Vitet ikin shpejt/ Saimir Kodra feston ditëlindjen, ja sa vjeç është bërë…

Saimir Kodra, një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, feston sot 49 vjetorin e lindjes. Saimirin të gjithë e njohin si një person të drejtpërdrejtë dhe me humor, dy tipare që e kanë shoqëruar gjithë jetën dhe e kanë bërë që të jetë edhe më i pëlqyer nga publiku.

Moderatori që prej 20 vitesh mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues, ka një karrierë si në televizon, ashtu edhe në botën e animimeve. Zëri i Saimir Kodrës ka shoqëruar që në vegjëli breza me radhë, pasi ka dubluar në shqip disa nga karakteret e filmave më të dashur për fëmijë.

Humoristi ka dubluar Lumieren te “Bukuroshja dhe bisha”, Mushun te “Mulan”, Jiminy Cricket-in dhe Lampëick-un të “Pinokio”, Guvernatorin Ratcliffe te “Pokahontas”, Gomarin te filmat e “Shrek” dhe majmunin te “Shrek Forever After”. Gjithashtu, Kodra ka dubluar Huntsmanin te “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe Timon te “Mbreti Luan”.

Kanë 32 vite që na vjedhin e poshtërojnë, tani duan t’u besojmë ende. Ikni farë e keqe, non grata e grata!

Nga Martin Leka:                                                                        Po. Unë shoh çdo të martë e të shtunë programin televiziv BBV, gjithnjë sipas mundësive që kam. Përkundër “moralistëve” që gjejnë gjithnjë një arsye të pajustifikueshme e të kotë për ta injoruar (edhe pse dinë çdo detaj çfarë ndodh në këtë program), unë kam vetëm një arsye: e ndjek për kokrrën e qejfit tim dhe si një “libër limonadë” para gjumit. Kaq.

Mbaj edhe ndonjë shënim në bllokun e vogël (mos u bëni kuriozë, nuk ka asnjë shifër blloku im i vogël) kur më krijon idenë për ndonjë shkrim. Një ndër shënimet që gjeta aty, ishte dhe kjo: -Më mirë të shohësh BBV2 apo Parlament?!… Tani është radha ti jap përgjigje pyetjes dhe po e bëj pa dilema dhe pa e stërholluar frazën. Më mirë shoh të parën se të dytën. Jo se kanë shumë dallime, por vetëdija shkon në favor të së parës.

Të dyja janë të zhurmshme, të dyja janë të dhunshme, të dyja janë mediokre, të dyja janë cinike, të dyja të rëndomta, të dyja të pakulturuara e të rrënuara për çka i japin konsumit publik.

Ka tridhjetë e dy vjet që mostra politike na gënjejnë, na vjedhin, na dhunojnë, na poshtërojnë, na vrasin. Na shohin në kokërdhok të syrit edhe pas tridhjetë e dy vjetëve e pa u skuqur, pa pikë turpi e pendese, na kërkojnë tu besojmë ende. Pse? Që të na gënjejnë sërish, të na vjedhin, dhunojnë, poshtërojnë, vrasin… Janë si shkarpat e një gardhi të vjetër që nevojiten vetëm për tu djegur.

Ikni farë e keqe! Non grata e grata. Mos e përdorni njeriun si cimbidhe! Me të skuqur do ju kthehen një ditë!

Protestuesit nisin nxemjen me birra :”Do largojmë Fatos Nanon…jo Edi Ramën(Video)

Ndonëse është larguar nga politika që në vitin 2005, protestuesit e Sali Berishës vijojnë të thonë se do rrëzojnë Fatos Nanon. Disa prej tyre u filmuan duke buzëqeshur para kamerave ditën e sotme teksa zhvillohej tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata mbanin në duar birra dhe shprehen: “Do rrëzojmë Fatos Nanon, Erion Veliajn dhe Edi Ramën”. Ndërsa një tjetër qytetar pranë tyre shprehej, mos u merrni me pijanecët.

