Ish-portieri Vlonjat nxjerr konkluzione: “Ngjiten Skënderbeu dhe Flamurtari janë më mirë se Dinamo

Argent Halili mendon se Flamurtari dhe Skënderbeu do të jenë dy skuadrat që do të ngjiten këtë sezon në Superiore, ndërsa përjashton Dinamon. Ishportieri vlonjat i Flamurtarit, Kukësit, Kastriotit dhe Teutës, me një eksperiencë të madhe dhe njohës i mirë i kampionatit tonë, thotë se këto dy skuadra kanë më shumë cilësi dhe kualitet në përbërje.

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Halili i thotë Idrizit se është e vështirë të vihen kushte në këtë situatë ku ka ardhur kampionati, ndërsa e shikon të vështirë dhe të paparashikueshme këtë garë. 40-vjeçari që tashmë e ka lënë futbollin e luajtur dhe i është futur rrugës së trajningut, tregon edhe pengjet e tij si “gardian’.

Si e shikoni këtë kampionat?

Kampionati i Kategorisë së Parë është shumë i vështirë. Skuadrat janë shumë afër njëra-tjetrës në renditje dhe me pikë. Por jam shumë i bindur se Flamurtari do të parakalojë Skënderbeun dhe Dinamon dhe do të shkojë në vendin e parë.

Cilat skuadra ngjiten këtë sezon në Superiore?

Unë mendoj se këtë sezon do të ngjiten në Superiore Flamurtari dhe Skënderbeu.

Aktualisht jeni përgatitës i portierëve tek Oriku. Si e pritët detyrën e re?

Jam shumë i lumtur për detyrën e re dhe ndihem mirë për këtë eksperiencë. Momentalisht jamduke ndjekur kursin UEFA B për trajner portierësh dhe është një punë dhe detyrë që e bëj dhe do ta bëj me pasion të madh. Për mua do të jetë një përgjegjësi shumë e madhe njëkohësisht.

Bie Dinamo /Skënderbeu mer timonin i vetem në Kategorinë e Parë

Në Tiranë ndodh ajo që nuk pritej ,Dinamo mposhtet 0-1 në “Selman Stërmasi” nga Tomori. Jurgen Dushkaj shënoi golin e fitores për Tomorin ne 92’ duke shokuar Blutë e kryeqytetit qe tashmë “dorëzojnë” vendin e parë tek Skenderbeu duke mos e mbajtur gjate presionin e ‘ujqerve’ ,me keta te fundit qe i pret nje transferte e veshtire ne Burrel ,ne 4 Mars.

Nga krahu tjetër Tomori pas 3 pikëve që siguroi ditën e sotme shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e 6-të, pozicion që të jep mundësinë e “play-off”.

E pazakontë/ Trageti i Ankonës përplaset në portin e Durrësit

Durrësi është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e kësaj të diele. Stuhia e shiut dhe erërat e forta kanë bërë që një traget të përplaset me bankinën e portit. Shkak i përplasjes u bë këputja litarëve si pasojë e motit të keq. Mediat raportojnë se trageti do të udhëtonte drejt Ankonës. Nga të dhënat e parë mësohet se ka vetem dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

“Sot në orën 18:21 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident. Si rezultat i erës fortë që shkoi 35 m/s në port, trageti A/F CLAUDIA ka këputur cimën e djathtë dhe ka prekur bankinën nga ana e ish-portit te peshkimit.Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA është lidhur përsëri në bankine me cima te tjera.

Theksojmë se trageti A/F Claudia nuk ka pasur të imbarkuar pasagjerë dhe automjete në çastin e incidentit. Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatorë ka filluar puna për imbarkimin e mjeteve në traget. Njoftojmë se në këto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti Durrësit dhe është nisur për Ankona. Gjithashtu të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durrës – Bari dhe Bari – Durrës së tragetet do vazhdojnë normalisht në linjat sipas orareve të përcaktuara në grafik” – thuhet në njoftim.

Nga Korça në Tiranë joshte klientët me oferta, por atyre iu ranë dhëmbët/ Dentistja mashtruese shpallet në kërkim

Stomatoligia Gentiana Elezi e Iliria Dent paditet për mashtrim nga pacientët, pasi premtonte dhëmbë të bardhë me 50% ulje, por atyre nuk u zgjasnin shumë. Premtonte buzëqeshjen më të bukur me dhëmbë zirkoni. Ofronte shansin për të paguar me këste dhe me zbritje çmimi për çdo shërbim dentar. Por shumë nga klientët që zgjodhën të dyshuarën Gentiana Elezi u përballën me një makth të vërtetë.

Disave u ranë dhëmbët dhe të tjerë paguan shtrenjtë dhe nuk morën shërbim. Çështja është hetuar nga Prokuroria e Tiranës që mbylli hetimet ndaj stomatologes dhe e dorëzoi të pandehur nën akuzën e mashtrimit të përsëritur. Sipas dosjes hetimore, 39-vjeçarja u kallëzua në fillim nga një shtetase që tha se kishte paguar 2 mijë euro për implant dentar, raporton Top Channel.

Më pas në polici shkuan dhe dy shtetas të tjerë, të cilët rrëfyen se mbasi kishin parë njoftimin në rrjetet sociale dhe ishin joshur nga 50 për qind zbritje, paguan për trajtim dentar të specializuar. Por të dy qytetarëve ju ranë implantet dhe dhëmbët u lëviznin , dhe kur kërkuan ndihmën e stomatologes ajo ishte zhdukur.

Stomatologia është shpallur në kërkim , pavarësisht se autoritetet kishin dijeni për aktivitetin e saj, sa kohë ajo ishte hetuar për të njëjtin krim edhe në Korçë dhe ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë atje me 3 vjet e 6 muaj burgim. Por në të njëjtën kohë kur dentistja akuzohej për të njëjtën skemë dhe në qytetin e saj, teksa e apeloi çështjen, ajo e vazhdoi veprimtarinë e pashqetësuar me qëllim për të fituar para.

Në këto kushte, deklaron prokuroria, e dyshuara u zhvendos nga Korça drejt kryeqytetit duke mashtruar klientët. Skeda e saj tregon se ajo u diplomua si dentiste në vitin 2002. Mbas sekuestrimit të dokumenteve prokuroria konkludon gjithashtu se dentistja nuk rezulton e regjistruar në urdhrin e stomatologut. Prokuroria i thotë gjykatës se e reja, adresa e të cilës nuk është bërë e mundur të gjendet dyshohet se e ka filluar aktivitetin e paligjshëm në vitin 2019. /Top channel

Ish bomber i Skenderbeut / Prefekti i Korçës për Dhimitraq Xhambazin ngelet legjendë dhe emër i madh

Nga Nertil Jole:                      
Kontribute dhe mirenjohje:                                      DHIMITRAQ XHAMBAZI, një mjeshtër i vërtetë i futbollit, lindi në Korçë në vitin 1952 dhe qysh fëmijë kishte pasion futbollin, sport me traditë në qytetin tonë. Nga 1967 deri në 1970 shkëlqeu tek ekipi i të rinjve e më pas për 12 vite radhazi u bë pjesë e pandarë e ekipit të Skënderbeut, me trajnerët Ilia Shuke e Aleko Pilika deri në vitin 1982. Në 12 vjet karrierë, Xhambazi luajti në mbi 240 ndeshje e shënoi rreth 110 gola.

Ishte një futbollist i fortë fizikisht dhe nje goleador i lindur, “i frikshëm” për çdo lloj mbrojtjeje e për çdo portier. Arritjet më të medha futbollistike të Xhambazit ishin dalja e Skënderbeut në finalen e Kupës së Shqipërisë më 1976, si dhe edicioni ‘76-’77, kur Skënderbeu u shpall Nënkampion i vendit.

Ka luajtur në disa takime miqësore me ekipet rumune e turke që vinin asokohe në Shqipëri, si dhe 4 ndeshjet e vlefshme për Kupën Ballkanike në vitin 1978, ku Skënderbeu luajti kundër grekëve të Aris të Selanikut dhe kundër jugosllavëve të Rijekës.

Duket paradoksale që Dhimitraq Xhambazi nuk u bë asnjëherë pjesë e skuadrës kombëtare shqiptare, ndërkohë që në ato vite ishte një ndër sulmuesit e golashënuesit më të mirë të Shqipërisë.

Pas largimit nga loja e futbollit, Xhambazi për vite me radhë ishte trajner i moshave pranë klubit Skënderbeu, si edhe drejtues shkolle ku me mirësinë, përkushtimin, profesionalizmin dhe përvojën e tij fitoi respektin dhe dashurinë e nxënësve dhe kolegëve.

Mban titujt “Mjeshtër Sporti”, “Qytetar Nderi i Korçës” si dhe “Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut” akorduar nga Presidenti i Republikës.

Dhimitraq Xhambazi ishte e mbetet një ikonë e vërtetë e sportit dhe një figurë e respektuar e mjaft popullore në qytetin e tij të lindjes, ku për bashkëqytetarët dhe adhuruesit e sportit ka mbetur një legjendë dhe një emër i madh, por po aq një njeri i shkëlqyer dhe një mik i mirë, ndaj ka gjithë adhurimin dhe mirënjohjen e tyre

Incident i turpshëm/ Sulmohet me gurë autobusi i KF Pogradecit, pas ndeshjes me Elbasanin…

Dhuna në sportin shqiptar po kthehet në një fenomen të zakonshëm dita-ditës. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Grupin B të Kategorisë së Dytë ka qenë padyshim ajo mes Elbasanit dhe Pogradecit që u luajt në ”Elbasan Arena”. Një sfidë e cila u mbyll mes tensionit me shifrat 1-1 pasi pogradecarët ia dolën që t’i merrnin pikë vendasve në këtë sfidë edhe pse mbetën me 9 lojtarë.

Pas ndeshjes, liqenoret kanë festuar këtë arritje që i mban përsëri në vendin e parë në renditjen e kampionatit dhe i sheh si favoritë për ngjitjen ne kategorine e pare në edicionin e ardhshëm.

