Berisha paralajmëron protestë tjetër: “E hëna ditë parlamenti, revolucioni na fton…

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës, nga ku ka lajmëruar nisjen e “revolucionit demokratik”.Berisha foli përpara mbështetësve të PD-së dhe aleatëve, duke deklaruar se do të thotë gjithmonë të vërtetën. Ai u ndal te skandali “McGonigal” duke e quajtur “një turp për Shqipërinë”, ato që i konsideron përpjekjet e Ramës për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së dhe për ta përdorur kundër opozitës.

Edi Rama të kemi prerë biletën. Kthim pas nuk ka. Misionarë si ne nuk i ndalon dot asgjë. Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë, ne asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë. Edi Rama ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë kombëtare, e ka shndërruar më keq se parlamenti i Putinit apo Lukashenkos.

Aty shfrytëzon çdo lloj mekanizmi për të përjashtuar. E hëna ditë parlamenti, revolucioni na fton. Do ju gjejmë dhe në vrimën e miut të të japim atë që meriton”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: