U bë ‘molla e sherrit’/ Flet ish e dashura e shqiptarit që u vra në Mykonos : “Për 10 minuta u përplasën fizikisht

23 vjeçarja e cila u bë ‘molla e sherrit’ mes pronarit grek të një hoteli në Mykonos dhe 34 vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama, gjë që solli më pas vrasjen e këtij të fundit, ka rrëfyer se para vrasjes, ka pasur një përleshje fizike që ka zgjatur 10 minuta. Mes të tjerash, 23 vjeçarja zbuloi se me Visar Dakramën kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të.

E reja e cila tha se ishte në gjendje të rëndë psikologjike pas ngjarjes, tha se i riu shqiptar e kishte goditur me grusht grekun dhe më pas ka pasur një përplasje fizike të ashpër mes tyre që degradoi deri në përdorimin e armës nga autori. Pasi u përleshën fizikisht, greku është larguar nga vendi i ngjarjes për të marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer dhe e ka qëlluar shqiptarin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: