomatja amerikane u takua me nxënës dhe mësues në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe të hapur më 7 mars 1887 nga një mësues vendas, Pandeli Sotiri.

Ndërkohë në Maliq, ambasadorja vizitoi një dyqan ku bëhen byrekë sipas traditës së zonës, ku sërish u takua me disa nxënës me të cilët u përshëndet në anglisht. Në Bilisht , ajo vizitoi një shkollë që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar Dritëro Agolli dhe u takua me tre mësues të anglishtes, pjesëmarrës në programin Online Professional English Netëork (OPEN) të Departamentit të Shtetit të SHBA për mësuesit. Kim takoi në Ersekë një aktiviste të re, e cila ka krijuar një klub për fëmijët vendas për të mësuar më shumë rreth komunitetit të tyre dhe historisë së tij, pas pjesëmarrjes në programin Shkëndija, të mbështetur nga ambasada amerikane.

Policia rrugore me dorë të hekurt në Korçë, arreston 2 persona ,pezullon 3 patenta…

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore. Gjatë javës së fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore :

•janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

•janë pezulluar 3 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

‘Është e shëmtuar, mos ma hidh mua sy më sy’! Kiara i kthehet keq Luizit (Video)

Kiara është mërzitur së fundmi me Luizin. Kjo sepse ai ka hequr litarin (veprim që e dërgon në nominim) dhe i ka thënë moderatores: “Dua ta shikoj a na do publiku bashkë”. Pikërisht kjo e ka mërzitur Kiarën sepse këngëtari e ka rrezikuar dhe atë. Ajo është shprehur se nuk e ka problem të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, por nuk i vjen mirë që Luizi nuk e ka aspak problem ta rrezikojë vetëm për të parë nëse publiku i do apo jo.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Heq rripin për të më vënë dhe mua në rrezik dhe më thua dua të shikoj a na do publiku bashkë. A je në terezi apo jo? Pse shprehesh kështu?

Luizi: Vjen prime pastaj dhe thua e kuptova, nuk flas më.

Kiara: O Luiz përderisa ma bën këtë bisedë më vjen keq që e thua kështu. Mund edhe të mos dal nuk ka lidhje, por thjesht kur e thua që e kalove këtë, ta kalojmë dhe një tjetër, është e shëmtuar. Tingëllon keq.

Luizi: Ça thashë?

Kiara: The e kaluam Bledin, do shohim a do e kalojmë këtë herë.

Luizi: Jo

Kiara: Si jo? Mos ma hidh mua sy për sy se nuk jam banorët e tjerë unë

Luizi: Po pse flet kështu?

Kiara: Pse flas kështu? Se jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova. Nuk e kam problem unë të dal të dal nesër, të dal pasnesër nga këtu, ama ta dëgjoj nga goja jote që thua “nuk ka problem ta rrezikoj për të parë a na do publiku” tingëllon keq. Këtë po them.

‘Na kanë ikur lekët shopping, do kisha pallat/ Befason Ermiona: ‘Nuk kam këpucë poshtë 500 euro’!

Banorët janë zgjuar herët ditën e sotme për shkak të lojës me litar. E grupi i Ermionës që përbëhet nga Kiara, Olta, Dea dhe Beati, kanë dalë në verandë për të pirë kafen. Ishte Luizi, ai që u kujdes për ta, duke qenë se ishte pjesë e grupit por vendosi që të hiqte litarin. Ai iu bëri kafen dhe u dërgoi briosh. E jo vetëm kaq, pasi u tha nëse donin ndonjë gjë për të ngrënë për mëngjes.

Ndërkohë teksa po bën muhabet në grup, Ermiona i tha Kiarës që kur të udhëtosh për në Itali, do vish të rrish te shtëpia ime. Madje mund të shkojë së bashku me Luizin.

“Do vish te shtëpia ime të rrish, do kesh dhomën tënde, banjën tënde. Do habitesh nga shtëpia. Kur erdhi një shoqe e imja njëherë më bëri llogarinë se sa kam shpenzuar me shopping.

Nuk e kam një këpucë poshtë 500 euro, po jemi dy, unë dhe vajza. Na kanë ikur lekët shoppin, do kisha shtëpi, pallate. Unë gjithmonë i them vajzës ca do, i blej gjëra që është një rrogë e mirë doktori”, tha Ermiona.

Zbulohet plani i produksionit për të zëvendësuar Bledin dhe Valbonën, do fusin “bishën” të shtunën…

Bledi Mane la me dëshirë shtepinë mbrëmë në prime, sipas tij nuk donte të hynte në mes të ciftit dhe nuk do donte ndarjen e tyre. Ndërsa sot u largua Valbona, e cila mësohet se ka motrën në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u largua përfundimisht nga shtëpia.