Luizi paralajmëron befasi të madhe në ditën e Shën Valentinit: “Do të mbetet në histori…

Ne kete prag Shën Valentini këngëtari tha se befasia që po përgatit për moderatoren do të mbetet në histori pasi nuk ka ndodhur në asnjë Big Brother në vitet e kaluara. Të martën do e shohin se çfarë është, do të bëjë një gjë që do të mbesë në histori për shumë gjatë,

është diçka që nuk e ka bërë askush në asnjë Big Brother”, ka thënë Luizi.

Ankohej për dhimbje stomaku, ndërron jetë 19-vjeçarja, pak ditë me vonë rezultoi me kancer…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën disa ditë pasi ankohej për dhimbje stomaku. Mediat greke raportojnë se 45 ditë më parë prindërit e kishin dërguar në urgjencë për dhimbje stomaku, por mjekët kishte pohuar se nuk ishte asgjë shqetësuese.

Por, për disa ditë me radhë dhimbja vazhdoi dhe e reja u transferua në spitalin e Athinës, ku diagnostikua me kancer. Në rishikimin që ajo bëri disa ditë më vonë, pamja e saj klinike ishte më e rëndë, pasi kanceri kishte avancuar dhe trajtimi nuk jepte shumë shpresë.

Olta Gixhari: “Po s’dola sot, jam fituese e Big Brother

Olta është në nominim me Dean dhe Tean. Njëra nga banoret do dali sot. Gjatë mbrëmjes Olta i ka thënë Luizit se nëse ajo del sonte, fitues do jetë Armaldo. Por nëse s’del, fituese do jetë ajo.” Po dola, fitues është Maestro ta dish”, i tha Olta. “Veç dil”, ja ktheu Luizi teksa e pyeti nëse mendon se do jetë fituese po s’doli.

“Fituese jam unë, po s’dola sot”, iu përgjigj Olta.

E fundit/ Tërmeti lëkund Korçën…

Juglindja e Shqiperise është lëkundur pak çaste më parë nga një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter. Sipas Emsc lëkundjen janë shënuar 19 km në jug te qytetit te Korçës . Sipas të dhënave të para të qendrës sizmologjike të Europës, tërmeti kishte një thellësi prej 12 km.

Deri më tani nuk raportohet dëme në banesa.

Mbulohet nga tymi Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolla(Video)

Pas fjalimit të fortë të kryedemokratit Sali berisha kanë shpërthyer tensionet në sheshin para Kryeministrisë aty ku me mijëra qytetarë u mblodhën në protestë kundër qeverisë “Rama”. Ajo që ra në sy ishte fakti se teksa Berisha po mbante fjalimin e protestës u shfaqën forca shtesë të policisë të shtrira në të dy krahët e godinës së Kryeministrisë.

Në përfundim të protestës së thirur nga opozita, mbështetës të saj kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në shkallët e Kryeministrisë. Ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha, ka nisur marshimin drejt selisë blu i shoqëruar nga mbështetës të tij.

Berisha paralajmëron protestë tjetër: “E hëna ditë parlamenti, revolucioni na fton…

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës, nga ku ka lajmëruar nisjen e “revolucionit demokratik”.Berisha foli përpara mbështetësve të PD-së dhe aleatëve, duke deklaruar se do të thotë gjithmonë të vërtetën. Ai u ndal te skandali “McGonigal” duke e quajtur “një turp për Shqipërinë”, ato që i konsideron përpjekjet e Ramës për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së dhe për ta përdorur kundër opozitës.

Edi Rama të kemi prerë biletën. Kthim pas nuk ka. Misionarë si ne nuk i ndalon dot asgjë. Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë, ne asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë. Edi Rama ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë kombëtare, e ka shndërruar më keq se parlamenti i Putinit apo Lukashenkos.

Aty shfrytëzon çdo lloj mekanizmi për të përjashtuar. E hëna ditë parlamenti, revolucioni na fton. Do ju gjejmë dhe në vrimën e miut të të japim atë që meriton”, tha Berisha.

“Dorëzohet” Kiara, e pranon publikisht: “Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës time këtu brenda…

Më në fund Kiara e pranon publikisht dashurinë që ka për Luizin.E deklaroi sonte se brenda shtëpisë së Big Brothet VIP ka gjetur dashurinë e jetës, referuar Luizit.“Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda”- tha Kiara. Moderatorja e ka pranuar këtë gjë, në prezencë të të gjithë banorëve, teksa ishin duke zhvilluar “Cabaret Show”.

Ndërkohë që banorët janë thirrur të gjithë një nga një nga Dea Mishel për të lënë një shënim në telajon që ishte në dhomën e ndenjes, ka qenë Luizi ai i cili ka pikturuar një zemër dhe inicialet e emrave të tyre L dhe K. Më pas çifti tashmë i konfirmuar kanë lënë të dy shenjat e duarve të tyre në fletë.

“Yje, gati per burg brother VIP?!”, ç’po ndodh ne protesten e opozites

Opozita mban në 11 shkurt para Kryeministrisë protestën kombëtare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Këtu janë disa nga momentet e veçanta dhe pankartat me mesazhet pikante të protestës,

foto të siguruara nga LSA.

Alfred Cako vazhdon me zbulimet e tij: “Tërmeti në Turqi mund të jetë artificial, i shkaktuar me sistemin HAARP

Për Alfred Cakon, tërmeti shkatërrues që mori mijëra jetë në Turqi dhe Siri nuk ishte natyror. Sipas Cakos, ky tërmet i fuqishëm është shkaktuar nga dora e njeriut për hakmarrje. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, konspiracionisti habiti me deklaratën teksa tha se pas këtij tërmeti qëndron sistemi HAARP. Sipas tij, tërmetet e thella deri në 40 km janë natyrore por nëse janë deri në 10 km, të krijuara nga njeriu. “

Po ta shikosh ka një karakteristikë që gjithë vija e tërmetit është sipas kufirit të Kurdistanit.”, tha Cako. Mes të tjerash, ai shpjegoi se si bëhen këto tërmete, që sipas tij janë të shkaktuara nga njeri. Këta që mbrojnë këtë ide, HAARP-i mund të përdoret për tërmete. Ka një satelit në jonosferë dhe lëshojnë valët nga këto antenat.

Këto tani punojnë me gjeneratorë me naftë, edhe lëshojnë valë me frekuencë të ulët po shumë të shpejt. Këto godasin satelitët që kanë pasqyra konvekse dhe pasqyra kthehet në një vend ku duan ata që e dinë se ka pllaka. Në atë vend goditet me këtë frekuencë dhe ku pllakat janë të vendosura njëra mbi tjetrën bie dhe shkaktohet tërmeti.“, tha ai. /abcnews.al

“Pse ai i joti si e ka”/ Bled Mane- Oltës:” Hunda tregon vitalitet(Video)

Bledi Mane vijon të bëj bisedat e tij tendencioze me të gjithë banorët, dhe mbrëmjen e sotme duket se radha ka qenë e Oltës. Teksa ishin duke u bërë gati për ‘Cabaret Show’, Olta po grimonte Bledi dhe i ka vënë në dukje hundën e tij të madhe. Kaq ka mjaftuar që Bledi t’i kthente një batutë seksiste, duke e pyetur: Pse ai i joti si e ka… hundën?

Pjesë nga biseda:

Olta: Kjo hunda jote do një puder të tërë

Bledi: Pse ai i joti si e ka… hundën

Olta: Po lere ç’ke, plase duke përmend burrin tim. Atë kam të drejtë ta përmend vetëm unë, jo ti

Bledi: Muhabete meshkujsh, tregon vitalitet hunda ndaj.

Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare në Shqipëri në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi të publikuar në Facebook, ka shpallur ditën e hënë, 13 shkurt, ditë zie kombëtare në nder të viktimave që shkaktuan lëkundjet e tërmetit në kufirin turko-sirian.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë