Aksidenti tragjik/ Ky është 28-vjeçari që humbi jetën ditën kur do mbanin të dyzetat e vëllait

Është publikuar fotoja e Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve të natës në një aksident me makinë në Berat. Dyshimi kryesor i autoriteteve policore është se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte. I riu u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë e më pas përfundoi në një kanal në anë të saj.

Automjeti shpërtheu në flakë dhe i riu u shkrumbua brenda tij. Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.

Ky i fundit ishte vetëm 32 vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike

Luizi bën thirrjen ‘prekëse: “Mos ma merrni Kiarën ,ju premtoj ky do jetë Big Brotheri më i bukur…

Luizi sot është zgjuar shumë në superformë ndërsa e ka nisur ditën duke kërcyer e kënduar. Pak më vonë ndërsa banorët janë angazhuar të realizojnë komedinë ‘Pallati 176″ Luizi ka nisur të flasë nëpër shtëpi:

“Dua Kiarën. Nuk ma merr njeri Kiarën. Mos ma merrni Kiarën. Ju premtoj ky do jetë Big Brotheri më i bukur që keni parë ndonjëherë”.

Reagon deputeti i PD-së Nallbati: “Në Bashkinë Devoll paratë e qytetarëve shkojnë për patronazhistët

Deputeti demokrat , Bledion Nallbati, përmes një deklarate nga Kryesia e Kuvendit ka deklaruar se në Bashkinë Devoll janë bërë punësime fiktive dhe se paratë e qytetarëve shkojnë për patronazhistët. Sipas Nallbatit kryetari i Bashkisë Devoll kapet në flagrancë duke paguar persona që nuk kryejnë punë në bashki, por punojnë në privat

“Bashkia e Devollit, është shembulli tipik se si shpërdorohen taksat e qytetarëve. Sesi fryhet administrata me individë që nuk kryejnë punën për të cilën paguhen. Emisioni investigativ STOP ka publikuar dje një listë të gjatë me emra, që ndonëse paguhen me rrogë në bashki, gjatë orarit të punës bëjnë çdo punë private përveçse atë të shtetit.
Që nga shoferi i kryetarit të bashkisë e deri tek punonjësit e qëndres kulturore, punonjës shërbimesh,

në orarin e punës janë duke kryer lloj-lloj punësh private përveç atyre të shtetit për të cilën paguhen njësoj si ata qe shkojnë e çdo ditë në pune. Kjo u provua me zë dhe figurë nga gazetarët të cilët në orarin e punës prenotuan punonjësit e shtetit për shërbime private. Por ajo që e bën edhe më skandaloze situatën është vetë kryetari i emëruar i bashkisë, Eduart Duro, i cili pa iu dridhur qerpiku e pranon fenomenin, madje e mbron në mënyrë qesharake”, tha ai.

Patenta 850 mijë lekë/ Drejtori i DPSHTRR: S’bëmë gjë në fshehtësi

Rritja e çmimit të patentës në 850 mijë lekë të vjetra ka sjellë një sërë reagimesh gjatë ditës së fundit, që prej firmosjes së një marrëveshje me Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave. Pavarësisht se fillimisht u mohua rritja e çmimit të patentës nga DPSHTRR-ja, Blendi Gonxhe, drejtuesi i këtij institucioni pranoi se këto janë kosto shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës. Në një intervistë për News24, Gonxhe tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi teksa theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

Gonxhe: 25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor. I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit.

Artur Sulçe: Ne e dimë se sa është niveli ekonomik dhe paga mesatare në Shqipëri. Dhe na zë 10.5 % të pagës mesatare të personave që janë në shtet flasim. Pra problemi që shtrohet ky diskutim i kostos që kanë llogaritur këta e marrin parasysh këto 10.5 %.

Blendi Gonxhe: Marrëveshja ndihmon që tregu të rimëkëmbët. 2 mijë veta janë të punësuar në këtë sektor dhe këta 2 mijë profesionistë përse duhet të marrin një rrogë mizerabël.

Kush do të jetë institucioni që do të kontrollojë punën?

Blendi Gonxhe: Jemi vetëprogamuar. Kemi menduar që ti shtojmë vetës tonë një aleat të rëndësishëm që është qytetarë. Do të ketë kontrolle po qytetari merr rolin e parë. Qytetari nuk shkonte në mësim sepse nuk paguante. Tani nuk është budalla që të paguajë dhe të shkojë në mësim.

E bujshme/ Dy kandidatë opozitarë në Korçë, konfirmohet mjeku Gjergji Gjata për PD!

Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primareve’ të Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Alibeajt. Gjata është ‘ofruar’ vetë që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar. Gjata u fut në garën e primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte.

Ai siguroi 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese mori 628 vota. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013. Ndërkohë që kujtojmë se Partia Socialiste ende nuk ka konfirmuar kandidatin ndersa perflitet prefekti i Korçes Nertil Jole , si kanditat potencial ,gjithsesi na duhet te presim edhe pak kohe nga zyrtarimi.

Luizi bën deklaratën e fortë “Nëse sonte del Kiara do dal edhe unë, nuk do vuaj…

Kiara është në nominim dhe Luizi nuk ka qenë kurrë më i stresuar se kaq. Gjatë një bisede me Dean, ai tha se po mendon të largohet nëse del Kiara. Nga ana tjetër Dea e këshilloi të mendojë kthjellët dhe jo me emocione, pasi ato nuk do të ndahen përjetësisht edhe nëse del moderatorja.

Luizi: Që kur kam ardhur në këtë shtëpi, nuk kam qenë ndonjëherë më i stresuar se sot. Përzotin! As as natë me Efin. Ajo do ikë një ditë, por…

Dea: Hajt se lojë është

Luizi: Po se di, po e pashë se ssss…prime është (bën shenjë me dorë që do largohet)

Dea: Po jo m se ti do rrish

Luizi: 60 ditë boll nejta unë, lojë është, të vuash kot për një lojë nuk më duket normale

Dea: Vuan në fakt kur ikën dikush që ti do, po nja një javë se pastaj e merr veten

Luizi: Nuk më zinte gjumi mbrëmë gjithë natën

Dea: Nga stresi?

Luizi: Po

Dea: Shiko këtu i përjeton shumë gjërat, i përjeton në mënyrë të fr ikshme, por po të kthjellohesh nuk ka asgjë dhe po ndodhi. Mundohu ta mendosh kthjellët se kështu me emocione e përjeton sikur po ndahesh përjetësisht. Nuk e kupton që është thjesht një moment e do takoheni për pak.

“E shtrenjta nëna ime”/ Gjergj Luca njofton ku do mbahen homazhet për aktoren e njohur…

Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00. Po ashtu njofton se në të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë do të priten të afërm dhe miq që duan t’i japin lamtumirën e fundit aktores. Sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Postimi i Gjergj Lucës:

Gjergj Luca: E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!

Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00

Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00

Varrimi bëhet nesër në orën 12:00

Në Varrezat e Sharrës

Luizi bën deklaratën e fortë “Nëse sonte del Kiara do dal edhe unë, nuk do vuaj…

Kiara është në nominim dhe Luizi nuk ka qenë kurrë më i stresuar se kaq. Gjatë një bisede me Dean, ai tha se po mendon të largohet nëse del Kiara. Nga ana tjetër Dea e këshilloi të mendojë kthjellët dhe jo me emocione, pasi ato nuk do të ndahen përjetësisht edhe nëse del moderatorja.

Luizi: Që kur kam ardhur në këtë shtëpi, nuk kam qenë ndonjëherë më i stresuar se sot. Përzotin! As as natë me Efin. Ajo do ikë një ditë, por…

Dea: Hajt se lojë është

Luizi: Po se di, po e pashë se ssss…prime është (bën shenjë me dorë që do largohet)

Dea: Po jo m se ti do rrish

Luizi: 60 ditë boll nejta unë, lojë është, të vuash kot për një lojë nuk më duket normale

Dea: Vuan në fakt kur ikën dikush që ti do, po nja një javë se pastaj e merr veten

Luizi: Nuk më zinte gjumi mbrëmë gjithë natën

Dea: Nga stresi?

Luizi: Po

Dea: Shiko këtu i përjeton shumë gjërat, i përjeton në mënyrë të fr ikshme, por po të kthjellohesh nuk ka asgjë dhe po ndodhi. Mundohu ta mendosh kthjellët se kështu me emocione e përjeton sikur po ndahesh përjetësisht. Nuk e kupton që është thjesht një moment e do takoheni për pak.

U bë ‘molla e sherrit’/ Flet ish e dashura e shqiptarit që u vra në Mykonos : “Për 10 minuta u përplasën fizikisht

23 vjeçarja e cila u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama, gjë që solli më pas vrasjen e këtij të fundit, ka rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta. Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me Visar Dakramën kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, tha se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori. Pasi u përleshën fizikisht, greku është larguar nga vendi i ngjarjes për të marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer dhe e ka qëlluar shqiptarin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Historia e babait Korçar që të prek shpirtin/ Një djalë i vdes,tjetri humb: “Nëse e gjej, si t’i them që vëllain s’e ka më?

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Enea Arixhiu! I riu nga Korça kontaktin e fundit me familjen e pati më datë 11 janar të këtij viti, nga Hanoveri i Gjermanisë. Denoncimin për humbjen e Eneas e bëri babai i tij Vath Arixhiu, i cili puntatën e së premtes telefonoi në emisionin “Pa Gjurmë” gjatë transmetimit LIVE, ndërsa kërkoi ndihmë për të birin.

Ai tregoi dhe bisedën e fundit që zhvilloi me djalin, mëngjesin e 11 janarit, ditë pas së cilës kur nuk pati më mundësi komunikimi. 22-vjeçari Enea Arixhiu prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar ishte zhvendosur në Hanover të Gjermanisë me kërkesën për azil. Kjo për të riun korçar ishte hera e parë që kalonte kufirin shqiptar.

Pasi shërbimi social atje nuk ia miratoi dokumentet për azil, Enea u arratis nga kampi dhe u bashkua me disa shqiptarë të tjerë, me të cilët ndante dhomën. Gjatë telefonatave me familjarët ai u thoshte se punonte në ndërtim, por asnjëherë nuk zbuloi emrat e shokëve me të cilët ai punonte dhe ndante jetesën. Kjo ngjalli tek familjarët dyshime se Enea mund të jetë përfshirë në punë të paligjshme. Babai i 22-vjeçarit kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi në policinë e Korçës, nuk i është pranuar denoncimi me arsyen se 22-vjeçari ka humbur gjurmët jashtë territorit shqiptar.

Video:

Personazh shumë i dashur në pallati 176 me Jovan Bregun/ Njihuni me konkurrenten e re te BBVIP…

Një tjetër banore do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Lart e poshtë po thuhet se konkurrentja më e re e Big Brother Vip, do të jetë pikërisht aktorja e njohur Eva Alikaj. Sipas Anabel.al mësohet se Alikaj do të hyjë puntatën e së martës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania.

Kujtojmë se banorëve iu kërkua që të mësonin disa pjesë nga “Pallati 176” për t’i interpretuar. Eva thuhet se do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e reality show-t.

Shehi: “Nëse vetë PD do dalë me 2 kandidatë pse mos behen 3…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se së bashku me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit do të garojnë për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Shehi u shpreh se nëse Partia Demokratike do të dalë me një kandidat të vetëm për çdo bashki, atëherë ata do të mbështesë. Në të kundërt, vijoi Shehi, nëse vetë PD del me 2 kandidatë, nuk do të kenë mbështetjen e koalicionit mes LZHK-së dhe BD-së.

Ai tha:

Do presim kolegët e shumicës brenda opozitës, PD-në e madhe të Berishës dhe PD-në e vogël. Do ta sqarojnë ata këtë çështje. Nëse ka një kandidat të vetëm, ne do mbështesim atë kandidat. Nëse dy PD-të do nxjerrin nga dy kandidatë, ne s’jemi jetimë. Do shohim.Do tregojmë se çfarë idesh kemi. Nëse hyjnë 2 kandidatë nga PD-ja, mendoni se do fitojë ndonjëri nga ata? Ne fuqinë tonë e masim edhe me këshilltarë. Kemi 6 muaj që themi këtë punë. Hajde gjejmë një formulë për një kandidat të vetëm. Ne e provuam më parë me 2 kandidatë dhe i pamë rezultatet” – tha Shehi në emisionin “Log” në Panorama Tv.