I gjendur në një situatë aspak të zakontë, produksioni është në hall dhe duhet t’ë gjejë një banor të ri të fortë për të ndryshuar dinamikën në shtëpi. Bëhet fjalë për modelen që harxhon vetëm 2 mijë euro në muaj për krehërin e famshëm e për të mos folur pastaj për kremrat dhe shërbimet e tjera .

I parkuar pranë shtëpisë, digjet gjatë natës “Mercedes-Benz” në Korçë…

Një makinë është djegur gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit. Automjeti tip “Mercedes-Benz” në momentin që është djegur ka qenë parkuar në afërsi të banesës. Pronari i makinës, M .D ka deklaruar se nuk ka konflikte. Raportohet se ai nuk është person me precedentë penalë.

Njoftimi i Policisë:

Digjet gjatë natës një automjet në Korçë. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Rregullat e reja për lëvizjen në BE :”Nga Nëntori s’do ketë me vula në pasaporta….

Prej Nëntorit, të gjithë shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian nuk do të vulosin më pasaportat e tyre në kufi.Në një intervistë për Tv Klan, shefi i sektorit politik në zyrën e BE në Tiranë, Alexis Hupin thotë se kjo procedurë e re nuk është vetëm për shqiptarët, por për 60 vende që aplikojnë regjimin pa viza. “Do të preken 60 vende që kualifikohen për regjimin pa viza, që do të thotë 1.4 miliardë njerëz do të preken nga sistemi dhe në këtë kuptim nuk ka diskriminim, nuk ka dallim për Shqipërinë”, tha Hupin.

Përfaqësuesi politik i zyrës së BE në Tiranë thotë se shqiptarët, përpara se të udhëtojnë do të aplikojnë në sistemin ETIAS për të marrë një kod, i cili do u shërbejë për tre vite dhe me të mund të udhëtojnë në çdo vend të BE. Kusht i vetëm është që pasaporta duhet të jetë e vlefshme brenda këtyre tre viteve.

“Në terma praktikë, aplikoni një herë për të marrë autorizimin për hyrje dhe ai është i vlefshëm për tre vjet, për sa kohë përdorni të njëjtën pasaportë biometrike. Nëse ndërroni pasaportën, do t’ju duhet të aplikoni sërish. Do të ketë një kosto shumë të vogël për këtë, por sërish, është i vlefshëm për tre vjet, kështu që nuk do të ndikojnë në lirinë tuaj të lëvizjes”, tha ai.

I pyetur nëse në këtë mënyrë kufizohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, Hupin thotë se nuk ka asnjë kufizim lëvizje për shqiptarët.

“Në fakt nuk i prek ata, në kuptimin që nuk ndryshon asgjë në lirinë e lëvizjes dhe mundësinë për të ardhur në BE. Pra, nuk ndryshon asgjë sa i përket lirisë së lëvizjes, është thjesht një autorizim hyrjeje, siç ishte dikur në kufi, por këtë herë aplikoni që më parë”, tha ai.

Por çfarë ndodh nëse një qytetari i refuzohet kërkesa, apo kodi në sistemin ETIAS përpara udhëtimit?

“Qytetarët kanë të drejtë të apelojnë. Është një faqe interneti ku qytetarët do të mund bëjnë aplikimin, duhet të specifikojnë se cilin vend dëshirojnë të vizitojnë, pastaj vendi do të marrë vendimin dhe nëse vendimi do të jetë negativ do të apelohet tek autoritetet e vendit ku personi dëshironte të shkonte”.

U largua nga BBV/ Reagon Valbona Mema: “Familja është më e rëndësishme se një lojë!

Ditën e sotme në “BBVA” u dha lajmi se banorja e shtëpisë, Valbona Mema është larguar nga shtëpia. Ky vendim erdhi pasi e motra e saj është e sëmurë. Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi këtu. Familja është më e rëndësishme se një lojë. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë ju dhe @bigbrotheralb_vip”, shkroi ajo krahas videos.

“Depozitoi 220 milionë lekë në bankë por ia zhduku drejtori /Burri mes lotësh :”U ndava me gruan…

Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milionë Lekë. Ai tregon se në vitin 2012 erdhi nga Greqia që të investonte në blegtori në Devoll. Plot 220 milionë Lekë të vjetra i futi në llogarinë e tij bankare në NBG Bank Devoll. Por më vonë kuptoi se paratë po zhdukeshin pa i tërhequr. Kur shkon në bankë, për të tërhequr 150 milionët, që i kishin mbetur mëson se kishte marrë dhe një kredi 92 milionë Lekë dhe si përfundim mori vetëm 58 milionë Lekë.

Denoncuesi: Unë jetoj në Athinë prej 30 vitesh. Kam firmë ndërtimi, kam pasur njerëz në punë. Punët më kanë shkuar mirë edhe me shtetin shqiptar dhe me atë grek. Kur filloi kriza në 2010-ën në Greqi, me kursimet e mia që kisha mbledhur, vendosa që të vij të investoj në Shqipëri. Kryesisht në blegtori. I marr kursimet e mia dhe vij e pyes më përpara bankën greke në Bilisht. Më udhëzoi drejtori i bankës si të veproj. Paratë e mia i dërgoi nëpërmjet bankës nga shteti grek se unë atje i kam të deklaruara paratë.

Ato që solla unë në Shqipëri ishin 220 milionë Lekë shqiptare. I dorëzova në bankë, firmosa dokumente. I thashë që do të bëj një stallë lopësh. Mirë e bukur vazhdoj unë punimet e mia dhe shikoj që nuk më dilnin lekët. Ju thashë disa njerëzve që “drejtori diçka më bëri sepse nuk më dalin lekët, Gazment Beshi”. Më thërriti njëra dhe më filloi të bërtasë duke thënë se “unë thërras prokurorinë dhe gjëra kështu”. I thashë që t’i thërriste.

Kuptova që diçka nuk shkonte mirë në llogarinë bankare. Pastaj i tërhoqa pjesën që kishin mbetur, 150 milionë kur bëra tërheqjen e fundit të lekëve. Nga 150 milinë mora 58 milionë. Kredinë e mori drejtori. Lekët e mia ishin në 2 firma, unë dhe ish-bashkëshortja ime. Gjatë gjithë veprimeve që ka bërë ky zotëri, e vërteton dhe sistemi TIMS, gruaja nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

Gazetari: Sepse dokumentacioni i kredisë është me 2 firma?

Denoncuesi: Po. Letra më ka dhënë shumë për të firmosur ai mua, por gruaja kurrë nuk i firmosi. Mua m’u shkatërrua jeta.

Gazetari: U ndave me bashkëshorten sepse ajo dyshonte që këto lekë ti vërtetë nuk i kishe investuar, por i kishe çuar diku tjetër.

Denoncuesi: Që atë ditë unë jam ndarë me ish-gruan time. Kam 2 fëmijë.

Gazetari: Po pse nuk e denoncove në Polici këtë vjedhje që t’u bë?

Denoncuesi: Sepse kisha probleme time familjare, për sigurinë e jetës. Ika në Greqi, u zhduka. Shkova prapë atje ku isha dhe vazhdova prapë punën time atje.

Petrosi takohet me ish-punonjësin e bankës, Fatjon Toska, të cilit i kërkon shpjegim se si u zhdukën lekët. Aty kupton se paska marrë një Overdraft dhe garanci ka lënë depozitën 220 milionë Lekë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po mirë mo me ato lekët e mia, që erdha me ish-gruan në bankë, si u bënë?! 150 milionë, kur të pyeta për herë të parë me ish-gruan, se që atë ditë u ndava me gruan…sa i dhashë lekët edhe…

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ee i kalove 150 milionë, ti i kishe bërë lëvizjet…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po si i kisha bërë lëvizjet? Si s’e dëgjove si të tha ai? Këputja këtij merrja 92 milionë kredinë! Mora kredi unë në bankë?

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Po se nuk more ti Overdraft me kash kolateral.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po pse 220 milionë në bankë mua s’më dilnin? Do merrja kredi unë?!

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ti dëgjo! Ti i kishe lekët 200 e ca milionë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: 220 milionë…

Ish-punonjësi Fatjon Toska – E be e ce se mbaj mënd, po i ke kartat shumë mirë. Gjejmë një moment, i shohim, po ik pyet edhe gjëkundi në ndonjë bankier! More me kash kolateral…, për arsye, që ti të mos prishje interesat të depozitës. /tvklan.al

Video:

Bled Mane rendit arsyet e vërteta të largimit nga Big Brother….

Gazetari Bledi Mane habiti jo pak me vendimin që mori një natë më parë në “Big Brother VIP Albania”. Ai ishte në nominim me Luizin dhe Kiarën, por vendosi të dalë nga shtëpia, pa dëgjuar vendimin e publikut me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë çiftin. Arsyet e tij lanë shumë dyshime te banorët dhe opinionistët e “Big Brother Vip”, por gjatë ditës së sotme ai ka shprehur arsyet e vërteta në një intervistë të dhënë.

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë, madje që nga dokumentat e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë.

Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate, ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time”-tha Bledi për “TAR.”

Për t’i qëndruar “besnik” arsyetimit të tij mbrëmjen e djeshme, Bledi shtoi: “

Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je… Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi. Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona.”