Por këtë festë e ka prishur një incident shumë i shëmtuar teksa ekipi po kthehej për në Pogradec. Në dalje të Librazhdit, një makinë në ecje e sipër ka kaluar pranë autobusit të pogradecarëve dhe i ka gjuajtur me gurë. Fatmirësisht lojtarët nuk janë lënduar, por autobusit i janë thyer xhamat. Policia ëshë në ndjekje të një mjeti tip BMW e cila dyshohet se sulmoi autobusin.

Bled Mane: “Luizit ia dha çmimet Jozefina Topalli, Olta është aktore mediokre!

Bledi Mane njihet për komentet e tij pikante dhe shpesh-herë thumbuese.Ditën e sotme i ftuar në Big Brother VIP Fan Club, Bledi sulmoi Luizin dhe Oltën për karrierën e tyre, teksa tha se nuk janë artistë. Sipas tij, Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikë, ndërsa Olta është aktore mediokre.

“Olta është një nënë e mirë, një lojtar i mirë, por është një aktore mediokre. Ndërsa Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para i ka marrë Jozefina.”- tha Bledi.

Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Kroaci, dalin emrat e të plagosurve

Identifikohen disa prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë ku u përfshi autobusi me pasagjerë shqiptarë në Kroaci.Bëhet me dije se shoferi i autobusit është shtetasi Adem Rexha, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë identifikuar si Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë bën me dije se është angazhuar për përcjelljen nga afër të ngjarjes, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numrin e spitalit të traumës ku ndodhen disa prej të lënduarve. Shoferi i autobusit humbi kontrollin për shkak të dëborës në rrugë dhe u përplas me një barrierë anësore. Nga aksidenti një pasagjer humbi jetën ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:43 në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës. Policia kroate bën me dije se autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një barrierë, më pas është përmbysur.Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar 58-vjeçar. Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Hajduti hyn të vjedhë pulat, pronari i shtëpisë e pikas dhe e bën për spital…

Një vjedhje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kuçovë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.Një 52-vjeçar i identifikuar si Krenar Brisku mësohet se është futur në ambientet e një godine ku ka marrë disa pula dhe i ka futur në thes. Teksa ka tentuar të largohet, ai është kapur mat nga pronari i shtëpisë.

Ky i fundit bashkë me djalin e tij e kanë dhunuar 52-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë. Më pas ka qenë pronari i banesës ai që ka njoftuar ambulancën për ta dërguar atë drejt spitalit. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës për një trajtim të specializuar.

Nuk “guxuan” të nxirrnin vetëm Luizin dhe Oltën në nominim, Efi ka dy fjalë për produksionin e “BBV”

Nga jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”, nuk kanë munguar reagimet e Efi Dhedhes për situata të ndryshme të krijuara brenda shtëpisë. Nisur nga loja me litar në nominim duhej të dilnin Luizi dhe Olta, por produksioni ka sqaruar kushtet e lojës dhe për pasojë ka dërguar në nominim Luizin, Kiarën, Oltën, Beatin dhe Dea Mishelin. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Efi, e cila ka ndarë momentin në Instastory duke shkruar vetëm “Zot më jep qetësi.”

Kujtojmë që gjatë javës kur erdhi zarfi dhe u lexua nga Kiara u tha që ai banor që heq rripin, vetëm ai shkon në nominim. Luizi ishte i pari që e hoqi në mënyrë që të dilte ballë për ballë me Oltën në televotim. Dhe kështu ndodhi, pasi ai e detyroi aktoren ta hiqte edhe ajo rripin. Që në hyrje të spektaklit të sotëm Luizi u shpreh se dëshiron ai dhe gjithë banorët e tjerë, përfshirë Oltën që vetëm ata të dy të dalin në nominim. Arbana u shpreh se në fakt zarfi shkruante se i gjithë grupi do të shkonte në nominim nëse nuk e çonin lojën deri në fund.

Luizi nuk e pranoi këtë, duke u shprehur se e kishte lexuar fare mirë zarfin, disa herë. Madje kishte shkuar edhe në dhomë të rrëfimit, ku i ishte thënë e njëjta gjë. Artisti nga Shkodra u përball edhe më Arbanën, duke i mëshuar të tijës, mirëpo siç ndodh në këto rastë atij iu mohua fjala.

Reagon keq Sabiani për lidhjen Kejsi-Kristi: “Unë ketë çapaçul se dua…

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin. Kjo e fundit u shpreh shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banorë i Big Brother VIP.

Sabiani ka dalë hapur kundër lidhjes së të bijës duke thënë se Kristi po gënjën. Madje Sabiani ka posuara bisedat e Kristit me Zazën, të dashurën e tij jashtë shtëpisë e cila ka publikuar vetë këto mesazhe. Mesazhet janë të datës 24 dhjetor, ditës së parë të Big Brother VIP. Ndërkohë që Kristi u shpreh se lidhja me Zazën ka përfunduar kohë më parë.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe se fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet”, shkruan më tej Sabiani.